Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë po qëndrojnë nga dita e martë (16.11) në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por nuk po arrihet akoma që të zhvillohet një takim tri palësh. Kjo për faktin se Beogradi dhe Prishtina kanë qëndrime të kundërta lidhur me temat që mund të diskutohen në takim. Të dy delegacionet zhvilluan takime të ndara me të ngarkuarin e BE-së në dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajçak. Ky i fundit në një postim në Twitter tha, se gjatë takimeve të ndara me Besnik Bislimin, kryenegociator i Kosovës, dhe Petar Petkoviq, kryenegociator i Serbisë, ka përsëritur qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së, se “është i nevojshëm një përparim në ecurinë e dialogut?.
“Sot prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre në takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në dialog. Unë gjithashtu i informova për Këshillin e BE-së të hënën dhe përsërita pritjet e vendeve anëtare. Është koha për përparim të vërtetë”, shkroi Lajçak në Twitter.
Çështja për të cilën palët u përplasën në Bruksel nuk është ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që pala kosovare nuk pranon të jetë pjesë e agjendës së bisedimeve. Pala kosovare tha, se tema kryesore duhet të jetë ajo e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës. Ndërsa, delegacioni serb doli me një komunkatë për medie, ku thuhet se ata kanë shkuar në Bruksel për të folur për Asociacionin dhe shtohet më tutje se “varet nga Prishtina nëse do të ketë takim tri palësh në Bruksel: BE ? Kosovë ? Serbi.
“Ne kemi ardhur të bisedojmë dhe jemi absolutisht të gatshëm për bisedime me Prishtinën. Për këtë jemi këtu. Tash në pyetje është konstruktiviteti i tyre se a do të vijë deri te takimi direkt, gjithçka varet nga Prishtina. Ne kemi ardhur në Bruksel duke u nisur nga ftesa e BE-së që sot të flasim për formimin e Asociacionit?, thuhet në komunikatën e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë. Qeveria e Kosovës tashmë disa herë e ka theksuar, se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon që ta themelojë Asociacionin e komunave serbe mbi baza entike.
Zyrtarisht nga Bashkimi Evropian ishte njoftuar se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet e deritashme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Dhe varësisht nga përparimet në bisedimet e delegacioneve që udhëhiqen nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, varet nëse do të ketë edhe një takim të nivelit më të lartë politik.
Një ditë më parë shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se u ka dërguar ftesë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për një takim para fundit të vitit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se takimi që është paralajmëruar me presidentin e Serbisë, do të varet edhe nga suksesi i takimeve të negociatorëve në Bruksel.
“Dhe në anën tjetër, sa mirë do të arrijmë ta përgatisim takimin e tretë midis nesh. Ne kemi shfaqur rregullisht gatishmërinë tonë për dialog parimor nga i cili përfitojnë qytetarët dhe jo politikanët, politikanët janë për të shërbyer e jo për të përfituar, e që e ka në qendër të saj njohjen reciproke?, tha kryeministri Kurti.
Sa i përket Asociacionit, Kurti tha se “Asociacioni i komunave serbe si institucion mono-etnik nuk është në përputhje as me frymën dhe germën e Kushtetutës së Kosovës dhe Kushtetutën duhet ta ndryshojë Serbia ku shkruan që Kosova është pjesë integrale e Serbisë?.
Të hënën (15.11) ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, thanë se presin që Prishtina dhe Beogradi të përmbushin marrëveshjet e arritura në bisedime, ndërsa shfaqën shpresën se palët do të përkushtohen drejt hapave për një marrëveshjeje finale gjithëpërfshirëse, që është edhe kusht për integrimet evropiane të Kosovës dhe Serbisë./DW
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ...
Rregullatori federal gjerman i energjisë tha se ka ndaluar p...
BE e ka humbur durimin në grindjen për migrantët me Bjelloru...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Bo...
Nga 15 nëntori, për të hyrë në çdo lloj objekti, ambiente të...
Rezultati i zgjedhjeve të fundit lokale në Kosovë, reflekton...
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë vetëm një nga katë...
Kur janë numëruar më shumë se 96% e votave në Komunën e Pris...
Në Prishtinë, janë numëruar 62.61 për qind të votave deri m...
Kandidati i VV-së për Prishtinën, Arben Vitia, tha se sipas ...
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki i ka bërë thirrj...
Greqia ndodhet sërish në një situatë mjaft kritike, e krijua...
Një trup i pajetë është gjetur këtë mbrëmje në Gjilan, pranë...
Djali i diktatorit të ndjerë libian, Moammar Gaddafi, njofto...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se, gjatë...
NATO duhet të ndërmarrë “hapa konkretë” për të zgjidhur kriz...
Në 21 komuna të Kosovës zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjev...
Të paktën 58 të burgosur janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë ja...
Kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje të shtunën të gjithë...
Grupet negociatore, pjesmarrën në samitin e OKB-së për klimë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...