LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet gënjeshtra e Ramës dhe Veliajt/ Landfillin e Tiranës e ka një kompani shqiptare

22 Tetor 2021, 10:06, Politikë CNA

Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri është një histori krimi dhe korrupsioni. Akuza këto të denoncuara nga mediat, por edhe nga politika, ku flitet për abuzime disa dhjetëra milionë euro, të cilat kryeministri Edi Rama ka tentuar t?i justifikojë me zhdukjen e maleve me plehra.

Inceneratori i Tiranës, një koncesion prej 128 milionë eurosh, është më i madhi, pas atij të Fierit, me 28 milionë euro, dhe pas atij të Elbasanit, me 22 milionë euro.

Pra, qeveria shqiptare ka firmosur tre kontrata koncesionare, në Tiranë, Elbasan dhe Fier. 

Kur në fakt as në Tiranë dhe as në Fier, nuk ka një incinerator funksional. Por, thjeshtë një landifill që bën kapsulimin e mbetjeve.

Në Tiranë, në kodrat e Sharrës, vendoset poshtë një qese e një teknologjie të caktuar, hidhen plehrat, hidhet dhe sipër dhe plehërat mbulohen.

Në gushtin të vitit 2017, ministri i Mjedisit, në atë kohë, Lefter Koka firmosi një kontratë koncesioni me kompaninë ?Integrated Energy BV? për rehabilitimin e venddepozitimit të mbetjeve në Sharrë, si dhe ndërtimin e një landfilli dhe inceneratori që pretendohet do të prodhonte energji elektrike.

Më pas në media u reklamua se bëhet fjalë për një kompani holandeze.

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj trumbetuan në media, se bëhet fjalë për një kompani holandeze. Titujt e lajmeve në mediat pranë qeverisë ishin ?Holandezët marrim koncesionin e inceneratorit të Tiranës?.

Por, dardha e ka bishtin prapa.  

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur inceneratorët si histori suksesi, duke tentuar të justifikohet me heqjen e maleve me plehra, ndërsa kryebashkiaku Veliaj, ka trumbetuar fort në media jo për punësime, jo pastërtia e qytetit, e të tjera si këto. Por, fakti është se koncesioni i inceneratorëve, mund të quhet afera e shekullit, për të cilën ka pasur mjaft akuza.

CNA.al me një investigim të plotë, dhe me dokumente zyrtare ka treguar se në fakt, pas inceneratorit të Tiranës, qëndron Klodian Zoto.

Kompania u reklamua mjaft fort dhe u tha se ishte një kompani me eksperiencë, që do të hapte vende të reja pune, e të tjera si këto.

Por, ne treguam me dokumente se kompania nuk kishte asnjë eksperiencë.  Integreted Energy BV ishte themeluar në vitin 2016, të cilën mund ta lexoni këtu, nga Klodian Zoto, i cili është i njëjti që shfaqet edhe te inceneratori në Fier, në bashkëortkaëri me persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë, ku shfaqet edhe ortaku i tij Mirel Mërtiri, bashkëjetuesja e këtij të fundit, Stela Gugallja,  si dhe një shtetas italian Ernesto Granelli.(Lexo ketu)

Në investigimet për Tiranën, nëpërmjet dokumenteve zyrtare, CNA.al ka zbërthyer skemën, duke treguar kush është kompania ?fantazëm? në Hollandë, si shfaqet Klodian Zoto, kush janë kompanitë bashkëdrejtuese, si lidhen me disa kompani hollandeze, të cilat kanë të njëjtën adresë.(Lexo këtu)

Pra, një rrugë, një godinë, një zyrë. Një rrjet kompanish përfaqësuese të cilat drejtojnë dhe firmosin në bashkëpunim me Integreted Energy BV.

Pra, Kompania kryesore e piramidës së koncesioneve për inceneratorët, është Integreted Technology Services, ITS, me aksioner 100% Klodian Zoton.

Kompania nxjerr zbuluar Ramën dhe Veliajn

Denoncimi dhe raportimet në media, janë vërtetuar tashmë edhe nga kompania koncesionare ITS, (Integreted Technology Services).

Nëse shikon në faqen zyrtare të kësaj kompanie, vërtetohet qartë ajo që ka raportuar CNA.al, dhe mediat e tjera.

Sipas asaj që deklaron vetë kjo kompani në faqen e saj zyrtare, ITS është ajo që ka ndërtuar landfillin dhe kapsulimin e mbetjeve në Tiranë, në Fier, në Elbasan dhe po punon edhe në Vlorë.

Edhe pse pretendohet se bëhet fjalë për një kompani holandeze, në fakt është ITS e Klodian Zotos, e cila qëndron pas inceneratorit të Tiranës.

?Integrated Technology Services? ka lidhur një kontratë nënkontraktimi me shoqërine ?Integrated Energy BV SPV? shpk me datë 07.12.2017.
Projekti përfshin kryerjen e punimeve civile për kapsulimin e landfillit ekzistues si dhe të punimeve mekanike për ndërtimin e linjës së selektimit të mbetjeve si dhe të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane. Gjithashtu edhe menaxhimin e tyre?-thuhet në faqen zyrtare të ITS.

Vlera, për fazën e parë të punimeve është 5,204,913.48 euro.

Por, inceneratori i Tiranës, ka edhe një tjetër ?hije skandali?, një skemë nëpërmjet të cilës zhvaten qytetarët e Tiranës.

Strukturat e Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë janë vendosur në dispozicion të Landfillit të Sharrës, të Klodian Zotos, apo bashkëortakëve të tij mediatikë dhe politikë.

Mjafton të marrësh informacion nga firmat e ndërtimit në Tiranë dhe e kupton fare mirë se çfarë ndodh dhe sesi funksionin skema ?mafioze?.

Një firmë ndërtimi në Tiranë duhet të paguajë vlera nga 70-150 mijë euro apo ndoshta më shumë, për të hequr dheun duke hapur gropën ku do ndërtohet objekti.

Kjo shumë parash shkon direkt për Integrated Energy B.V. SPV, firmën koncesionare të Inceneratorit të Tiranës.

Kjo shumë parash shkon që ti si firmë ndërtimi të çosh mbetjet e ngurta, zhavorrin, dheun etj në Sharrë.

Por, fakti tjetër është se për të marrë dhe për mbushjet, të njëjtat firma që paguajnë 4-6 euro, duhet të paguajnë sërish.

Pra, firmat duhet t?i paguajnë Landfillit të Sharrës, një kosto mesatare 7-8 euro për ton, vetëm për dheun dhe mbetjet e ngurta, që në fillim paguajnë për ti çuar në Sharrë dhe më pas shkojnë e i blejnë në Sharrë për të përfunduar ndërtimin.(Lexo këtu)

Përtej faktit se në Tiranë nuk ka një incenerator, por vetëm një landifill që bën kapsulimin e mbetjeve, kur në fakt ato mbetje duhej të ishin djegur, të zhdukeshin jo të varroseshin, pas ka mbetje deri edhe toksike, Rama dhe Veliaj kanë mashtruar edhe në lidhje me kompaninë koncesionare. Pra, nuk është një kompani holandeze. Por janë të njëjtët emra, që qarkullojnë në një zinxhir kompanish./CNA.al

Inceneratorët, histori krimi dhe korrupsioni/ Rama, një mal me para, për një mal me plehra

Skema korruptive e inceneratorëve në Shqipëri/ Kompania koncesionare pranon skandalin

Skema korruptive e inceneratorëve në Shqipëri/ Kompania koncesionare pranon skandalin

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Lajmet e fundit nga