web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Finale pa krisma në “Camp Nou”, Atletico frenon Barcelonën dhe Messin

8 Maj 2021, 16:20, Sport CNA

Mbyllet pa gola supersfida Barcelona-Atletico Madrid. Dy skuadrat po garojnë për titullin kampion dhe dhuruan një betejë sportive në ?Camp Nou?. Ekipi i Diego Simeones ishte më i rrezikshëm në pjesën e parë.

 

Correa, Llorente dhe Carrasco patën shanset e tyre, por nuk ia dolën të dërgonin topin në rrjetë. Leo Messi tensionoi mbrojtjen mike në minutën e 41-të, por Oblak e ndali me një pritje të bukur.

Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar, edhe pse vendasit patën iniciativën. Araujo gjeti golin në minutën e 70-të, por ishte në pozicion të parregullt dhe u anulua. Në fund tentoi edhe Dembele, por sfida përfundoi 0-0.

 

Atletico Madrid vazhdon të kryesojë La Liga-n me 77 pikë, dy më tepër se Barcelona dhe tre mbi Real Madrid, që pret në fushën e vet Sevillan (70 pikë) të dielën në mbrëmje (21:00)





Lajmet e fundit nga