web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Festoi nudo golin e kualifikimit, dënim shembullor për futbollistin

5 Shkurt 2021, 08:05, Sport CNA

Sulmuesi brazilian Emerson Karioka është pezulluar me 8 ndeshje për festën e tij të golit duke u zhveshur nudo në dhjetor.

25- vjeçari, i cili luante për Sampaio Korrean, shënoi golin e fitores kundër Marikas, duke e kualifikuar ekipin e tij në kampionatin Karioka.

Por ai festoi duke u zhveshur nudo dhe valëvitur pantallonat e tij përpara ekipit rival, incident që solli një sherr masiv.

Pas hetimeve, Komisioni Disiplinor vendosi pezullimin e tij me 8 ndeshje për thyerje të disiplinës dhe etikës, por problemi është se ai nuk është më pjesë e klubit të Korreas, por do ta shlyejë pezullimin te skuadra e re Portugesa do Rio, e cila e ka apeluar atë.

Karioka u justifikua se e kishte bërë atë gjest pasi kishte vuajtur fyerjet raciste të rivalëve. Ai pranoi se e kaloi cakun dhe i kërkoi ndjesë tifozëve dhe shokëve të skuadrës.





Lajmet e fundit nga