PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...

E enjtja e 23 dhjetorit ka qenë një ditë ndryshe jo vetëm për drejtuesit e Federatës së Futbollit, por edhe për personat me aftësi ndryshe në Shqipëri. Një vizitë e tyre në stadiumin ?Air Albania?, me ftesën e veçantë të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka ka qenë mjaft e këndshme për ta, në prag të festave të fundvitit.
Pjesë e Shoqatës së Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë, këta tifozë kanë qëndruar për disa orë me Presidentin Duka e Sekretarin Shulku si dhe futbollistin e Kombëtares shqiptare, Albi Doka, i cili kishte ardhur në mënyrë speciale për të surprizuar tifozët tanë specialë dhe për t?i falënderuar nga afër për mbështetjen e pakursyer që i japin në çdo ndeshje.
?Kemi zgjedhur një mënyrë ndryshe sot për të falenderuar të gjithë tifozët e futbollit në Shqipëri, jo vetëm të ekipit Kombëtar, por të gjithë futbollit në çdo skaj të Shqipërisë, futbollit të fëmijëve, futbollit të ekipeve, të klubeve dhe të rretheve. Veçanërisht juve, personat me aftësi ndryshe që nuk i jeni ndarë asnjëherë mbështetjes së futbollit, që e keni pasion, dëshirë dhe dua t?ju falënderoj për sakrificën që keni bërë për të mbështetur futbollin, falënderoj Shpresën si administratore e Shoqatës. Por një falëndërim i veçantë dhe inkurajim edhe për Sajmirin, një nga personat me aftësi ndryshe, i cili thjesht nga pasioni, nga dëshira vazhdon të luajë futboll, në kampionatin e futbollit 5×5 që Federata organizon në qytetin e Shkodrës dhe është i kënaqur me shoqërinë e futbollit atje.Në fjalën e tij, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar falënderoi të gjithë tifozët shqiptar përmes këtyre tifozëve specialë, që kanë qenë gjithmonë në mbështetje të futbollit, jo vetëm ekipit Kombëtar, por të gjithë futbollit në përgjithësi. Ai u shpreh se Federata do të vijojë të jetë në mbështetje të tyre, teksa i uroi nga stadiumi ?Air Albania?, investimi më i madh që ka ndryshuar infrastrukturën në futboll, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri!
Duke qenë se është prag festash, kjo është thjesht një ceremoni falenderuese. Futbolli nuk është thjesht një garë, por është një lojë edhe sociale dhe të gjithë organizmat e futbollit mbështesin çdo lloj shtrese, shoqate apo njerëz me aftësi ndryshe. Unë jam vërtetë i lumtur që Federata e Futbollit ka arritur të bëjë diçka, pa dyshim që duhet të bëjë shumë më shumë për ju dhe për të gjithë njerëzit e tjerë me aftësi ndryshe. Por jam i lumtur që të paktën ne kemi krijuar prej kohësh një ekip futbolli të të verbërve që merr pjesë edhe në gara ndërkombëtare. Në vitin 2021 i është bashkuar edhe ekipi i të amputuarve, që ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare. Dua t?i falënderoj ata që kanë dashuri dhe vullnet për ta luajtur lojën e futbollit. Do të vazhdojmë të kemi politika të tilla. Ky vit ka qenë i vështirë, për atë çka është kryesorja për shëndetin, sepse kemi pasur probleme, kemi humbur edhe njerëz të dashur, ku gjej edhe rastin t?i ngushëlloj. Kemi humbur edhe njerëz të afërt në stafin e ekipit Kombëtar. Por kemi gjetur forcë dhe mundësi për t?i synuar objektivat tanë dhe ju na keni mbështetur. Dhe kur them ju, them të gjithë tifozët shqiptarë dhe uroj dhe jam i bindur që do të na mbështesni edhe në vitin 2022 dhe në të ardhmen.
Uroj të kalojmë festa sa më të gëzuara, të jemi të lumtur dhe të kemi një vit të mbarë 2022. Uroj që nga këtu ku jemi, në këtë stadium fantastik që ka krijuar kushte fantastike për të gjithë ne, të marrim emocione akoma më të bukura, të marrim spektakël nga futbollistët, të marrim rezultate pozitive dhe t?ju kemi të gjithëve pranë në vitin 2022. Gëzuar Festat dhe shëndet e lumturi për ju, për të gjithë shqiptarët e tifozët, futbollistët e trajnerët! Gëzuar?!
FSHF surprizon tifozët specialë kuqezi: Faleminderit që na mbështesni gjithmonë
Last updated Dec 24, 2021
0
Share

Ndërkaq, Sajmir Ustabeqiri, një nga tifozët specialë, i cili njëkohësisht luan edhe futboll, në kampionatin e futbollit amantor 5×5, i organizuar nga FSHF-ja, falënderoi të pranishmit dhe presidentin Duka dhe bëri thirrje që të mbështesim të gjithë Kombëtaren.
?Ju falënderoj të gjithëve, në veçanti zotin Duka për ftesën. Futbolli është përmbi gjithçka. Është sporti më i bukur dhe jap një mesazh që ta ndjekin sa më shumë dhe ta përkrahim edhe Kombëtaren, sepse është gjëja më e shtrenjtë për vendin tonë? ? tha Ustabeqiri.
Një falënderim për këta tifozë erdhi edhe nga futbollisti i Kombëtares, Albi Doka, i cili u shpreh i lumtur që ishte pjesë e këtij takimi miqësor, teksa i ftoi tifozët të jenë gjithmonë në përkrahje të Kombëtares shqiptare.
?Jam shumë i lumtur që ndodhem midis jush. Faleminderit që keni ardhur! Ashtu siç na keni përkrahur përherë, si tifozë specialë që jeni, shpresoj të na përkrahni gjithmonë. Ju uroj një vit sa më të mbarë! Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri dhe të gjithë së bashku për një qëllim, për Kombëtaren tonë të dashur? ? u shpreh Doka.
Një ditë pas derbit Partizani-Tirana, ku pati edhe trazira p...
Ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike 18-vjeçari kamerunas, Ad...
Migen Memelli, trajneri i Skënderbeut, mendon se mbyllja e v...
Olsi Rama nuk ka qenë në stadium gjatë derbit të djeshëm ku ...
Me një status në “Instagram”, Kolin Ramsej, partnerja e Aron...
Sabien Lilaj do të jetë afrimi i parë i Dinamos në merkaton ...
Tirana arriti të merrte një fitore në minutën e 100-të në de...
Java e 15 ishte e fundit për këtë vit kalendarik me skuadrat...
Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës është mbyllur me një suks...
Tirana fitoi sot në derbi përballë Partizanit. Atmosfera e t...
Derbi i kryeqytetit ishte kartolina më e mirë që futbolli sh...
Pjesa e parë e derbit të kryeqytetit u mbyll me rezultatin 0...
Artur Magani ishte një nga lojtarët më të mirë në ndeshjen T...
Pierre-Emerick Aubameyang vazhdon të përmendet edhe më shumë...
Partizani-Tirana është sfida e fundit e javës së 15-të të Su...
Teuta në krizë totale, teksa Egnatia rikthehet te fitorja pa...
Vllaznia dhe Kukësi ndajnë nga një pikë në “Loro Boriçi”, pa...
Kastrioti me trajner të ri. Krutanët kanë zgjidhur bashkëpun...
Vllaznia e mbyll vitin me ndeshjen kundër Kukësit në shtëpi....
Teuta-Egantia mund ta quajmë pa frikë si ndeshja e kthesës p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...

Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...