web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

GJKKO rikthen për plotësim hetimesh në SPAK dosjen e "SASPAC"

27 Korrik 2026, 15:26, Aktualitet CNA

GJKKO rikthen për plotësim hetimesh në SPAK dosjen e

Gjykata e Posaçme ka vendosur të rikthejë për plotësim hetimesh në Prokurorinë e Posaçme dosjen e “SASPAC”.

Vendimi vjen pas zhvillimit të seancave paraprake prej rreth një viti.

Bëhet fjalë për dosjen ku përfshihet edhe ish-drejtori i Agjencisë SASPAC, Ilir Beqaj, dhe të gjithë të akuzuarit e tjerë.

Sipas prokurores Elida Kaçkini, SPAK-u ka afat kohor deri më 30 tetor që të plotësojë hetimet e munguara.

Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Europian, prokurorët dyshuan se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive./CNA





Lajmet e fundit nga