“Rast me pasuri të konsiderueshme”/ Brako paralajmëron goditjen e radhës nga SPAK
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, tha sot se p...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, tha sot se p...
Kanë kaluar plot 5 muaj që nga data 25 prill, datë në të cilën një pjesë e mirë e shqiptarëve do të votonin kundër zyrtarizimit të një diktature moderne në vend.
Unë kam qenë një individ që e kam mbështetur sistematikisht Opozitën, në logjikën e të vetmit mekanizëm ekzistues që mund të përkthente votat në mandat.
Nuk i besova asnjëherë utopive të partive të vogla që u krijuan 5 muaj para zgjedhjeve dhe që pretendonin se në një kohë kaq të shkurtër do të përmbysnin një politikë prej 3 dekadash dhe rezultatet treguan se asnjë prej këtyre partive nuk arriti të përkthente votat në mandat.
Të rikthehemi tek ju, zoti Kryetar i Opozitës. Keni pasur mbështetjen time, jo si një individ që do të sillte mrekullinë kur të vinte në pushtet, pasi nuk besoj as tek heronjtë dhe as tek mrekullibërësit.
Shqipëria ka nevojë veç për një ? Kryeministër Normal? dhe e rishkruaj me të madhe cilësorin ? Normal?, pasi kam besuar dhe besoj se ky vend ka nevojë veç për normalitet, pasi ka të paktën tetë vite që anormalja është kthyer në normale në përditshmërinë e çdo shqiptari dhe ajo që dikur mund të na skandalizonte tanimë nuk na bën kurrfarë përshtypje dhe kjo është tragjike, pasi duket se i jemi dorëzuar së keqes dhe jemi pajtuar me këtë të fundit.
Në dorëzimin para së keqes dhe në pajtimin me këtë të fundit, ndikoi jo pak mandati i tretë i Edi Ramës. Mandati i tij i tretë ekzekutoi besimin tek institucioni i votës dhe e zhvlerësoi fuqinë e kësaj të fundit, pasi nuk ka asnjë mundësi reale që një qeveri e mbushur me skandale për dy mandate, të fitojë mandatin e tretë nga vullneti i mirëfilltë popullor.
Do të doja të ndalesha tek figura e Ambasadores Amerikane në kontekstin e asaj që po ndodh në Partinë Demokratike. E kam shprehur edhe më parë se çështja e Berishës është përtej Berishës.
Kjo çështje është përtej Berishës, pasi përfshin një ambasadore që merr guximin të kërcënojë me barngrënie qytetarët e këtij vendi. E theksoj qytetarët e këtij vendi, pasi votuesit e Partisë Demokratike, para se të jenë votues janë shqiptarë dhe kanë dinjitetin e tyre dhe të drejtën e tyre për të shprehur përmes votes vullnetin e tyre politik dhe deklarata e Ambasadores Amerikane ishte as më pak e as më shumë, veçse poshtëruese.
Lind pyetja: Çfarë kanë bërë shqiptarët për ta merituar këtë?! Ç?dëm i kanë shkaktuar Ambasadores Amerikane për t?u përballur me të tillë diktat dhe me të tilla kërcënime?!
Shqiptarët nuk kanë bërë asgjë veç kanë gëlltitur shfaqjet e shpeshta të Ambasadores Amerikane pranë kryebashkiakut dhe kabinetit rilindas. Shfaqje aspak të zakonshme dhe aspak korrekte për një diplomate.
Në këtë kontekst zoti Kryetar i Opozitës nuk pajtohem me qëndrimin tuaj kundrejt ambasadores në fjalë dhe pajtohem me qëndrimin e zotit Berisha teksa në ligjëratë të drejtë shprehet- Dikush mund të ketë të drejtë të më shpallë ? Non Grata? në vendin e tij, por nuk ka kurrsesi të drejtën të më ndalojë të përfaqësoj vullnetin e qytetarëve shqiptarë në parlament.
Ka ardhur koha që ambasadorëve t?u tregohet vendi në mënyrë që shqiptarët mos të përballen më me pamje të tilla ku Ambasadorja Amerikane brenda një hipokrizie të pashembullt dhe jashtë çdo kodi diplomatik deklaron se mezi pret të festoje fitoren e Partisë Demokratike.
Me pak fjalë, përligjet procesi ku një Parti Shtet si Partia Socialiste garon me partite e tjera dhe del fituese.
Kam ndjekur rregullisht deklaratat tuaja në media dhe nuk e kam ende të qartë se ç?strategji do të ndjekë Kryetari i Opozitës për ta denoncuar më tej këtë proces?!
Pse e bëj këtë pyetje?! E bëj këtë pyetje, pasi e di që nuk është një pyetje që më përfaqëson vetëm mua, por është një pyetje që përfaqëson një pjesë të mire të shqiptarëve. Është një pyetje që përcakton edhe sjelljen e shumë shqiptarëve në të ardhmen kundrejt institucionit të votës.
Unë nuk e di nëse do të vazhdoni të jeni Kryetar i Opozitës ose jo, por po hamendësoj se do të vazhdoni të jeni dhe po zhvendosem një çast në zgjedhjet lokale dhe po ju bëj pyetjet:
– Si do ta ripropozoni veten përballë shqiptarëve?!
– Pse duhet të besojnë ende shqiptarët tek institucioni i votës kur ju po heshtni përballë Ambasadores Amerikane e cila po përligj ekzistencën e Partisë- Shtet?!
– Mbi cilin motiv do të kërkoni mbështetjen e shqiptarëve zgjedhjet e ardhshme?!
Post Scriptum- Shqiptarët janë të braktisur para një Ambasadoreje që flet për suksese imagjinare të Reformës në Drejtësi, përballë një Kryeministri dhe një Kryebashkiaku që po shkatërrojnë një vend dhe përballë Kryetarit të Opozitës që hesht./CNA.al
Mediat vendase në Serbi, kanë bërë një panoramë të detajuar ...
Pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, kryem...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ditë...
Dita e parë e vitit shkollor i ka gjetur 35 nxënës të fshati...
Presidenti Ilir Meta, është shfaqur sot në bankat e shkollës...
Davide Pecorelli, është biznesmeni italian, emri i të cilit ...
Kreu i PD, Lulzim Basha, ju ka uruar nxënëvsve vitin e ri sh...
Drejtori i DAR, në Korçë, Kristaq Grabocka, në ditën e parë ...
Emisioni investigativ Fiks Fare ka vijuar denoncimet për sis...
Partia Demokratike ka reaguar për masat anti-Covid e marra n...
KLSH kallëzon në Prokurori Drejtorin e Ujësjellësit Kanalizi...
Sot nis viti i ri shkollor 2021-2022, për arsimin paraunive...
Kryeministri Edi Rama ju ka uruar vitin e ri shkollor, nxënë...
Një shtëpi është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme në f...
Një zjarr masiv ka rën në afërsi të fshatit Prongji të Gjiro...
Policia Rrugore ka vijuar edhe sot kontrollet në të gjitha a...
Një histori lidhur me çështje pronash ka qënë sot në qëndër ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për zgjedhjet në G...
“Duajeni njëri-tjetrin. Bëni këtë dhe është mjaft. Kjo është...
Nesër nis viti i ri shkollor 2021-2022, në kushte pandemie. ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...