web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tha se ai është i lidhur me Diona Fonën/ Andi thumbon Jasminën

14 Maj 2021, 15:13, Lifestyle CNA

Andi dhe Jasmina ishin një nga çiftet më të komentuar në rrjetet sociale, por mesa duket marrëdhnia e tyre është krisur. Jasmina publikoi një foto ku dukej Andi dhe këngëtarja Diona Fona dhe sipas saj, ish konkurenti është larguar nga ditëlindja e Fationit menjëherë drejt Vlorës për të qenë protagonist në videoklipin e saj.

?Boll më pyetët se çfarë bën Andi e nga është Andi. Durova të dal si femër e fiksuar para një Shqipërie, ndërkohë që duket kush shkon mbrapa femrës së gabuar.

Dje ka qenë i ftuar në ditëlindje (i referohet ditëlindjes së ish-konkurrentit Fation Kuqari), por ka ikur direkt drejt Vlorës për t?i ardhur në ndihmë ?shoqes? që e ka njohur vetëm kur i ka shkruar për ta marrë si imazh. Nuk kam folur e nuk kam hapur kësi temash, sepse personi në fjalë takohej me mua dhe më bënte të dukesha si e çmendur për këto ?mendime?. Dje, ua them sinqerisht, po e prisja t?u dilnin fotot dhe ja ku ma nxorrët fytyrën e vërtetë të mashkullit ?të dashuruar?.

Njeriu i fundit që do të doja t?ia hiqja maskën publikisht, por si fillim ai s?duhej të kishte maskë me mua. Sa për këtë ?femrën?, bota është rrumbullak, sot unë, nesër ti. Edhe po, jam duke i dhënë prapë rëndësi publike dhe kushdo që do dojë të kthejë përgjigje jam e hapur për çdo ballafaqim! Edhe pse s?ka gojë njeri të më flasë. Gjithsesi ju pres.

Edhe ju lutem, mos më bëni më tag nëpër video e foto me të. Ju puç?,

Andi nuk ka reaguar akoma në lidhje me këtë deklaratë ndërkohë që ka hequr Jasminën nga Instagrami. Ai ka publikuar një foto të cilën e ka fshirë më pas, ku duket se hodhi një thumb për ish-konkurenten. ?Përpara se të më gjykosh mua, sigurohu të jesh vetë perfekte?, shkruan Andi./CNA.al





Lajmet e fundit nga