web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sapo ishte kthyer nga dëmtimi, Kumbulla ka sërish probleme dhe humbet sfidën me Mançester Junajtid

3 Maj 2021, 10:53, Sport CNA

Marash Kumbulla zbriti mbrëmjen e djeshme titullar me Romën në ndeshjen që këta të fundit luanin në Olimpico, ndaj Sampdorias. Mbrojtësi i kombëtares kishte munguar prej disa javësh si pasojë e një dëmtimi në gju, në kohën kur ishte i grumbulluar me Shqipërinë.

Mirëpo, kur u mendua se gjithçka ishte lënë pas, Kumbulla shfaqi sërish shqetësime dhe u detyrua të zëvendësohej në minutën e 63. Në fakt, mbrojtësi ndjeu shqetësime prej pjesës së parë teksa pati një duel me Thorsbi dhe gjuri bëri të shqetësohej stafin teknik që për disa minuta u kujdes për të.

Por, në pjesën e dytë, Kumbulla u dorëzua teksa pati probleme në shpinë dhe u zëvendësua nga Ibanez, ndërsa tashmë lojtari i kombëtares do të humbasë edhe ndeshjen e së enjtes në Europa League ndaj Mançester junajtid, teksa mbetet për t?u kuptuar koha e rikthimit në fushë.





Lajmet e fundit nga