web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hodhën lëndë piroteknike në fushë gjatë ndeshjes Vllaznia-Tirana, shoqërohen 5 tifozë

26 Gusht 2024, 08:15, Aktualitet CNA

Hodhën lëndë piroteknike në fushë gjatë ndeshjes

Policia e Shkodrës ka shoqëruar 5 persona, pasi hodhën lëndë piroteknike në fushë gjatë ndeshjes Vllaznia-Tirana, që u luajt mbrëmjen e së dielës.

Ngjarja është shënuar pas ndeshjes së futbollit të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi" të Shkodrës.

"Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë duke identifikuar personat që hodhën lëndët piroteknike në fushë. Në momentin që shërbimet e Policisë do shoqëronin personat e dyshuar, janë kundërshtuar me dhunë nga disa tifozë. Policia ka zbatuar procedurat standarde të punës për shoqërimin në Komisariat të pesë personave, për veprime të mëtejshme", njoftoi Policia e Shkodrës./CNA 

 





Lajmet e fundit nga