web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncoi Ben Blushin/ Policia njoftim zyrtar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, kush janë të arrestuarit

21 Tetor 2020, 06:57, Kronika CNA

Policia e Tiranës ka dhënë njoftim zyrtar, në lidhje me prangosjen e katër personave të prangosur, për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, rreth një javë më parë.

Sipas uniformave blu janë vënë në pranga dy personat që kanë ndjekur me qëllim për ta vrarë biznesmenin Andon Dhima, si dhe dy bashkëpunëtorë.

Gjithashtu është sekuestruar arma e zjarrit me të cilën autorët do kryenin krimin, automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

?Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. Dh., i cili ka treguar se mbrëmjen e datës 15.10.2020, në rrugën ?Muhamet Gjollesha?, dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë, menjëherë kanë organizuar punën në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë, për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe profesionale të bërë nga këto struktura, u bë i mundur sigurimi i provave që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Mbi bazën e provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Nr. 2 u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Stuhia”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.
Po në kuadër të operacionit u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit:

M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.?-thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë këtu se biznesmeni Andon Dhima prej disa muaj është në një konflikt të hapur me ish-politikanin dhe drejtorin e Top Channel, Ben Blushi.

Një letër e gjatë drejtuar ambasadës së SHBA-ve ka zbuluar prona të përfituara nga Blushi dhe familjarët e tij, disa prej tyre shitur me vlera qesharake. Gjithashtu Ben Blushi, është akuzuar se nuk ka paguar mbi 50 mijë euro karburant, por dhe ka marrë 100 mijë euro në emër të vëllait të tij, pa folur për pjesë pasurie miliona dollarë të një pallati ndërtuar në kryeqytet i cili është vendosur në emër të ish-vjehrit të Ben Blushit./ CNA.al

Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Artan Hoxha plas ?bombën? për Ben Blushin





Lajmet e fundit nga