web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partizani nuk ndalet në merkato, afron ish-sulmuesin e Kukësit

1 Shkurt 2021, 16:29, Sport CNA

Markovanbasten Çema është transferuar tek skuadra e Partizanit.

Sulmuesi 23-vjeçar, i cili ka veshur fanellën e kuqe edhe në akademinë e skuadrës së Partizanit, ka firmosur me skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja për të luajtur për pjesën tjetër të sezonit.

Më parë Çema ka qenë pjesë e Kukësit, Dinamos, Erzenit dhe Internacionalit.

Duke parë karakteristikat e tij dhe gjatësinë, për teknikun Ilir Daja është një përforcim i duhur për sulmin e ekipit të kuq.

Çema mund të përdoret edhe nga Partizani B , e cila militon në Kategorinë e Parë.





Lajmet e fundit nga