Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Safet Gjicit
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Ku...

Në Korçë vijon nderimi i figurave të rëndësishme historike, ku këtë herë vëmendja është përqendruar te Zai Fundo, një emër që ka lënë gjurmë të forta në jetën intelektuale dhe politike të vendit. Pas emërtimit të një sheshi pranë Bashkisë Korçë vitin e kaluar me emrin e tij, Këshilli Bashkiak ka miratuar edhe vendosjen e një busti në nder të këtij personaliteti kompleks.
Kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, vuri në dukje se për shumë dekada figura e Zai Fundos ka mbetur në hije, e lënë mënjanë nga rrethanat historike të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai e cilësoi Fundon si një intelektual me formim të gjerë, i pasionuar pas filozofisë, letërsisë dhe mendimit progresist, që nuk ngurroi të përqafojë idetë e reja të kohës.
“Tani po risjellim një propozim tjetër, për të vendosur edhe një bust në nderim të kësaj figure. Zai Fundo është një figurë shumë komplekse, e cila për shkak të rrethanave historike të viteve pas Luftës së Dytë Botërore nuk është gjerësisht e njohur, ose pothuajse e panjohur, për publikun korçar dhe atë shqiptar.
Ata që kanë mundur të lexojnë diçka më tepër rreth kësaj figure, në këndvështrimin tim, do ta përkufizoja Zai Fundon me disa cilësi shumë të rëndësishme për çdo kohë. Llazar Fundo ishte një intelektual, një njeri me njohuri të shumta, në fusha si filozofi, letërsi, etj.
Ishte një njeri progresist, pra i hapur për të mirëpritur dhe për të përfshirë idetë progresive të kohës. Ishte një njeri kurajoz, i cili kishte guximin që në rast se shikonte diçka që nuk funksiononte, ose padrejtësi, kishte kurajën ta kundërshtonte, në momentin që shihte se teoria nuk përputhej me realitetin, dhe ishte person idealist”, tha Filo.
Filo nënvizoi se guximi për të kundërshtuar padrejtësitë dhe mospërputhjet mes teorisë dhe realitetit e shndërroi atë në një figurë të rrallë, nga njëri prej mbështetësve të parë të ideve komuniste në vend, ai u bë gjithashtu një nga kritikët e tyre më të hershëm, sidomos pasi përjetoi nga afër diktaturën e Bashkimit Sovjetik.

Përveç kësaj, Zai Fundo mbeti një idealist dhe antifashist i bindur, duke u internuar nga regjimi fashist italian në ishullin Ventotene për shkak të qëndrimeve të tij patriotike.
“Të gjitha këto cilësi, përfshirë edhe patriotizmin, e bënë Llazar Fundon të ishte një nga mbështetësit e parë të ideve komuniste në Shqipëri, por edhe një nga kundërshtarët e parë të këtyre ideve në momentin kur gjatë kohës që ka jetuar në Bashkimin Sovjetik, ka parë që kishte një mospërputhje shumë të madhe ndërmjet asaj se çfarë komunizmi përfaqësonte si teori, dhe çfarë ishte komunizmi i zbatuar në një realitet të terrorit të atyre viteve. Pra, ishte komunisti dhe antikomunisti i parë, një antifashist, i cili për bindjet e tij patriotike është internuar nga fashistët italianë në ishullin e Ventotenes.
Besoj që për këto cilësi dhe për atë që përfaqëson kjo figurë historike, vendosja e një busti në këtë shesh, të emërtuar me vendimin e këtij këshilli, me emrin e patriotit Zai Fundo, do të jetë një element që do ta kujtojë në përjetësi këtë figurë të rëndësishme. Gjithashtu do t’ia bënte të ditur komunitetit tonë se çfarë përfaqëson kjo figurë, sidomos brezit të ri, që për shkak edhe të konjukturave të asaj kohe, nuk ka pasur mundësinë që ta njohë veprën dhe çfarë përfaqëson kjo figurë historike”, u shpreh kryebashkiaku.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Erjon Nexhipi, në një prononcim për CNA, kujtoi se përpjekjet për ta rikthyer figurën e Fundos në kujtesën qytetare kanë nisur vitin e kaluar, me një simpozium shkencor të organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Korçës.

Ai theksoi se vlerësimi i personaliteteve të tilla nuk duhet të kufizohet vetëm në aktivitete përkujtimore, emërtime sheshesh apo ngritje monumentesh, por duhet të shoqërohet me punë të vazhdueshme për t’ua përcjellë shoqërisë dhe brezave të rinj vlerat e tyre.
Sipas tij, Zai Fundo nuk ka kontribuuar vetëm për Shqipërinë, por edhe për mendimin europian të kohës, duke u shndërruar në një figurë poliedrike, që meriton njohje dhe respekt më të gjerë.
“Në vijimësi të vlerësimit të figurës së Zai Fundos, ku vitin e kaluar kemi miratuar emërtimin e një sheshi pranë Bashkisë Korçë, me emrin Llazar Zai Fundo, kemi zhvilluar me Universitetin e Korçës një simpozium shkencor për të evidentuar edhe më shumë veprimtarinë e kësaj figure poliedrike të kulturës shqiptare dhe veprimtarisë patriotike. Në vazhdimësi të tyre sot vendosëm në Këshillin Bashkiak të përcaktojmë sheshin dhe vendimmarrjen për këtë vlerësim tjetër me një bust monument të Zai Fundos. Unë mendoj që vlerësimi i figurave të tilla që kanë kontribuuar jo vetëm për Shqipërinë, por për mendimin europian, nuk mjaftohen vetëm me aktivitete, emërtime sheshesh, apo vendosje monumentesh, por shoqëria jonë duhet që t’i njohë më shumë, të kuptojë veprimtarinë e tyre dhe veprën që kanë lënë, dhe t’i transmetojë si vlera të shtuara të shoqërisë sonë për brezat që do të vijnë”, deklaroi Nexhipi.
Vendosja e bustit të tij në një nga sheshet kryesore të qytetit do të shërbejë si një kujtesë e përhershme për komunitetin korçar, duke i dhënë një dimension të ri historisë dhe trashëgimisë kulturore të Korçës. Ky nderim synon t’i japë një zë të munguar një personaliteti që për shkak të konjukturave politike për dekada të tëra mbeti në harresë, por që sot po merr vendin që i takon në historinë e qytetit dhe të vendit./ CNA
View this post on Instagram
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-kryebashkiakut të Ku...
Për të 39-n ditë me radhë, Erion Veliaj dhe Mero Baze vijo...
Me një udhëzim të ri të Ministrisë së Arsimit të publikuar...
Të premten, datë 26 shtator, Kisha Orthodhokse Autoqefale ...
Seanca paraprake për kreun e PL në GJKKO është shtyrë. Sh...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ndau detaje nga paraqit...
Gjykata e Lartë ka njoftuar ditën e sotme se do të mblidhe...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, është paraqitur sot në ...
Ambasada e Arabise Saudite në Tiranë ju fton të merrni pje...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënim me 10 vite burg për ...
Këtë të enjte do të mbahet seanca e parë paraprake ndaj is...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Shqipëria vijon të përballet me një trashëgimi të rëndë të...
Pas mbledhjes në selinë rozë, kryeministri Edi Rama ka mbl...
Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni gjatë vizitës në Bruksel...
Skandalet e njëpasnjëshme e ndjekin Shqipërinë sa i përket...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu në përfundim të sea...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ...
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakuan ...
Erion Veliaj dhe Mero Baze në mënyrë të turpshme vijojnë t...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...