Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Nga Hans Kundnani ?The Guardian?
Ndonëse Emanuel Makron u paraqit pak më mirë sesa pritej në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze të dielën e kaluar, rezultati nuk ishte në fakt ndonjë surprizë e madhe. Raundi i dytë i zgjedhjeve të dielën e ardhshme, do të jetë midis Makron dhe udhëheqëses së ekstremit të djathtë Marin Lë Pen, ashtu si 5 vjet më parë.
Por rezultatet konfirmuan dy tendenca shqetësuese në politikën franceze, të cilat ishin tashmë të dukshme në Francë, dhe janë po ashtu të dukshme në një farë mase edhe në pjesën më të madhe të pjesës tjetër të Evropës kontinentale.
E para është riorganizimi i politikës larg vijës tradicionale ndarëse midis së majtës dhe së djathtës, në një vijë ndarëse midis centrizmit ?radikal? dhe populizmit. Kandidatët e qendrës së majtë socialiste dhe të qendrës së djathtë, Les Républicains, morën më pak se 5 për qind të votave, rezultati më i ulët si asnjëherë më parë.
Si Macron po ashtu edhe Le Pen e shohin veten si ?përtej së majtës dhe së djathtës. Pra ndonëse që të dy duan që ne t?i mendojmë si dy anë të kundërta, ata pasqyrojnë në fakt njëri-tjetrin. Nga pikëpamja demokratike, ky lloj riorganizim është katastrofik.
Tendenca e dytë është rritja në dukje e paepur e së djathtës ekstreme në Francë. Kjo jo vetëm sepse Lë Pen dhe rivali i saj i ekstremit të djathtë Erik Zemur morën së bashku 30 për qind të votave, pra më shumë sesa Makron.
Por edhe për shkak të mënyrës se si e djathta ekstreme e ka vendosur axhendën e saj në politikën franceze në përgjithësi gjatë 5 viteve të fundit. Për shembull gjatë fushatës, edhe kandidatët e qendrës së djathtë si Valeri Pekres përdorën sloganet e ekstremit të djathtë si ideja e një ?zëvendësimi të madh? të popullatës autoktone franceze me emigrantët.
Ndoshta e vetmja surprizë në raundin e parë ishte se Zhan-Lyk Melensho, lideri euroskeptik i ekstremit të majtë të La France Insoumise, mori 22 për qind të votave, nga 20 për qind në vitin 2017, dhe vetëm 1 për qind më pak se Le Pen.
Suksesi i tij tregon se me gjithë ngritjen e ekstremit të djathtë, edhe e majta është ende shumë e fortë në Francë, megjithëse është distancuar nga Partia Socialiste, kandidatja e së cilës, kryebashkiakja i Parisit Ana Hidalgo, mori më pak se 2 për qind. Pra, e majta në Francë tani është në thelb euroskeptike.
Në fakt, garimi i Makron për një mandat të dytë mund të shihet si basti i fundit i pro-evropianizmit të qendrës së majtë. Mund të jetë e habitshme të dëgjosh që Makron, që cilësohej dikur si ?presidenti i të pasurve?, etiketohet sot si një presidenti i qendrës së majtë.
Por dikur ai ishte ministër në qeverinë e Fransua Holond, presidentit të fundit socialist.
Duke parë trajektoren e gjatë të qendrës së majtë franceze dhe marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian, mund të themi se Makron përfaqëson fundin e një epoke.Kur Fransua Mitterran u zgjodh president në vitin 1981, në mesin e rritjes së inflacionit
dhe papunësisë, ai premtoi një rritje ekonomike të udhëhequr nga shteti si një rrugëdalje nga problemet ekonomike të Francës. Por dy vjet më vonë ai u detyrua të ndryshonte qasje, pasi tregjet financiare ushtronin presion mbi frangën franceze.
Qendra e majtë në Francë, arriti në përfundimin se politikat ekonomike socialdemokrate nuk ishin më të mundshme në nivel kombëtar. Siç e tha ministri i tij i financave, Zhak Delors, Franca kishte një zgjedhje midis Evropës dhe rënies. Problemi me këtë strategji pro-evropiane ishte gjithmonë Gjermania, ose më saktë paaftësia e Francës për të bindur Gjermaninë të ndiqte një politikë ekonomike të qendrës së majtë, sidomos pas krijimit të monedhës së përbashkët evropiane, e cila i fiksoi në traktate preferencat gjermane, duke e kufizuar aftësinë e qeverive për të marrë hua dhe shpenzuar.
Pasi nisi kriza e euros në vitin 2010, fillimisht Nikolas Sarkozi dhe më pas Holond u përpoqën dhe dështuan ta bindnin Gjermaninë që të lehtësojë rregullat fiskale të eurozonës. Kur Makron u zgjodh president në vitin 2017, ai bëri një përpjekje të fundit për ta nxitur Gjermaninë të bëjë lëshime. Ai propozoi ?një Evropë që mbron?, në të cilën eurozona do të reformohej për të mbrojtur qytetarët nga tregu.
Për të fituar besueshmëri në Berlin, ai ndërmori reforma të vështira në tregun e punës. Por ndonëse shumë prej tyre ishin trembur nga fakti se sa mirë kishte bërë Lë Pen në zgjedhjet e vitit 2017, dhe e kuptuan se Gjermania kishte nevojë për Makron që të kishte sukses. Ndaj kancelarja Angela Merkel injoroi propozimet e tij për një BE më rishpërndarëse.
?Pro-evropianët? thonë se pandemia e Covid-19 në vitin 2020, ka qenë një pikë kthese.
Në veçanti, ata shohin një përparim të madh tek krijimi i një fondi rimëkëmbjeje prej 750 miliardë eurosh, të cilin disa zyrtarë si kancelari gjerman, Olaf Sholc, asokohe Ministër i Financave në qeverinë Merkel, e quajtën madje ?momentin hamiltonian? të BE-së.
Por edhe pse fondi i rimëkëmbjes e kufizoi ndikimin e pandemisë tek ekonomia, nuk bëri asgjë për të reduktuar zhbalancimet makroekonomike që ekzistonin tashmë brenda eurozonës. Në çdo rast, këto zhvillime nuk duket se e kanë ndalur rritjen e euroskepticizmit në Francë.
Sipas të dhënave të reja të Eurobarometrit të publikuara javën e kaluar, vetëm 32 për qind e francezëve i besojnë BE-së, shifra më e ulët se në çdo shtet tjetër anëtar. Ndërkohë, nën presionin e ekstremit të djathtë, Makron ka ri-shpikur idenë e ?një Evrope që mbron? në aspektin e mbrojtjes kulturore dhe jo ekonomike, duke e përfunduar udhëtimin e tij nga qendra e majtë në atë të djathtë.
Në dallim nga viti 2017, shumë njerëz në Francë shqetësohen se Lë Pen mund të fitojë këtë herë, sidomos nëse një numër i konsiderueshëm i votuesve të Melensho abstenojnë në raundin e dytë. (Ai u ka thënë se nuk duhet t?i japin ?asnjë votë? Lë Pen?, por pa i thënë të votojnë për Makron).
Por edhe nëse fiton, Makron do të përballet me të njëjtat probleme si më parë. Sidomos nëse nuk reformohen rregullat fiskale të BE-së, do të jetë e vështirë që ai të jetë në gjendje të mbajë shumë nga premtimet e tij në lidhje me çështjet ekonomike që kanë më shumë rëndësi për votuesit francezë.
Ashtu si Lë Pen, edhe Melensho e ka zbutur disi euroskepticizmin e tij. Që të dy flasin për ndryshimin e BE-së nga brenda në vend të largimit të Francës nga unioni, megjithëse disa shqetësohen se kjo mund ta bëjë edhe më jofunksionale BE-në.
Por pavarësisht nëse Makron do të qëndrojë apo jo edhe për 5 vjet të tjera në krye të Francës, presidentët e ardhshëm francezë nga e majta, ka të ngjarë të jenë më pak pro-evropianë dhe më të ashpër ndaj Gjermanisë sesa paraardhësit e tyre.
Shënim:Hans Kundnani, studiues në think-tankun britanik ?Chatham House?, dhe autor i librit ?Paradoksi i fuqisë së Gjermanisë?.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ukraina ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga presidenti serb, ...
Ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing, tha se Berli...
Ish-presidentja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Me...
Serbia po i reziston vendosjes së sanksioneve kundra Rusisë,...
Gjatë tre ditëve të fundit janë regjistruar disa sulme të nj...
Ukraina dhe Rusia kanë dështuar të pajtohen për hapjen e kor...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk dëshiron që bota të...
Sulmet e ditëve të fundit ndaj policisë së Kosovës në veri j...
Ukraina është zotuar se forcat e saj në Mariupol do të lufto...
Agjencia ruse e lajmeve TASS, raporton se Serbia do të vazhd...
Edhe përpara agresionit rus në Ukrainë, zyrtarët amerikanë p...
Katër raketa kanë goditur rajonin e Lvivit në Ukrainë, sipas...
Ministri federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha për gaze...
Forcat ukrainase po luftojnë forcat ruse në Mariupol. Ndërko...
BE-ja po cakton 50 milionë euro shtesë në fonde humanitare p...
Papa Françesku ka bërë thirrje për paqe në luftën “e pakupti...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Rusia d...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy , i ka kërkuar pres...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina po luf...
Gjatë luftës, Ukraina ka publikuar rregullisht përllogaritje...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...