Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Një komitet parlamentar në Rusi miratoi më 3 mars një projektligj, që do të vendosë dënime deri në 15 vjet burgim për shpërndarjen e informacioneve ?të rreme?, në lidhje me operacionet ushtarake ruse.
Në të njëjtën ditë, bordi i drejtorëve të radio-stacionit legjendar, Ekho Moskvy, votoi për likuidimin e kanalit dhe të ueb-faqes së tij, për shkak të presionit të madh nga Qeveria ruse për mbulimin që i ka bërë pushtimit të Ukrainës. Stacioni u hoq nga transmetimi më 1 mars, bashkë me televizionin liberal, Dozhd.
Po ashtu më 3 mars, Ministria e Arsimit e Rusisë mbajti një ?mësim online? për t?u shpjeguar nxënësve dhe mësimdhënësve të tyre se ?përse është i nevojshëm misioni çlirimtar në Ukrainë?.
Në kohën kur lufta e paprovokuar e presidentit rus, Vladimir Putin, kundër Ukrainës fqinje ka hyrë në javën e saj të dytë, Qeveria e tij ka ashpërsuar betejën edhe brenda Rusisë, duke bërë përpjekje jo vetëm të kontrollojë narrativën rreth luftës dhe sanksioneve të papara perëndimore, por edhe të vendosë një unanimitet kombëtar, të stilit sovjetik.
?Kjo luftë po e ndryshon Rusinë në një mënyrë shumë të keqe?, shkroi në Twitter Sergei Utkin, udhëheqës i Seksionit të Vlerësimit Strategjik, pranë Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Akademisë Ruse të Shkencave.
Për lajme në kohë reale nga lufta në Ukrainë, na përcillni në këtë blog.
Sam Greene, drejtor i Institutit rus pranë Kolegjit Mbretëror të Londrës, tha se Putin ?po lufton në mënyrë efektive dy luftëra? – një në Ukrainë dhe një në Rusi.
?Putini po lufton për të parandaluar që ekonomia dhe lufta të përhapen në mendjet e shumë rusëve të zakonshëm?, shkroi ai në një blog.
Ivan Zhdanov, ish-drejtor i Fondacionit të ndaluar Kundër Korrupsionit, i cili u largua nga Rusia në vitin 2021, tha se Rusia ose do të ndryshojë tani, ose kurrë.
?Ky është momenti pas të cilit do të jetë shumë vonë… Ose gjithçka ndryshon tani – në ditët dhe javët në vijim – ose Rusia do të bëhet një Kore tjetër e Veriut, pa internet, pa qasje në botën e jashtme?, tha ai për kanalin Current Time të Radios Evropa e Lirë.Albanologu Rusakov: Luftë kriminale e Rusisë në Ukrainë
Udhëheqësi i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny, u bëri thirrje rusëve që të protestojnë çdo ditë kundër luftës.
Sipas OVD-Info, një organizatë joqeveritare që monitoron represionin politik, më shumë se 7,600 njerëz u arrestuan në protesta kundër luftës që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, më 24 shkurt. Më 3 mars u arrestuan mbi 800 persona për aktivitete kundër luftës në 36 qytete.
Ndoshta jo rastësisht, Ekho Moskvy u themelua në vitin 1990 dhe e vetmja herë tjetër që u mbyll ishte shkurtimisht në gusht të vitit 1991, kur qindra mijëra rusë dolën në rrugë për të kundërshtuar grushtshtetin e frymëzuar nga agjencia e sigurimit, KGB, kundër presidentit sovjetik, Mikhail Gorbachev.
Gazetarët e stacionit u zotuan se do të vazhdojnë të raportojnë duke përdorur llogaritë e mediave sociale të Ekho Moskvy.
Më herët, agjencia shtetërore e monitorimit të mediave, Roskomnadzor, i urdhëroi mediat të ndalojnë përdorimin e fjalëve ?luftë? dhe ?sulm?, për të përshkruar pushtimin e Ukrainës, dhe kërcënoi se do të bllokojë shumë media të pavarura, duke përfshirë Current Time dhe faqe të tjera të Radios Evropa e Lirë në gjuhën ruse.Rusia urdhëron mediat t?i fshijnë artikujt me fjalët ?pushtim? ose ?sulm?
Zëvendëskryeredaktori i parë i Ekho Moskvy, Sergei Buntman, i tha Radios Evropa e Lirë se Qeveria ruse, në fakt, po imponon censurë ushtarake, ?në mungesë të një lufte ose gjendjeje të jashtëzakonshme?, sepse Kremlini këmbëngul që pushtimi i Ukrainës është një ?operacion special ushtarak?.
Analisti rus i sigurisë, Pavel Luzin, tha për Current Time – pak pasi filloi pushtimi i Ukrainës – se vendimi për të ndërhyrë është pjesë e një ?ndryshimi ideologjik? në Rusi që nga viti 2020 dhe se drejtohet nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB), i cili ka trashëguar KGB-në.
?Jam më se i bindur?, tha ai më 25 shkurt. ?Ne po shohim një situatë të brendshme politike, në të cilën FSB-ja jo vetëm që merr pjesë në debatin ideologjik, por ka filluar të veprojë. Operativët e FSB-së – aktualë dhe të mëparshëm – janë jo vetëm të pranishëm në mesin e elitave në pushtet, por janë edhe në Shtabin e Përgjithshëm dhe në të gjitha bordet e korporatave?, shtoi Luzin.Rusia bllokon faqet e dy projekteve të REL-it
Putin ka qenë për kohë të gjatë oficer i KGB-së dhe ka drejtuar FSB-në në vitet 1998-99.
?Në përgjithësi, siç e shoh unë, ata kanë vendosur ta realizojnë idenë e tyre për një Rusi të deglobalizuar?, tha Luzin.
?Sipas kësaj ideje, është koha për t?i ndaluar të gjitha këto lojëra të 30 vjetëve të fundit dhe thjesht ta vendosin të gjithë hapësirën ish-sovjetike nën kontrollin e tyre. Dhe, me pak fjalë, të tërhiqen në guaskën e tyre dhe të jetojnë vetëm?, shpjegoi Luzin.
Mbyllja e Ekho Moskvy dhe mediave të tjera është ?një hap plotësisht i pritshëm nga ana e autoriteteve?, tha ekonomisti dhe ish-zyrtari i Bankës Qendrore Ruse, Andrei Cherepanov.
?Nëse do të lejonin transmetimin e programeve të tilla, atëherë publiku do të mësonte të vërtetën për atë që po ndodh në luftën e Putinit në Ukrainë?, tha ai për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë. ?Dhe, sapo ta mësonin, do të kishte revolta kundër luftës?, shtoi ai.
Televizioni i kontrolluar nga shteti rus dhe media të tjera transmetojnë pretendime të rreme të Kremlinit se Ukraina drejtohet nga ?nazistë dhe të varur nga droga?, që kryejnë ?gjenocid? kundër rusishtfolësve.
?Më bën të mendoj, për fat të keq, jo për [diktatorin sovjetik, Josef] Stalinin, por se si në vitin 1933 – apo rreth tij – populli gjerman, populli më i kulturuar në botë, u shndërrua në imazhin e liderit të tij, Adolf Hitler?, u shpreh Melman.Televizioni shtetëror rus hiqet nga transmetimi në Mbretërinë e Bashkuar
Më 2 mars, kryeredaktori i televizionit Dozhd, Tikhon Dzyadko, njoftoi se ai dhe disa gazetarë të tjerë të Dozhd-it po largoheshin nga Rusia, pasi kanali i tyre u bllokua.
?Pas bllokimit të paligjshëm të Dozhd-it dhe të llogarive të Dozhd-it në mediat sociale, si dhe pas kërcënimeve ndaj disa punonjësve, është bërë e qartë se siguria personale e shumicës prej nesh është nën kërcënim?, tha ai për Current Time./ rel
Ukraina po ndërton një brigadë ndërkombëtare të huajsh të ga...
Raketat e hedhura nga rusët në Ukrainë nuk kanë lënë pa prek...
Kancelari gjerman Olaf Scholz i kërkoi presidentit rus Vladi...
Autoriteti i sigurisë kibernetike ukrainase thotë se vendi p...
Kur presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Moska e ...
Nga Associated PressTermocentrali më i madh bërthamor i Evro...
Hapësira ajrore e Malit të Zi është mbyllur të premten për t...
Disa persona janë vrarë apo janë plagosur si pasojë e zjarri...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se vendet anëtare...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të premten...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar të premten,...
Kreu i agjencisë atomike të Kombeve të Bashkuara thotë se is...
Një zjarr ka shpërthyer në zonën ku gjendet centrali bërtham...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë një takim...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një intervistë telev...
Ushtria ukrainase ka thënë se trupat ruse po vazhdojnë të av...
Autoritetet ukrainase kanë thënë të premten, 4 mars se trupa...
Bashkimi Europian i ka hapur rrugën dhënies së 450 milionë e...
Asnjë vend i botës nuk ka qëlluar ndonjëherë centrale atomik...
Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm, ka shkr...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...