Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Nga protestat e dhunshme që përfshinë Tiranë ditën e djeshme për vrasjen e Klodjan Rashës, policia ka arrestuar 59 persona ndërsa nën hetim janë 116 persona të tjerë.
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Policia u ka bërë apel prindërve që të mos lejojnë fëmijët e mitur të marrin pjesë në tubime.
Mes të tjerash theksohet se shërbimet e Policisë kanë përdorur të gjitha mjetet e ligjshme për të neutralizuar personat e dhunshëm të cilët bënin thirrje për grumbullime dhe nxisin turmat për të dhunuar punonjësit e Policisë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rreth orës 18:00 të datës 10.12.2020, para godinës së Ministrisë së Brendshme nisi një tubim i paligjshëm i cili u përshkallëzua në veprime të dhunshme ndaj institucionit të Ministrisë së Brendshme dhe ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët ishin në shërbim.
Më pas, pjesëmarrësit në tubim u ndanë në disa grupe dhe për rreth tre orë kanë ushtruar dhunë në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, në sheshin Skënderbej, në rrugën ?Myslym Shyri?, tek Tajvani, në ish-Bllok, te 21-shi, tek hryja e rrugës së Elbasanit, Banka e Shqipërisë, ndaj një selie të një subjekti politik, Ministrisë së Financave, në shumë biznese private etj.
Gjithashtu, këto grupe kanë sulmuar me gurë e me lëndë piroteknike Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policinë Nr. 2.
Si pasojë e dhunës me gurë, pllaka guri, sende të forta dhe lëndë piroteknike u plagosën 5 punonjës policie, duke u shkaktuar dëmtime të rënda fizike, u shkatërrua sinjalistika horizontale dhe vertikale në rrugët e lartpërmendura, semaforët, llambadarët e ndriçimit të rrugëve, u është vënë flaka kazanëve të mbeturinave, si dhe në institucionet shtetërore dhe subjektet private janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Policia e Shtetit, nisur edhe nga fakti i pjesëmarrjes së të miturve në protestë është munduar të parandalojë përshkallëzimin e tubimit duke iu bërë thirrje të pandërprerë protestuesve që të shpërndaheshin pasi tubimi i i paligjshëm dhe veprimet e tyre ishin në kundërshtim të plotë më ligjin, por mbi të gjitha përdorimi i dhunës po rrezikonte jetën e punonjësve të policisë, të të miturve në tubim dhe të qytetarëve të tjerë.
Shërbimet e Policisë kanë përdorur të gjitha mjetet e ligjshme për të neutralizuar personat e dhunshëm të cilët bënin thirrje për grumbullime dhe nxisin turmat për të dhunuar punonjësit e Policisë.
Strukturat operacionale kanë bërë të mundur filmimin e personave të dhunshëm të cilët plagosën punonjësit e Policisë dhe shkatërruan pronën publike e private dhe në bazë të filmimeve kanë bërë shoqërimin e tyre. Më pas, në përfundim të veprimeve procedurale është bërë arrestimi në flagrancë i 59 shtetasve, si dhe u proceduan penalisht 116 të tjerë, për kryerjen e veprave penale ?Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme?, ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit?, ?Prishja e qetësisë publike?, ?Shkatërrimi i pronës me zjarr? dhe ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik? dhe ??Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike??.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjetër të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private, si dhe për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve të cilët kanë bërë dhe bëjnë thirrje në rrjetet sociale për të marrë pjesë në tubime të paligjshme.
Policia e Shtetit apelon për prindërit që të mos lejojnë minorenët të marrin pjesë në tubime apo të keqpërdoren nga më të rriturit, pasi pjesëmarrja vetëm rrezikon integritetin e tyre fizik dhe vështirëson punën e Policisë në menaxhimin e tubimit, për të parandaluar dhunën dhe shkatërrimin e pronës shtetërore dhe asaj private.
Dhuna e ushtruar mbrëmjen e djeshme ndaj punonjësve të policisë dhe shkatërrimi barabar i pronës nuk përligjin qëllimin e tubimit, ndaj Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të distancohen nga këto veprime dhe të mos grumbullohen në tubime të paligjshme pasi do përballen me forcën e ligjit.
Policia është e Shtetit dhe në shërbim të qytetarëve, sikundër edhe institucionet dhe prona publike janë të qytetarëve dhe është detyrë e të gjithë të kontribuojmë për të mbrojtur këto dhe për të patur më shumë besim dhe mbështetje të ndërsjellë, me qëllimin e vetëm ndërtimin e një ambienti sa më të sigurt shoqëror.
Policia e Shtetit ndjehet thellësisht e keqardhur për aktin e patolerueshëm të efektivit të saj që hapi zjarr duke shkaktuar humbjen e jetës së një shtetasi. Efektivi është vënë menjëherë në duart e drejtësisë dhe drejtësia duhet të bëhet deri në fund. Por askush nuk mund ta njehsojë Policinë e Shtetit me një individ që kreu një akt të dënueshëm ligjërisht dhe askush nuk mund ta pengojë Policinë e Shtetit të kryejë detyrën e saj në mbrojtje të rendit publik, komuniteteve dhe qytetarëve.
Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë atyre që duan të protestojnë që të mbajnë parasysh se në këtë kohë të jashtëzakonshme për shëndetin e njerëzve tubimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara me ligj dhe po ashtu çdo përdorim dhune është i dënueshëm nga ligji. Gjithashtu, Policia e Shtetit sjell në vëmendjen e çdo nxitësi apo ushtruesi dhune ndaj uniformave të Policisë, se efektivët e saj e kanë për detyrë të reagojnë proporcionalisht dhe nuk do të ngurrojnë ta bëjnë këtë në asnjë rast dhe për asnjë arsye./CNA.al
Komisioni i Venecias këtë të premte ka miratuar opinionin pë...
Koronavirusi i ka marrë jetën ditën e sotme ish rektorit të ...
Në rrjetet sociale është shpërndarë një poster i cili njofto...
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja ...
Efektivi që vrau Klodian Rashën dy ditë më parë ka shfaqur p...
Përdoruesit e DreamLab në mbarë globin kanë ndihmuar shkenct...
Baton Haxhiu ka komentuar dorëheqjen e Sandër Lleshaj dhe em...
Institucioni i Avokatit të Popullit në një reagim zyrtar ka ...
Gazetari Bledi Mane ka akuzuar Policinë e Shtetit se ende vi...
Ambjentalisti Sazan Guri është shtruar në spital si pasojë e...
I dyti pas Tiranës, Fieri vazhdon të ketë numër të madh të p...
Mjeku anestezist Mihal Kerci është prekur nga COVID-19 dhe ë...
Procedime penale edhe për 15 qytetarë të cilët morën pjesë n...
Prej dy ditësh qindra qytetarë janë ngritur në protestë duke...
Gazetari Artan Hoxha shpjegoi kronologjinë e vrasjes së të r...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ...
Sekretari i Ministrisë së Brendshme Plarent Ndreca ka marrë ...
Juristi Plarent Ndreca, i ftuar në emisionin “Real Story” në...
Pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taul...
Janë shoqëruar në komisariatin e Korçës organizatorët e prot...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...