Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Në konferencën memoriale ndërkombëtare në nderim të Kryepiskopit të ndjerë të Shqipërisë, Anastasit me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes së tij nga jeta, është lexuar edhe përshëndetja e Tërëshënjterisë së Tij, Patriarkut Ekumenik Bartolomeu.
Kreu i Patriarkatit grek të Kostandinopojës e ka cilësuar Kryepiskopin e ndjerë Anastas, si një hierark i jashtëzakonshëm, jeta dhe shërbesa e të cilit dëshmuan me ndriçim Ungjillin e Krishtit si në fjalë ashtu edhe në vepër.
Më tej në letrën e Patriarkut Ekumenik, tema e konferencës "Madhështia në të bërit dhe në të mësuarit”, përmbledh me qartësi vizionin misionar të Kryepiskopit Anastas.
PËRSHËNDETJE E TËRËSHENJTËRISË SË TIJ PATRIARKUT EKUMENIK BARTOLOMEU:
Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan të Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, organizatorëve të nderuar, dijetarëve dhe pjesëmarrësve të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore të mbledhur në Tiranë në nder të kujtimit të bekuar të Kryepiskopit të ndjerë të Shqipërisë, Anastasit,
Bij të dashur shpirtërorë në Zotin: Hiri qoftë mbi ju dhe paqja prej Perëndisë.
Me gëzim atëror dhe ndjenjë të përzemërt, ju dërgojmë përshëndetjet dhe bekimet tona Patriarkale të gjithë të mbledhurve për këtë asamble shkencore, të thirrur për të përkujtuar përvjetorin e parë të fjetjes në Zotin të Kryepiskopit përherë të kujtuar të Shqipërisë, Anastasit—një hierark i jashtëzakonshëm, jeta dhe shërbesa e të cilit dëshmuan me ndriçim Ungjillin e Krishtit si në fjalë ashtu edhe në vepër. Përgëzojmë Kolegjin Universitar LOGOS në Tiranë për këtë nismë të denjë dhe shprehim vlerësimin tonë për Profesoreshën Emerita Dimitra Koukoura të Universitetit Aristotel të Selanikut, Këshilltare Akademike, dhe për Dr. Georgios Gaitanos, Kryetar i Departamentit të Teologjisë dhe Kulturës, përpjekjet e përkushtuara të të cilëve e bënë të mundur këtë mbledhje dijetarësh dhe studiuesve të rinj në frymën e kërkimit të përulur, përgjegjësisë kishtare dhe ndjeshmërisë teologjike.
Tema e kësaj Konference: "Madhështia në të bërit dhe në të mësuarit," e nxjerrë nga fjalët e Zotit në Ungjillin e Shenjtë, përmbledh me qartësi të veçantë ethosin kishtar dhe vizionin misionar të Kryepiskopit Anastas. Në personin e tij, reflektimi shkrimor nuk u nda kurrë nga veprimi baritor, as ungjillëzimi nuk u shkëput nga përulësia, dialogu dhe dashuria. Jeta e tij qëndron si një sintezë e gjallë e shpalljes dhe shërbesës, mësimit dhe sakrificës.
Prandaj është më se e përshtatshme që diskutimet tuaja të trajtojnë temat jetësore të bashkëpunimit ndërkrishterë dhe ndërfetar, ungjillëzimit të bazuar në dëshmi të shëndoshë teologjike dhe praktikë të jetuar, dhe shembullin e ndritshëm të Shqipërisë, ku Kisha, e rilindur nga fatkeqësia, ka ofruar një demonstrim bindës të besës, pajtimit dhe bashkëjetesës paqësore. Nëpërmjet këtyre prizmave, trashëgimia e Kryepiskopit Anastas vazhdon të flasë—jo si një kujtim i mbyllur në të kaluarën, por si një thirrje drejtuar të tashmes dhe të ardhmes së Kishës.
Pjesëmarrja e akademikëve dhe teologëve të rinj në këtë përpjekje të denjë ofron një shenjë shprese, duke siguruar që trashëgimia shpirtërore dhe doktrinore e besuar tek ne të pranohet me dallim, të studiohet me rigorozitet dhe të transmetohet me besnikëri. Një angazhim i tillë intelektual, kur është i rrënjosur në ndërgjegjen kishtare, i shërben jo vetëm akademisë, por edhe jetës dhe misionit të vetë Kishës.
Ndërsa kjo Konferencë zhvillohet nën kujdestarinë e Hirësisë së Tij Kryepiskopit Joan, i lutemi për të gjithë pjesëmarrësit ndriçimin e Shpirtit të Shenjtë, që reflektimet tuaja të jenë të frytshme, dialogu juaj i sinqertë dhe puna juaj të kontribuojë në forcimin e të kuptuarit teologjik, respektit të ndërsjellë dhe dëshmisë së përbashkët të krishterë në botën bashkëkohore.
Nga Qendra e Nderuar e Ortodoksisë në Fanarin historik në Mbretëreshën e Qyteteve, ju përqafojmë të gjithëve me dashuri atërore dhe thërrasim mbi punët tuaja hirin e bollshëm dhe bekimin e Zotit tonë Jisu Krisht. Kujtimi i Kryepiskopit Anastas qoftë i përjetshëm. /CNA
Fortlumturia e Tij, Joan ka mbajtur fjalën e tij në konfer...
Eksportuesit e bimëve mjekësore dhe aromatike janë optimis...
Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj ishte sot i ...
Një konferencë memoriale ndërkombëtare po zhvillohet ditën...
Shtyhet seanca në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta. Më...
Është hapur sot sistemi e-Tax, që mundëson plotësimin e De...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me seancën e mbajt...
Këtë të enjte u zhvillua seanca e radhës për dosjen “Plumb...
Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme marrëveshjen për an...
Në territorin e Bashkisë Shkodër, 670 aplikues në total që...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjini Gjoni, ka ngritur so...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sot...
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e opo...
Një ndërprerje e energjisë elektrike është regjistruar mbr...
Prokurori i Posaçëm, Dritan Prençi, në seancën në Gjykatën...
Kryeministri Edi Rama ka gënjyer sot në Kuvend ku u shpreh...
Trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për t...
Prokurorja e SPAK-ut, Dorina Bejko, ka qenë e pranishme në...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të bëra n...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, i ës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...