E enjtja me temperatura përvëluese/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
Territori shqiptar në pjesën më të madhe do të jetë në mbizo...
Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, CRCA/ECPAT Shqipëri i drejtohet me këtë thirrje të hapur, Qeverisë, Deputetëve dhe të gjitha partive politike parlamentare: Riktheni të Rinjtë tanë në Shqipëri!
Kjo kërkesë vjen në një moment kur të rinjtë në vendin tonë prej vitesh kanë humbur shpresën te vendi i tyre dhe dëshirojnë të largohen për një punë më të paguar, për një ekonomi më të qëndrueshme, për arsim më cilësor, për ligje të zbatueshme, për shërbime pa korrupsion, për vlerësim bazuar në aftësitë.
Në të gjitha raportet që analizojnë situatën e të rinjve në Shqipëri gjetja kryesore tashmë prej vitesh ka qenë dhe mbetet përqindja e lartë e të rinjve që kërkojnë të largohen nga vendi.
Vetëm një vit më parë, OKB-ja bëri publike faktin se ndërmjet viteve 1990-2020, thuajse 1,2 milionë persona ishin larguar nga vendi, përqindja më e madhe të rinj e të reja.
Nëse vazhdohet me këto rritme largimi, në vitin 2100 Shqipëria do të pësojë një tkurrje të popullsisë në masën 52%.
Anketa e Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale rreht 6 muaj më parë, solli faktin se 79% e studentëve shqiptarë dëshirojnë të largohen nga vendi dhe 59% e maturantëve po planifikojnë të ikin nga Shqipëria.
Nga ana tjetër rreth 95% e të rinjve të larguar për studime jashtë Shqipërisë, nuk dëshirojnë të kthehen më në vendin e tyre. Sipas të dhënave të mbledhura nga vetë të rinjtë nga ?Kontrata Rinore Kombëtare 2021? ? e përgatitur nga Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) dhe CRCA/ECPAT Shqipëri, mbi 90% e të rinjve kanë menduar të largohen nga Shqipëria për një jetë, arsimim apo mundësi punësimi më të mira.
Ndërkohë që disa javë më parë EUROSTAT raportoi se 78% e aplikantëve për azil jashtë vendit, janë të rinjtë nën moshën 34 vjeç nga Shqipëria.
Këto shifra nuk janë vetëm numra, por ato tregojnë qartë situatën shpresë-humbur që prej vitesh shoqëron të rinjtë e të rejat në Shqipëri.
Ato janë pasqyrë e një ekonomie që nuk punëson me dinjitet të rinjtë; të politikave publike që nuk gjenerojnë asnjë mundësi dhe perspektivë për të rinjtë në vend; të krizës më të gjatë politike në një vend demokratik, për 30 vjet; të punësimeve me mik apo kundrejt korrupsionit; të pagave të padenja; të mungesës së vizionit të politikanëve dhe zyrtarëve publikë për të kuptuar që askush nuk duhet të presë për të gëzuar të drejtat që ju takojnë!
Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, të ndeshur prej vitesh me një situatë të tillë, CRCA/ECPAT Shqipëri i drejtohet Kryeminsitrit të ardhshëm, Kuvendit dhe deputetëve, kryetarëve të partive më të mëdha politike në vend, me thirrjen: Ktheni sytë nga të rinjtë! Shpallni vitin 2022 Viti i Kthimit të të Rinjve në Shqipëri! Tirana gjatë vitit 2022 do të jetë kryeqyteti i të rinjve Europianë!
Ne mendojmë se ky është një shans i papërsëritshëm që të gjitha institucionet kombëtare dhe ato vendore të kthejnë sytë nga Rinia e harruar.
Kjo do të kërkonte jo vetëm një plan ambicioz kombëtar dhe vendor që vendos në qendër të rinjtë, por edhe të rinj e të reja të fuqizuar në çdo institucion për të ndryshuar qasjen që e gjithë qeverisja ka patur ndaj të rinjve në të gjithë këto 30 vjet!
Ajo do të kërkonte më shumë hapësira të garantuara për pjesëmarrjen e të rinjve në politikëbërje dhe vendimarrje, ndryshim tërësor të politikave kombëtare dhe vendore për të rinjtë; krijimin e strukturave Rinore në çdo bashki dhe mbi të gjitha buxhet të dedikuar për Qendra Rinore, për organizatat dhe aktivitete Rinore, për fuqizmin e të rinjve në çdo qytet të Shqipërisë.
Sot është dita dhe koha për veprim për të vendosur në qendër të rinjtë e të rejat anembanë Shqipërisë!/CNA.al
Territori shqiptar në pjesën më të madhe do të jetë në mbizo...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Vendi ynë gjatë orëve të paradites do të paraqitet me mot të...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Paraditja në Shqipëri do të jetë me alternime kthjellimesh d...
Shqipëria renditet e dyta në Europë për dhënien e lejes së q...
Vendi ynë vijon të jetë në dominimin e kthjellimeve në pjesë...
Në Shqipëri, vazhduan edhe sot zjarret në disa zona malore n...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njoft...
Kjo fundjavë sjell ulje të lehta të temperaturave ku maksimu...
Moti vijon i kthjellët sot në të gjithë vendin deri në mesdi...
Vija bregdetare mbeten në pjesën më të madhe të ditës në mbi...
Orët e para të ditës mbeten në mbizotërimin e kthjellimeve d...
Orët e para të ditës mbeten në mbizotërimin e kthjellimeve d...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se është rritu...
Mbetemi në mbizotërimin e motit të kthjellët gjatë paradites...
Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë kryesisht në ...
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të f...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ...
Vija bregdetare do të jetë në dominimin e kthjellimeve përgj...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...