web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi"/ Vihet në pranga 30-vjeçari në Korçë

21 Janar 2021, 08:27, Kronika CNA

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”).

Ky shtetas është konstatuar nga Forcat e Posaçme ?Shqiponja? të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në rrugë, në lagjen nr. 14, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga