Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Trupi i një 61-vjeçari është gjetur i djegur dhe i dekompozuar në Kodër Shupal, Tiranë.
Policia ka mësuar se bëhet fjalë për Menduh Shaban Kurtdededa, në Dibër dhe banues në Lukovë Sarandë.
“Në Kodër Shupal është gjetur një kufomë e djegur dhe gjysmë e dekompozuar. Është bërë identifikimi dhe ndalimi i dy autorëve nga Tirana. Autorët e kanë marrë me forcë me makinë në zonën e Alliasit, për shkak të një borxhi”, ka thënë drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Paganika.
Deklarata e plotë:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Lorenc Panganika, konferencë për shtyp, për zbardhjen e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2017.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë vijuar punën me qëllim zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si dhe për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre.
Në këtë kuadër, strukturat hetimore të DVP Tiranë, si rezultat i indicieve të marra falë inteligjencës informative, i kanë kërkuar Prokurorisë së Tiranës, rifillimin e hetimeve për një ngjarje kriminale, kundër personit, të ndodhur në vitin 2017, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, Tiranë.
Strukturat e Sektorit të Hetimeve të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës të DVP Tiranë, finalizuan operacionin policor të koduar “ASGJË NUK HARROHET”, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimin i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 16.05.2017, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku u gjet një kufomë e paidentifikuar, e seksit mashkull, pjesërisht e djegur dhe pjesërisht e dekompozuar.
Pas një pune të mirëfilltë hetimore, mbështetur nga inteligjenca policore, si rezultat i hetimit me metoda speciale, administrimit e vlerësimit në kohë të provave ligjore, si dhe bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Nr. 4 dhe Laboratorin e Policisë Shkencore, u bë i mundur identifikimi i kufomës së gjetur.
Kjo kufomë i përket shtetasit Menduh Shaban Kurt-Deda, lindur më 03.09.1956, në fshatin Sohodoll, Dibër dhe në kohën e ngjarjes, banues në Lukovë, Sarandë.
Gjithashtu, u bë i mundur identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje, si dhe ndalimi i 2 prej tyre, konkretisht i shtetasve:
-G. N, 39 vjeç dhe M. K., 56 vjeçe, të dy banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi B. K, 34 vjeç, banues në Tiranë, djali i shtetases së arrestuar M. K. (aktualisht jashtë shtetit)
Nga tërësia e veprimeve hetimore, të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 4682/2017, të rifilluar, rezulton se të 3 këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Më pas, shtetasit B. K. dhe G. N., e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.
Vijon puna për kapjen dhe vënien para pergjegjesise ligjore të shtetasit B. K, si dhe për dokumentimin e plotë me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Theksojmë faktin se për vitin 2022, në qarkun e Tiranës, kanë ndodhur 7 vrasje, nga të cilat 5 janë zbardhur. Vijon puna intensive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe duke shkëmbyer informacione me agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim zbardhjen e 2 vrasjeve të tjera dhe për nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar dhe e vendosur per hetimin, zbardhjen e plotë dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë.
Nesër Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të zgjedhë mes tr...
Ambasadorja Yuri Kim ka marrë pjesë në një aktivitet t...
IKMT vijon aksionet për çlirimin e bregdetit nga ndërtimet...
Ambasadorja Yuri Kim ka marrë pjesë në një aktivitet t...
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Dubai është kthyer në...
Nesër do të mësohet se kush do ta marrë drejtimin e SPAK-u...
Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga reshje të shumta...
Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të ...
Sociologu Ergys Mërtiri thotë se shqiptarët po i lënë fëmi...
Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u n...
Blogerja Armina Mevlani, ka folur për herë të parë për...
Roan Brahimi, alias Sidorel Prendi është i dyshuari kr...
Masakra e Milotit, ku mbeti viktimë Klisman Preçi dhe ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka vler...
Gazetarja Anduena Llabani ka treguar skemën të cilën p...
Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur në lidhje me fenomenin ...
Mbrëmjen e 22 korrikut të këtij viti, në hyrjen kryeso...
Këtë të mërkurë, një gomone u përmbyt në kanalin Angle...
Zbardhet dosja hetimore e masakrës së Milotit, ku mbet...
Ish drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi ka bër...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...