Emërohet ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri
Përfaqësuesja e Lartë e e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja ...
Përfaqësuesja e Lartë e e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja ...
Sabien Lilaj ka fituar gjas htë herë kampionatin shqiptar dhe këtë sezon ia doli që të triumfonte me Prishtinën në elitën e futbollit kosovar. Ish-mesfushori i Tiranës, Kukësit dhe Skënderbeut në Superiore flet për ?Panorama Sport? në lidhje me titullin në Kosovë, objektivat me kryeqytetasit atje, pengun e karrierës dhe një prognozë në lidhje me titullin në Shqipëri, kur Partizani pati fituar me Teutën në Durrës. Mesfushori bën krahasimin e nivelit mes dy kampionateve.
Lilaj, urime për titullin në Kosovë! Si ishte ky sezon me Prishtinën?
Faleminderit! Ishte një sezon i vështirë. Sidomos në fillim, kur ishte situatë e vështirë pasi faza e parë nuk shkoi ashtu siç e kishim menduar për shkak se shumë lojtarë të rinj erdhën në fillim të sezonit dhe vetë trajneri erdhi vetëm dy ditë para nisjes. Normalisht, për këtë duhej koha e nevojshme për t?u adaptuar dhe njohur më mirë me njëritjetrin. Pas fazës së parë, kemi arritur gati 21 fitore dhe kjo tregon edhe pse e merituam që të ishim kampionë.
Keni triumfuar me Tiranën, por edhe me Skënderbeun e tani me Prishtinën. Ku shijon më shumë titulli, në Kosovë apo Shqipëri?
Titulli shijon gjithmonë (qesh?). S?ka rëndësi nëse është në Kosovë apo Shqipëri. Pas një sezoni ku je lodhur shumë dhe ka pasur ulje-ngritjet e veta, dhe në momentet e fundit kur e mbyll me fitimin e titullit, çdo herë është një ndjenjë pozitive dhe je i gëzuar.
Plani posttitull, kur do të riktheheni në Shqipëri?
Unë kam edhe dy vite kontratë me Prishtinën, kështu që nuk kam çfarë të diskutoj. Plani i vetëm që kam për momentin është të bëj disa ditë pushime, të qetësohem për të qenë gati për nisjen e përgatitjeve me datë 1 qershor pranë ekipit për fazën përgatitore në kuadër të kualifikueseve në Ligën e Kampionëve.
Pushimet e ëndrrave për Lilajn?
Për shkak të COVID-it, nuk kemi më pushime ëndrrash. Vitin e kaluar i kisha prenotuar në Bali, në Indonezi, dhe na u anuluan për shkak të kësaj situate me pandeminë. Kështu që, këtë vit, për të qenë të sigurt Ksamili është vendi i duhur për një javë qëndrim buzë detit, sepse nuk kemi kohë. Pastaj, nuk di si do të shkojë periudha e ndeshjeve dhe si do të jetë koha në dispozicion gjatë muajit gusht, nëse do të ketë hapësirë pushimesh apo jo.
Momenti më i bukur i këtij sezoni?
Momenti më i bukur ishte kur siguruam titullin matematikisht.
Po më i vështiri?
Ka pasur shumë. Dy dëmtime që kam pësuar, pata tërheqje. Jo vetëm kaq, por dy javë isha jashtë fushave për shkak të COVID-it, ku edhe humba fazën përgatitore. Gjithsesi, jam i lumtur që u ktheva në formë dhe dhashë kontributin tim për të ndihmuar ekipin.
Çfarë ju mungon nga periudha para pandemisë?
Të them të drejtën, nuk është se më mungon ndonjë gjë e madhe sepse nuk jam një tip që e shfrytëzoj shumë jetën e natës. Sepse, vetëm ajo është e bllokuar totalisht. Me familjen afër, e kam kaluar lehtë dhe çdo gjë po shkon thuajse drejt normalizimit. Tifozët pa diskutim janë mungesa më e madhe në sport, sidomos në futboll.
Në Shqipëri edhe kundërshtarët ju trajtonin me respekt, po në Kosovë?
Besoj që është e njëjta gjë. Nuk është se shoh ndonjë mosrespekt. Në përgjithësi njerëzit janë të dashur ndaj futbollit dhe mua më kanë respektuar. Në Kosovë, problemet e vetme janë në terrene sportive. Të tjerat janë në rregull.
Si e keni parë Superioren dhe cili ekip mendoni se meriton titullin?
Ai që e fiton. E kam ndjekur Superioren dhe nuk e di çfarë të them për nivelin pasi deri në javë të fundit kanë qenë katër ekipe që kanë luftuar fort për titullin. Ndërsa në anën e cilësisë, nuk është se jam shumë i kënaqur. Katër ekipet e para duken më të organizuara. Edhe pak javë më parë, kam parë Partizanin dhe Teutën më të favorizuara për të fituar titullin. Pasi kam parë ndeshjen mes Teutës dhe Partizanit, fituar nga këta të fundit, kam menduar se Partizani do të ishte më pranë titullit dhe e meriton pak më shumë në raport me të tjerat këtë sezon. Absolutisht, pa i hequr meritat askujt që do të triumfojë.
Skënderbeu ia doli, çfarë ju pëlqeu më së shumti nga reagimi i ekipit?
E para, nuk më vjen mirë që të shoh Skënderbeun të luftojë për mbijetesë. Nuk e kisha menduar që nga ai nivel që u arrit, të përfundonte në këtë pikë. Gjithsesi, me ardhjen e Memellit u rikthye besimi dhe ata çuna luftuan për ta shpëtuar ekipin. Ishalla fitojnë edhe Kupën për t?u rikthyer sezonin e ardhshëm në luftë për titull.
Çfarë synoni dhe sa larg shkon Prishtina në Europë?
Synimet mund të jenë të mëdha, por duhet parë si do të jetë ecuria në turet kualifikuese. Për mua është hera e parë që luaj në këtë nivel dhe nuk di çfarë niveli do të kenë edhe kundërshtarët. Për më tepër që është futur edhe liga e re dhe mbetet për t?u parë organizimi apo niveli i kundërshtarëve atje. Do të futemi shumë seriozisht të shkojmë s më lart sepse kemi një ekip me cilësi të mira.
Ç?vend do të zinte Prishtina e këtij sezoni në Superiore?
Përveç kushteve të terreneve dhe stadiumeve, niveli i lojtarëve dhe ekipeve nuk është se ka ndonjë diferencë të madhe. Të jap një përgjigje të saktë nuk mundem, por jam i sigurt që Prishtina në Shqipëri do të luftonte për titull. I kam parë ekipet në Superiore dhe nuk mendoj se është nivel më i lartë, madje mendoj se është më i ulët sesa në vitet e tjera. Me siguri, që mes treshes së parë do të dilnim.
Nëse në fillim e shihnin me dyshim për shkak të kaluarës së ...
Tashmë është zyrtare, Juventusi ka larguar Fabio Paratiçin.P...
Milan vendosi papritur të firmoste me portierin e Lilë, Majk...
Kategoria Superiore duket se ka funksionuar si promovimi më ...
Një vit më parë shkëmbimi, Pjanic-Arthur u konsiderua një ng...
Superliga shqiptare luan sot aktin e 36 dhe të fundit për kë...
Trajneri i kombëtares, Edi Reja ka shpallur ditën e sotme li...
Italia vajton ikjen e Tarcisio Burgnich, ish-kampionin e Eu...
Trajneri i Kombëtares, Edi Reja ka dalë ditën e sotme në kon...
Trajneri i kombëtares, Edi Reja ka publikuar listën me lojta...
Odise Roshi mbushi pak ditë më parë 30-vjeç dhe teksa mbrëmë...
Sot do të luhet dhe java e fundit e Kategorisë Superiore për...
Plas te Kukësi. Mesfushori Vesel Limaj konfliktohet verbalis...
Rron Broja dhe Jasir Asani kanë qenë lojtarët më të mirë të ...
Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore me Uellsin dhe Rep...
Donnaruma u zbulua nga Sinisa Mihajloviç në kohën kur italia...
Kukësi i këtij sezoni është një ëndërr e keqe, pasi ka bërë ...
Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, peripecitë e skuadrës s...
Zhoao Kanselo tashmë është pjesë e Mançester Sitit dhe për p...
Federata Shqiptare e Futbollit i ka dërguar një letër zyrtar...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i ndodhur ditën e ...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
Një konflikt me sende të forta ka ndodhur mes dy personave...
Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e shtetasit A.B. n...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Partia e kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, ka fituar z...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi një bisedë tel...
Zëdhënësi i KQZ Kosovë, Valmir Elezi ka bërë një përditësi...
Komanda qendrore e ushtrisë së Iranit njoftoi për ndaljen ...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Transfertat ndërkombëtare të nisura nëpërmjet sektorit ban...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
Sektori i ndërtimit po kalon një periudhë sfiduese. Edhe p...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...