web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moviola e ndeshjes Kastrioti-Skënderbeu, penallti e saktë për korçarët

3 Maj 2021, 08:06, Sport CNA

Ndeshja e djeshme mes Kastriotit dhe Skënderbeut pati disa momente tensioni që u reflektuan edhe në moviolën e ndeshjes. Mungon një i kuq për Çelën në pjesën e parë, ndërsa në fund penalltia për korçarët është e drejtë.

10? Mensah brenda zonës, humb topin dhe më pas Rami me një dorë të hapur ndërhyn dhe ia rrëmben. E rrezikshme, por as vetë Mensah nuk protestoi.

42? Prodani godet me bërryl në fytyrë pa top Vangjelin dhe ndëshkohet me të verdhë, që është i dyti për të. Duhej i kuq direkt.

45? Çela godet me kokë Sadriun pas një sherri të krijuar mes lojtarëve. Jorgji e fal dhe i jep vetëm të verdhë, ndërsa duhej akorduar menjëherë karton i kuq.

64? Bardhi bën dy herë faull taktik me duar duke ndalur Marën. Jorgji e fal dhe nuk i jep të verdhë.

90+2? Mara merr një pasim në hyrje të zonës, Rami e tërheq nga pas dhe ka penallti në favor të Skënderbeut dhe karton të verdhë për lojtarin e Kastriotit. Vendim i drejtë nga kryesori.





Lajmet e fundit nga