SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
Vendet e Ballkanit po i kthehen qymyrit për të zbutur krizën e shkaktuar nga rritja e çmimit të energjisë. Kjo ka shtuar frikën mes ambientalistëve se vendet po tërhiqen nga angazhimet për të hequr gradualisht dorë nga karburantet me bazë fosile, që shkaktojnë ndotje dhe ndikojnë në ndryshimin e klimës.
Maqedonia e Veriut, dikur udhëheqëse në tërheqjen e investitorëve të energjisë së rinovueshme, tha në fillim të këtij muaji se po planifikonte hapjen e dy minierave të reja të qymyrit për të furnizuar termocentralet e saj.
Ministria e Energjisë tha gjithashtu se dëshiron të blejë 3 milionë tonë qymyr nga Kosova fqinje, megjithëse ende nuk është nënshkruar asnjë marrëveshje.
“Me fillimin e krizës energjetike, jo vetëm ne, por të gjitha vendet në Evropë kanë rritur menjëherë prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri sepse ky është burimi me kosto me të ulët dhe më i sigurtë”, thotë Vasko Kovacevski, President i ndërmarrjes shtetërore të energjisë të Maqedonisë së Veriut, ?Elektrani na Severna Makedonija? (ESM).
Rritja e çmimeve të shitjes me shumicë, rezervat e pakta dhe sulmi rus ndaj Ukrainës kanë rritur çmimet e energjisë dhe kanë bërë që shumë vende të përpiqen të sigurojnë alternativa të tjera furnizimi me energji elektrike.
Por, aktivistët e mbrojtjes së mjedisit thonë se kthimi tek qymyri nuk është zgjidhja.
“Dekarbonizimi është një nga shtyllat e axhendës së gjelbër dhe ne tani paraqesim një plan për hapjen e një miniere qymyri? Kjo është e papranueshme”, thotë Nevena Smilevska nga organizata mjedisore ?Eko-svest? në Shkup.
Minierat e reja të qymyrit janë në Zhivojno, afër termocentralit të Manastirit në jug të vendit dhe Gushtericë, afër termocentralit Oslomej në perëndim. Qeveria dhe ndërmarrja shtetërore e energjisë, ?ESM? nuk kanë dhënë një datë të caktuar për hapjen e minierave të reja dhe nivelin e tyre të prodhimit.
Shkupi fillimisht planifikoi të hiqte dorë gradualisht nga përdorimi i qymyrit deri në vitin 2027, por në janar e shtyu afatin deri në vitin 2030.
Ndërkohë, Kosova tha se kompanitë e huaja, përfshirë edhe ato nga Gjermania, kishin kërkuar gjithashtu blerjen e qymyrit. Kosova ka depozitat e pesta më të mëdha në botë të linjitit, një lloj i thëngjillit të butë me një përmbajtje relativisht të ulët të energjisë, i cili shkakton ndotje toksike kur digjet.
Serbia ka thënë se po rrit nivelin e prodhimit të qymyrit për shkak të reshjeve të pamjaftueshme për hidrocentralet dhe se do të importojë 500 tonë qymyr në ditë nga Mali i Zi.
Bosnja, i vetmi vend ballkanik që eksporton energji elektrike, thotë se do të shtyjë planet për mbylljen e termocentraleve me qymyr për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe ndikimit të luftës në Ukrainë. Në termocentralin Oslomej të Maqedonisë së Veriut, së fundmi është ndërtuar një objekt për prodhimin e energjisë diellore me kapacitet 10 megavat, si pjesë e një plani për të zëvendësuar prodhimin e energjisë nga qymyri.
Lajmi se në këtë termocentral do të digjet më shumë qymyr u prit me shqetësim nga Xhelil Zendeli, i cili jeton aty pranë.
“Njerëzit këtu janë të revoltuar. Ky termocentral nuk duhet të funksionojë as edhe një ditë tjetër. Sa më shpejt ta mbyllin, aq më mirë”, tha ai.
Në sipërfaqen e pllakave të shtëpisë së tij ka rënë sasi e madhe pluhuri, e shkaktuar nga djegia e qymyrit në termocentral./voa
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar shifrat e q...
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se ...
Izraeli ka goditur një shënjestër në Rripin e Gazës, si përg...
Autoritetet greke thonë se kanë sekuestruar një cisternë rus...
Nga Hans Kundnani “The Guardian”Ndonëse Emanuel Makron u par...
Ukraina ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga presidenti serb, ...
Ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing, tha se Berli...
Ish-presidentja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Me...
Serbia po i reziston vendosjes së sanksioneve kundra Rusisë,...
Gjatë tre ditëve të fundit janë regjistruar disa sulme të nj...
Ukraina dhe Rusia kanë dështuar të pajtohen për hapjen e kor...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk dëshiron që bota të...
Sulmet e ditëve të fundit ndaj policisë së Kosovës në veri j...
Ukraina është zotuar se forcat e saj në Mariupol do të lufto...
Agjencia ruse e lajmeve TASS, raporton se Serbia do të vazhd...
Edhe përpara agresionit rus në Ukrainë, zyrtarët amerikanë p...
Katër raketa kanë goditur rajonin e Lvivit në Ukrainë, sipas...
Ministri federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha për gaze...
Forcat ukrainase po luftojnë forcat ruse në Mariupol. Ndërko...
BE-ja po cakton 50 milionë euro shtesë në fonde humanitare p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...