Këmbimi valutor për sot, me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Sot, më 6 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara për projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025.
Ministri Malaj theksoi se ky projektbuxhet ka si objektiva kryesorë sigurimin e një rritjeje ekonomike të qëndrueshme, krijimin e mundësive për punësim dhe zhvillim, si dhe konsolidimin fiskal, që synon uljen e borxhit publik dhe ruajtjen e parametrave makroekonomikë dhe fiskalë në nivele pozitive.
Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 janë parashikuar në 754.6 miliardë lekë, ose 28.8% e PBB-së, një rritje prej 40.6 miliardë lekësh krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024. Ndërkaq, shpenzimet buxhetore për vitin 2025 janë planifikuar në 822.7 miliardë lekë, me një rritje prej 51.4 miliardë lekësh në krahasim me vitin 2024.
Ministri Malaj shpjegoi se rritja e të ardhurave buxhetore për vitin 2025 është mbështetur në disa faktorë kyç. Parashikohet një rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3.9% dhe një indeks i çmimeve prej 3%. Po ashtu, reforma e pagave e nisur në korrik 2024 pritet të sjellë të ardhura shtesë nga tatimi mbi pagën dhe kontributet. Një tjetër faktor i rëndësishëm është përmirësimi në administrimin e tatimeve dhe taksave, si dhe efektet e politikave fiskale të zbatuara në vitet e kaluara.
Të ardhurat tatimore për vitin 2025 pritet të arrijnë në 709.8 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 54 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2024. Nga kjo shumë, 499 miliardë lekë do të mblidhen nga tatimet dhe doganat, ndërsa 168.9 miliardë lekë do të vijnë nga kontributet për sigurimin shoqëror dhe shëndetësor. Ministri i Financave theksoi se burimet kryesore të rritjes së të ardhurave janë miradministrimi, rritja ekonomike dhe efektet pozitive të politikave fiskale të mëparshme.
Shpenzimet buxhetore për vitin 2025 janë planifikuar në 822.7 miliardë lekë, dhe do të përqendrohen në sektorët prioritarë si arsimi, shëndetësia, infrastruktura, shërbimet dixhitale dhe bujqësia. Ministri Malaj nënvizoi se për vitin 2025 do të financohet me prioritet Planin e Rritjes së Bashkimit Europian (BE) për Ballkanin Perëndimor, që do të ndihmojë në përshpejtimin e konvergjencës ekonomike dhe sociale me vendet e BE-së.
Po ashtu, shpenzimet për pagat në administratën publike do të arrijnë në 127.6 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet operative për qeverisjen qendrore do të jenë 71.3 miliardë lekë. Një tjetër pjesë e shpenzimeve do të përdoret për mbështetje me skema sociale, përfshirë mbështetje për fermerët, mirëmbajtjen e infrastrukturës dixhitale dhe sigurinë kibernetike, si dhe për shpenzimet për arsimin dhe shëndetësinë.
Në aspektin e shpenzimeve sociale, janë parashikuar 263.8 miliardë lekë për Fondet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve do të shkojë për sigurimet shoqërore (192.3 miliardë lekë), ndërsa për sigurimet shëndetësore janë planifikuar 63.1 miliardë lekë.
Gjithashtu, për vitin 2025 janë parashikuar fonde për subvencione shtetërore, pagesat e papunësisë, ndihmën ekonomike dhe për bonusin e lindjeve.
Ministri Malaj përfundoi duke theksuar se ky projektbuxhet është një hap i rëndësishëm për rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit dhe për përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve shqiptarë.
Projektbuxheti për vitin 2025 ka si objektiva të tjera konsolidimin fiskal, me një ulje të borxhit publik në 55.8% të PBB-së dhe një balancë primare pozitive. Parashikohet një rritje ekonomike prej 3.9% për vitin 2025, që do të jetë e mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe eksportet, me një fokus të veçantë në sektorin e turizmit./ Revista Monitor
Sot, më 6 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Qarku i Shkodrës ka marrë shumicën e vizitorëve në zonat e...
Sot, më 5 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit shpalli së...
Sot, më 4 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 3 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sot, më 2 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Sektori bankar ka arritur të përmbushë plotësisht kërkesat...
Autoriteti i Konkurrencës njoftoi të premten se ka vendosu...
Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me 8,91%, në tre...
Deri në shtator 2024 nga Ministria e Financave llogaritet ...
Sot, më 1 nëntor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Inflacioni në zonën e euros me 20 vende u rrit në 2% në te...
Në projektbuxhetin 2025 është parashikuar të financohen rr...
Vitin që vjen qeveria e Shqipërisë do të angazhojë edhe tr...
Sot, më 31 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Yield-i i bonove 12-mujore pësoi një tjetër rënie të lehtë...
Suksesi turistik i Shqipërisë është zbehur gjatë sezonit t...
Sot, më 30 tetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Banka e Shqipërisë ka publikuar të plota ndryshimet që mir...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është ...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Dhjetëra mijëra mbështetës të tij - disa vullnetarisht, di...
Një avion civil është rrëzuar në qytetin Tomblaine, në ver...
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketor...
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...