Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, është thirrur sot në SPAK në lidhje me rrugën Kardhiq-Delvinë.
Ndaj saj rezultojnë dy padi, siç është raportuar më herët nga mediat.
Një padi ndaj saj është nga bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Më herët, KLSH ka konstatuar se në rrugën Kardhiq-Delvinë, Loti 7, ka pasur parregullsi duke skualifikuar padrejtësisht një kompani dhe ky skualifikim i kushton shtetit jo pak, por rreth 5 milionë euro.
"Oferta ekonomike e kompanisë së skualifikuar ka qenë në vlerë më të ulët me diferencë prej 611,675,104 lekësh. Kështu do të eliminohej dëmi ekonomik në vlerën 611,675,104 lekë me TVSH nga skualifikimi i padrejtë i këtij bashkimi operatorësh ekonomik, thuhet në raport.
Për këtë arsyet KLSH ka paditur Sonila Qaton për këtë tender.
Në vitin 2019, Qato është paditur nga kompania “Gjoka Konstruksion” e cila e ka akuzuar, se ka prishur imazhin e kompanisë dhe ka shkelur ligjin në tenderimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.
Pas kësaj padie ka ardhur edhe dorëheqja e Qatos, e cila me anë të një reagimi ne rrjete sociale, ka sqaruar arsyet.

“Pas një periudhe të shkurtër pune, por shumë intensive, për të reformuar Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe për të krijuar një model transparence dhe profesionalizmi në këtë institucion, vetëm pak ditë më parë jam akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë, të cilën unë e gjykoj plotësisht të drejtë dhe ligjore.
Kjo situatë më ka vendosur në një pozitë të vështirë në raport me detyrën. Nga njëra anë më duhet të përballem me akuzat dhe procesin ligjor që shfaqen në vorbullën e pafundme të çudirave mediatike dhe nga ana tjetër duhet të administroj punën e përditshme dhe projektet infrastrukturore (pjesë e kësaj pune është edhe kompania që akuzon).
Jam e keqardhur për gjithë këtë zhurmë dhe e lënduar nga spekulimet jashtëzakonisht të mëdha në media mbi procedurat e ndjekura në respektim të ligjit dhe dokumentacionin zyrtar që ka të bëjë me rastin në fjalë. Por jam edhe në pamundësi normaliteti në një punë që s’ka as orar dhe as ditë pushimi, sepse kërkon angazhim ekstrem mendërisht e fizikisht.
Prandaj me mirënjohjen e sinqertë për Kryeministrin e vendit, i cili jo vetëm më besoi këtë detyrë të rëndësishme, por edhe më krijoi kushte të pavarësisë së plotë në drejtimin e institucionit, ndjeva sot detyrimin moral t’u bëj me dije dorëheqjen nga detyra që më është ngarkuar.
Jam e gatshme që të gjithë eksperiencën, dijen dhe integritetin tim ta vë në dispozicion të çdo detyre tjetër që mund të më kërkohet, por siç u mundova ta shpjegoj, e kam të pamundur të vazhdoj detyrën aktuale.
Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi dhe vazhdim të mbarë të një pune që kemi nisur mirë së bashku”, ka shkruar Qato, në reagimin e dorëheqjes./CNA.al
Në kuadër të përvjetorit të shkollës së Magjistraturës, pr...
Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, është thirrur sot...
Është mbledhur ditën e sotme Komisioni i Posaçëm parlament...
Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare të Nan...
“Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e muxha...
Grupi i hakerave iranianë, “Homeland Justice”, kanë publik...
Ditën e djeshme dyshohet se është rrëmbyer një person, në ...
7 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike ...
Nertil Buzi, është shqiptari që u rrëmbye nga 7 person...
Steven Gerrard është parë në një video duke festuar me...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë mb...
Dy termocentrale lundrues, që kanë hedhur tanimë spirancat...
Raporti i DIA-s (Drejtoria e Hetimit Antimafia), ka dhënë...
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shprehet e shqetësuar p...
Ditën e djeshme, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka z...
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shprehet e shqetësuar ...
Të ndërtosh me pak kosto dhe të bësh një vepër arktitektur...
Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka bërë një thirrje për ...
10 emrat më të përdorur të vitit 2022 janë Amelia, Ajl...
Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, krye...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...