Moti i keq/ Shtyhen lundrimet me traget në portin e Durrësit
Lundrimet drejt Barit të Italisë në portin e Durrësit ...

Drejtuesja e gazetës investigative ukrainase “Ukrainska Pravda” është ndër gazetarët e vlerësuar për kontributin e tyre të guximshëm gjatë vitit 2022 me një çmim ndërkombëtar për lirinë e shtypit nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.
E njohur për raportimet nga vijat e para të frontit të agresionit rus në Ukrainë, Sevgil Musaieva u nderua të enjten për “punën e saj të palodhur” për mbajtjen të sigurtë të ekipit të gazetës “Ukrainska Pravda” dhe informimin e vendit.
Në një bisedë me Zërin e Amerikës në Varshavë të Polonisë, javën e kaluar, gazetarja Musaieva tha se çmimi i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve është vlerësim i përpjekjeve të mediave të pavarura anembanë Ukrainës. Lufta ka ndryshuar mënyrën e funksionimit të gazetës investigative.
“Para kësaj lufte ishim të përqendruar tek çështjet e brendshme, si politika dhe korrupsioni. Gazeta bëri shumë hulumtime për zyrtarë të nivelit të lartë dhe reformat në vend. Por puna jonë ka ndryshuar në mënyrë dramatike, sepse 90% e raportimeve tona tani janë për luftën dhe mbulimin e ngjarjeve nga vija e parë e frontit”.
Roli i rëndësishëm i mediave të pavarura në nivel global u vlerësua gjatë një ceremonie në Nju Jork për Çmimet Ndërkombëtare për Lirinë e Shtypit.
Zëri i Amerikës bisedoi me koordinatoren e programit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve për Evropën dhe Azinë Qendrore, Gulnoza Said.
“Ne duam të vlerësojmë luftën e gazetarëve për një liri më të madhe shtypi në vendet e tyre, punën e tyre dhe të ekipeve të tyre. Këtë vit, zgjedhja ishte shumë e qartë. Kuptohet që një nga çmimet duhet t'i shkonte një gazetari ukrainas”.
Mes të vlerësuarve të tjerë ishte dhe blogerja vietnamez Pham Doan Trang, i cili është i burgosur; gazetarja e Kurdistanit në Irak Niyaz Abdullah dhe Abraham Jiménez Enoa nga Kuba.
Zoti Jiménez foli më herët me Zërin e Amerikës në Barcelonë lidhur me trysninë ndaj tij për mbulimin e të drejtave të njeriut dhe opozitës. Autoritetet e Havanës e arrestuan zotin Jiménez, e detyruan të bënte deklarata të rreme në televizion se ishte agjent i CIA-s dhe në fund i dhanë një ultimatum.
“Qeveria më telefonoi dhe më tha se duhej të largohesha nga vendi, ose do të më burgosnin dhe do të krijonin probleme për familjen time”.
Ai thotë se nuk është penduar për punën e tij, edhe pse e detyruan të linte vendin.
“I bëra pyetjen vetes nëse të dashurit e mi po ndikoheshin nga kjo. U ndjeva fajtor. Por vazhdova të them të vërtetën sepse (qeveria) po vazhdonte shtypjen”.
E përkushtuar ndaj së drejtës së medias për të raportuar, gazetarja ukrainase Sevgil Musaieva kujton intervistat me njerëzit e bllokuar në qytetet e bllokuara nga rusët.
“Ata më thanë se pjesa më e vështirë gjatë okupimit nuk ishte mungesa e bukës, rrymës apo ujit. Sfida kryesore, më thanë ata, ishte pamundësia për t’u informuar”.
Ndërsa trupat ruse janë tërhequr nga qyteti Kherson, ukrainasit do të mbështeten më shumë tek gazetarët si Musaeiva për t’i treguar botës se çfarë po ndodh./ VOA
Lundrimet drejt Barit të Italisë në portin e Durrësit ...
Kandidati për primaret e Partisë Demokratike për Tiran...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kritikat pë...
Deputetja Jorida Tabaku, ka bërë një deklaratë të fort...
Zbardhet shkaku i djegies së automjetit të biznesmenit...
Eksperti ligjor, Marcel Hila ka zbuluar prapaskenat e ...
“Ader Resort” është një nga pasuritë më të mëdha të sekues...
Një grabitje ka ndodhur në fshatin German të Matit. Rapo...
CNA.al siguroi dosjen hetimore të SPAK që zbulonte pag...
CNA.al raportoi ditën e sotme për udhëtimin e financua...
Në prag të festave të 28 dhe 29 nëntorit, bashkia Vlor...
Një defekt në kabinën elektrike në qytetin e Gjirokastrës ...
Në dosjet e siguruara nga CNA.al, është zbuluar një ud...
SPAK ka faktuar se Klodian Zoto, 2250 Euro, biznesmenin Ar...
Kanë përfunduar në prangat e policisë Korçë 4 shtetas,...
Katër ditë më parë, SPAK bëri 5 arrestime për inceneratori...
Në dosjen hetimore të SPAK për inceneratorët zbardhet edhe...
Kompania “Eagles Hills” pritet të investojë 2.1 miliardë ...
Në kuadër të aktiviteteve kulturoro-shkencore “Ditët e Alf...
Në kuadër të aktivitetit “Dialog mes kulturave juridike m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...