Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që trondit zyrtarët, pasi lejon që SPAK e BKH të ketë akses të plotë për të kontrolluar lëvizjet e parave të dyshimta në llogaritë bankare.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH), Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave; Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme nga sot u lejohet akses i plotë dhe i pafiltruar për të kontrolluar lëvizjet e dyshimta të parave në llogaritë bankare të zyrtarëve.
Sipas report tv, Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë vendim si pjesë e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, ku këto institucion mund të kenë akses në të dhënat e regjistrit të llogarive bankare, aty ku kanë dyshime se paratë e tyre janë të pajustifikuara.
Ky vendim ka si qëllim parandalimin e pastrimit të parave, pasi të gjitha llogaritë do të kontrollohen nga institucionet tatimore në mënyrë që të gjurmohen pasuritë e dyshimta. Pjesë e këtij regjistri do të jenë edhe llogaritë bankare të mbyllura në 5 vitet e fundit.
Vendimi i plotë:
RREGULLAT E AKSESIT TË SUBJEKTEVE TË INTERESUARA NË BAZËN E TË DHËNAVE TË REGJISTRIT QENDROR TË LLOGARIVE BANKARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 5, të ligjit nr.154/2020, ?Për regjistrin qendror të llogarive bankare?, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Ky vendim ka për qëllim të përcaktojë nivelin e aksesimit të subjekteve të interesuara, të përcaktuara në pikën 10, të nenit 4, të ligjit nr.154/2020, ?Për regjistrin qendror të llogarive bankare?, në bazën e të dhënave shtetërore, Regjistri Qendror i Llogarive Bankare dhe i kasetave të sigurisë, në vijim Regjistri, në përputhje me parashikimet e nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, ?Për bazat e të dhënave shtetërore?, si dhe të pikës 2, të nenit 1, të vendimit nr.945, datë 2.11.2012, të Këshillit të Ministrave, ?Për miratimin e rregullores ?Administrimi i sistemit të bazave të të dhënave shtetërore??, të ndryshuar.
Në përputhje me nenin 6, të ligjit nr.154/2020, ?Për regjistrin qendror të llogarive bankare?, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit garantojnë funksionimin normal, pa ndërprerje të Regjistrit Qendror të Llogarive Bankare dhe i kasetave të sigurisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve garanton funksionimin e përditësuar të Regjistrit Qendror të Llogarive Bankare dhe i kasetave të sigurisë.
Institucionet financiare janë përgjegjëse për saktësinë dhe plotësinë e të dhënave të raportuara në Regjistër.
KRITERET PËR PËRDORIMIN E REGJISTRIT DHE AKSESIN PËR PËRDORUESIT
Aksesi i subjekteve të interesuara në regjistrin qendror të llogarive bankare kryhet drejtpërdrejtë në mënyrë elektronike përmes të dhënave për përdoruesin dhe kodin hyrës.
Subjektet e interesuara, sipas pikës 10, të nenit 4, të ligjit nr.154/2020, ?Për regjistrin qendror të llogarive bankare?, përcaktojnë përdoruesit që do të kenë akses në të dhënat e këtij Regjistri, bazuar në kriterin nevojë për njohje.
Kërkesa me shkrim për pajisjen me kodin hyrës i paraqitet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke bashkëlidhur për secilin përdorues të dhënat sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pajis me kod hyrës secilin përdorues brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e kërkesës me shkrim.
Kodet hyrëse nuk mund t?u bëhen të ditur personave të tretë, të ndryshëm nga përdoruesit.
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Shërbimi Informativ i Shtetit paraqesin kërkesë për pajisje me kodet hyrëse pa zbuluar identitetin e përdoruesit. Në këtë kuptim, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Shërbimi Informativ i Shtetit do të jenë mbajtës/përgjegjës të kodeve hyrëse dhe me akt të brendshëm duhet të bëjnë identifikimin e kodit me përdoruesin.
Përdoruesit duhet të përdorin të dhënat e përfituara nga regjistri vetëm për qëllime të përmbushjes së detyrave funksionale, duke zbatuar legjislacionin në fuqi.
Ekstrakti i rezultatit të kërkimit në regjistër mundësohet on-line menjëherë dhe mund të shkarkohet apo të printohet nga përdoruesit i firmosur në mënyrë digjitale nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Subjektet e interesuara i ruajnë të dhënat e mbledhura nga regjistri, jo më gjatë sesa koha e parashikuar në nenin 11, të ligjit nr.154/2020, ?Për regjistrin qendror të llogarive bankare?.
Regjistri aksesohet vetëm nga përdoruesit të subjekteve të interesuara.
III. LLOJI I TË DHËNAVE TË AKSESUESHME NGA PERDORUESIT E AUTORIZUAR NGA SUBJEKTET E INTERESUARA
Subjektet e interesuara si më poshtë:
a) Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave;
b) Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm;
c) Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
ç) Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;
d) Byroja Kombëtare e Hetimit;
dh) Shërbimi Informativ i Shtetit;
kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, nëpërmjet përdoruesve të autorizuar prej tyre.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave nëpërmjet përdoruesve të autorizuar ka akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, përveç të dhënave sipas pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.154/2020, ?Për regjistrin qendror të llogarive bankare?.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në ushtrim të funksioneve të saj për mbledhjen e të ardhurave nëpërmjet personave të autorizuar, ka akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pa filtruar në të dhënat e regjistrit.
Drejtoritë e taksave dhe të tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme të Doganave, nëpërmjet përdoruesve të autorizuar prej tyre, kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, përveç të dhënave:
a) sipas pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.154/2020, ?Për regjistrin qendror të llogarive bankare?;
b) sipas shkronjave ?e?, ?ë?, ?f? dhe ?g?, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.154/2020, ?Për regjistrin qendror të llogarive bankare?.
Subjektet e interesuara nuk kanë kufizime në numrin e personave që mund të autorizohen për të pasur akses në Regjistër, por kanë kufizime në kategorinë e punonjësve që mund të autorizojnë, më konkretisht:
a) Për Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Shërbimin Informativ të Shtetit, përdoruesit e autorizuar trajtohen sipas pikës 6, të kreut II, të këtij vendimi;
b) Për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, përdoruesit e autorizuar janë vetëm prokurorët dhe punonjësit që sipas ligjit gëzojnë statusin e oficerit të policisë gjyqësore, pa përfshirë administratën;
c) Për Inspektoratin i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave përdoruesit e autorizuar janë vetëm inspektorët, të cilët janë përgjegjës për kontrollin e pasurisë, pa përfshirë administratën;
ç) Për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në ushtrim të funksioneve të saj për mbledhjen e të ardhurave, përdoruesit e autorizuar janë vetëm punonjësit sipas strukturës së miratuar, të cilët kanë në fushën e përgjegjësisë shtetërore mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara, kontrollin e specializuar dhe hetimin tatimor, pa përfshirë administratën;
d) Për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, përdoruesit e autorizuar janë vetëm punonjësit sipas strukturës së miratuar, të cilët kanë në fushën e përgjegjësisë shtetërore mbledhjen e detyrimeve dhe hetimin doganor, pa përfshirë administratën;
dh) Për drejtoritë e taksave dhe tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore, përdoruesit e autorizuar janë vetëm punonjësit sipas strukturës së miratuar, të cilët kanë në fushën e përgjegjësisë shtetërore mbledhjen e detyrimeve, pa përfshirë administratën;
e) Për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përdoruesit e autorizuar janë vetëm punonjësit sipas strukturës së miratuar, të cilët kanë në fushën e përgjegjësisë shtetërore krimin ekonomik dhe financiar, financimin e terrorizmit dhe gjurmimin e aseteve.
Nëse subjektet e interesuara konstatojnë se të dhënat e raportuara apo të mbajtura në Regjistër janë të pasakta apo të paplota, njoftojnë pa vonesë njësinë përgjegjëse për Regjistrin në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Institucionet financiare nuk raportojnë të dhëna për gjëndjen e llogarive bankare dhe përmbajtjen e kastave të sigurisë, me përjashtim të rasteve ku përcaktohet me vendim gjyqësor.
Regjistri mundëson edhe kërkim historik në të dhënat e regjistrit të mbledhura sipas nenit 8, të ligjit nr.154/2020, ?Për regjistrin qendror të llogarive bankare?.
DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT
Subjektet e interesuara njoftojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në rastet kur punonjësit e autorizuar për akses në këtë Regjistër pezullohen apo largohen nga detyra. Njoftimi bëhet brenda 24 orëve nga pezullimi apo largimi i punonjësit nga institucioni përkatës. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, menjëherë, por jo më vonë se 48 orë nga marrja e njoftimit, realizon bllokimin e kodeve hyrëse për punonjësit përkatës.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, apo çdo person tjetër i përfshirë në krijimin, mirëmbajtjen apo administrimin e Regjistrit, nuk mund të gjurmojnë apo prodhojnë raporte për aktivitetin e kërkimit dhe përdorimit të këtij Regjistri nga subjektet e interesuara të përcaktuara në pikën 10, të nenit 4, të ligjit nr.154/2020, ?Për regjistrin qendror të llogarive bankare?, përveç rasteve kur një raport i tillë kërkohet nga vetë këto institucione.
Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ?Fletoren zyrtare?.
Petrit Vasili, i cili ka mbajtur dy poste ministrore, atë të...
Kryeministri Edi Rama ka pasur një sërë daljesh mediatike gj...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryeministri Edi Rama u ka dhënë një sërë paralajmërimesh dr...
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar pas përjashtimit n...
Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas takimit të Krye...
Gjatë takimit me drejtuesit e bashkive, kryeministri Edi Ram...
Pasi ka përjashtuar Fatos Tushen nga PS, Kryeministri Edi Ra...
Kryeministri Edi Rama, takimin me kryebashkiakët e ka nisur ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të gjithë kryebashkiakët...
Fatbardh Kadilli, i cili kandidoi për kreu e PD, nuk i ndal ...
Sot nisin zyrtarisht fluturimet në aeroportin e ri ndërkombë...
SPAK është marrë me hetimin e çështjes së ish-kryebashkiaut ...
Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe dhe zyrta...
Ish-kryetari i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka ishte i ft...
Një person rreth të 50-tave është gjendur i pajetë në banesë...
Janë zbardhur detajet e para të ngjarjes që u regjistrua në ...
Është e provuar shkencërisht që kafshët nuk kanë turp. E në ...
Ish kreu i LSI Petrit Vasili është shprehur se së shpejti do...
GJKKO ka lënë në burg kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...