“Rast me pasuri të konsiderueshme”/ Braho paralajmëron goditjen e radhës nga SPAK
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, tha sot se p...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, tha sot se p...
Shkencëtarët po debatojnë mbi vendimin e rregullatorit amerikan të ilaçeve për miratimin e një ilaçi të ri për trajtimin e alcajmerit, i pari në njëzet vjet. Miratimi nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve nuk mori parasysh paralajmërimet nga ekspertët e saj të pavarur se trajtimi nuk ka treguar një ngadalësim të sëmundjes që dobëson funksionimin e trurit, por tani autoritetet e tjera rregullatore në të gjithë botën mund të rishikojnë studimet e debatueshme të këtij ilaçi.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave tha se ka miratuar përdorimin e ilaçit aducanumab të kompanisë Biogen bazuar në rezultatet që tregonin “shanse të arsyeshme” se mund të sillte përfitime për shëndetin e pacientëve me alcajmer.
Ky është ilaçi i vetëm që rregullatorët amerikanë thonë se ka gjasa të trajtojë shkaqet e sëmundjes, e jo thjesht të menaxhojë simptomat si ankthi dhe pagjumësia.
Vendimi, që mund të ketë ndikim tek miliona amerikanë të moshuar dhe familjet e tyre, pritet të shkaktojë mosmarrëveshje midis mjekëve, studiuesve dhe grupeve të pacientëve.
Ai gjithashtu ka pasoja të gjera mbi standardet e përdorura për të vlerësuar terapitë eksperimentale, përfshirë ato që tregojnë vetëm përfitime të vogla.
Profesori i Neurologjisë në Kolegjin e Londrës, Jonathan Schott nuk pret që ky të jetë ilaçi më i rëndësishëm për trajtimin e alcajmerit. Por, Dr. Schott, i cili gjithashtu është një nga studiuesit kryesor në organizatën e Studimit të Alcajmerit në Britani, beson se ilaçi i ri do të jetë një hap i rëndësishëm që do të tërheqë investime nga kompanitë farmaceutike.
“Ilaçet e para që miratohen për përdorim nuk janë domosdoshmërisht më të mirat. Ato në fund mund të mos përdoren shumë, por ato janë një nxitje e madhe për vazhdimin e investimeve”, thotë ai.
Vendimi për miratimin e ilaçit u mirëprit edhe nga të afërmit e pacientëve me alcajmer, si Emily Allen, nëna e së cilës u diagnostikua me alcajmer 11 vjet më parë kur ajo ishte vetëm gjashtëdhjetë vjeç.
Zonja Allen thotë se pacientëve me një sëmundje kaq degjeneruese afatgjatë duhet t’u jepet mundësia të provojnë ilaçe të reja si aducanumab-i.
“Nuk ka asgjë për alcajmerin në këtë moment, dhe ky ilaç është i dobishëm vetëm në fazat e hershme të sëmundjes, që do të thotë se tani është vonë për shumë njerëz. Unë mendoj se nuk është e drejtë të jesh kaq i përmbajtur rreth një sëmundjeje që ndikon rëndë tek e gjithë familja”, thotë ajo.
Alcajmeri shkaktohet nga ndërtimi i proteinave anormale të amiloidit dhe taut në tru. Kjo çon përfundimisht në humbjen e qelizave të trurit dhe shkakton ndryshime kimike që çojnë në simptoma të alcajmerit si humbja e kujtesës.
Ilaçi i ri, aducanumab përqëndrohet tek amiloidi, duke krijuar një përgjigje të sistemit imunitar ndaj tij.
“Ilaçet që kemi pasur deri më sot, të licensuara gati 20 vjet më parë, rrisin kimikatet e trurit tek pacientët me alcajmer, por nuk bëjnë asgjë për të trajtuar proceset themelore si akumulimi i proteinave anormale. Ky ilaç, aducanumabi u krijua për të pastruar proteinat amiloide nga truri. Dhe ne mendojmë se akumulimi i amiloideve fillon shumë vite para shfaqjes së simptomave”, thotë Dr. Schott.
Kërkimet si ai në Spitalin Charing Cross të Londrës kanë kontribuar në dy studime të shqyrtuara nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve.
Dr. Schott thotë se mosmarrëveshjet rreth gjetjeve përqendrohen në faktin nëse dy studimet tregojnë se ka patur përmirësime të kujtesës tek pacientët e trajtuar me ilaçin e ri.
Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve i pranoi “pasiguritë e mbetura” rreth ilaçit, por tha se aftësia e tij për të zvogëluar grumbujt e dëmshëm të pllakëzave në tru pritet të ndihmojë në ngadalësimin e demencës.
Ilaçi i ri i prodhuar nga kompanitë Biogen dhe Elsai.Co është miratuar për përdorim tek pacientët që janë në fazat e hershme të alcajmerit dhe një nga sfidat më të mëdha është diagnostikimi i saktë i sëmundjes. Për zgjidhjen e këtij problemi është duke punuar një laborator në Universitetin e Lundit në Suedi, i cili po bënë studime mbi një test eksperimental gjaku për të lehtësuar diagnostikimin e sëmundjes./VOA
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dalë me një r...
Mevlan Shaba është një nga personazhet mëtë komentuar të mom...
Ermand Mertenika (Inxhinier Biomjekesor)Kanceri i gjirit (ka...
Këngëtarja e famshme Bebe Rexha ka treguar se është një ruaj...
Savanna Santos është një nga modelet më seksi të Instagramit...
Dana Hammo është një nga vajzat më bombastike në rrjetet soc...
Eriana Blanco është një nga modelet më seksi të Instagramit....
Ka vijuar sot vaksinimi i pedagogëve dhe mësuesve me dozën e...
Atdhe Xharavina dhe Sara Malaj, pak ditë më parë bënë të dit...
Tashmë çdo gjë që bën Mevlani dhe Ledjana do të jenë në qend...
Këngëtarja Enca Haxhia njihet si një nga personazhet më prov...
Mevlan Shaba është një ndër konkurenët më të komentuar të pr...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Melisa Lleshi është një nga ish konkurrentet më të përfolur ...
Ledjana Prenga ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave roz...
Mjeku Tritan Kalo ka dhënë alarmin për cilësinë e ajrit. dhe...
Ish konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xharavina është shumë akt...
Ledjana Prenga është një nga personazhet më të komentuara t...
Ish-missi Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman jan...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...