web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mori detyrën në situatë kritike”/ Haradinaj ngushëllon shqiptarët për humbjen e Bashkim Finos

29 Mars 2021, 09:13, Aktualitet CNA

Mesazhe ngushëlluese kanë ardhur edhe nga Kosova për humbjen e Bashkim Finos. Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për ndarjen nga jeta e ish kryeministrit Bashkim Fino.

Haradinaj i pikëlluar ka kujtuar se Fino e mori detyrën e tij si kryeministër në një situatë kritike dhe kreu me nder e atdhedashuri misionin e tij.

?I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit shqiptar Bashkim Fino.

Ai mori detyrën në situatën më kritike që kishte shteti modern shqiptar dhe e kreu me nderë e atdhedashuri, deri në rikthimin e normalitetit.

Me këtë rast ngushëlloj familjen Fino, kolegët e bashkëpunëtorët si dhe mbarë kombin shqiptar.

Bashkimi, u prehtë në paqe!

RH?, shkruan Ramush Haradinaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga