SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
E pamoralshme, e turpshme, e pabesueshme! Prej dy ditësh me video dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë është denoncuar atentati ndaj një biznesmeni në kryeqytet. Ai quhet Andon Dhima.
Dy netë më parë dy persona kanë tentuar ta vrasin në hyrje të pallatit të tij. Kanë qenë pesë deri në shtatë sekonda të arta që i kanë shpëtuar atij jetën, pra hyrja në ashensor, siç do ta shikoni edhe në videot e mëposhtme. Por çfarë po ndodh në këto 48 orë?
Një kazan i fëlliqur mediatik është futur i gjithi në censurë, përjashto reagimin e fortë të gazetarit Artan Hoxha dhe Abc News-in por edhe disa portale dhe media të tjera si Syri Tv, CNA.al, Shqiptarja.com, Newsbomb, Fax News, gazeta Sot, Tema, Hashtag.al, Bold News apo Hapur.al, askush tjetër nuk flet. Tv, portale, media gjoja të pavarura nuk thonë asnjë fjalë.
Një atentat në mes të kryeqytetit, tek stadiumi Dinamo, një nga zonat më të frekuentuara në orën 22 ndaj një biznesmeni dhe mediat heshtin. Jo vetëm nuk transmetojnë videot por edhe mbyllin gojën për të thënë se me kë kishte probleme ky person. Biznesmeni Andon Dhima është marrë në pyetje në polici, janë marrë fëmijët e tij dhe është vënë në mbrojtje nga policia.
Është marrë në mbrotje nga Policia e Shtetit, pasi të gjithë ekspertët kanë konstatuar se ka qenë me fat që i ka shpëtuar një atentati që do t?i merrte jetën, ku duken qartë në video dy personat me armë në dorë. Mediat shumica nuk flasin. Hesht, hesht kazani i fëlliqur mediatik dhe ka mbyllur gojë.
Pse lind pyetja!
Sepse biznesmeni ka drejtuar gishtin ndaj drejtuesi të një televizioni dhe politikani. Po, ka drejtuar gishtin ndaj Ben Blushit, duke thënë ai dhe fëmijët e tij se nuk kanë asnjë konflikt me asnjë person, por kanë vetëm përplasje civile dhe penale me Ben Blushin, të cilin e ka denoncuar biznemeni Andon Dhima në Ambasadën e SHBA-ve, në Prokurori ku para disa ditësh ka dhënë deponim, por ka edhe çështje gjyqësore në lidhje me çështje të ndryshme pronash, pa folur këtu për borxhe 100 mijë euroshe apo sasi prej mijëra litrash karburant të papaguar.
E pra, pse është emri i Ben Blushit, kazani i fëlliqur mediatik hesht dhe heshtin të gjithë dhe japin kronika për inceneratorët. Në vend që të bërtasin dhe të ulërasin se në mes të Tiranës i bëhet atentat një biznesmeni, mediat kanë hall të mbrojnë imazhin e inceneratorëve, fëlliqësirës tjetër korruptive të qeverisë Rama në këto 7 vite.
Inceneratorët është halli i medias shqiptare, të na tregojnë sa mirë punon ai në Elbasan, sa energji prodhon, si punon ai në Tiranë, e si punon ai në Fier, megjithëse paratë i paguajnë nga xhepat e shqiptarëve, 178 milionë euro, por mesa duket inceneratorët mbushin me para edhe thasët e pronarëve të mediave që po shqetësohen të japin lajmin e madh për punën që kryejnë këta inceneratorë, që në dy landfille nuk ekzistojnë. Nga ana tjetër, nuk japin asgjë për rastin e biznemesnit, i cili është sulmuar dhe ka qenë zoti që ia ka shpëtuar jetën, pasi dy persona të armatosur ishin 5-7 sekonda me vonesë.
E pra, ky është kazani i fëlliqur mediatik, ku mund të thuash që shpesh ne që jemi vetë media përpiqemi të luftojmë që të mos na etiketojnë të tillë, por shumica zgjedhin këtë kazan, një kazan i fëlliqur i paguar me para inceneratorësh, që mbyll gojën për politikanë dhe drejtorë televizionesh që abuzojnë dhe u drejtohet gishti nga deponimet e biznesmenëve, në mënyrë të drejtpërdrejtë për konfliktet që ata kanë dhe dyshimet se mund të kenë qenë urdhëruesit e një atentati, por kazani zien.
Zien plehrat e inceneratorëve dhe paratë që vijnë nga ato dhe nuk flet për bzinemenin dhe nuk publikon videot e një skandali që është një sirenë alarmi për gjithë biznesin, për Policinë e Shtetit dhe për gjithë shqiptarët. Por kazani ynë ka halle të tjera, të ruajë fytyrën e Ben Blushit apo të marrë paratë e inceneratorëve./ CNA.al
Video ekskluzive-Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Si i shpëtoi atentatit me armë
Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Artan Hoxha plas ?bombën? për Ben Blushin
Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Ben Blushi thirret në polici
?Më ndoqën nga pas?/ Zbardhen të tjera detaje nga sulmi, dëshmia e biznesmenit që denoncoi Blushin
Denoncoi Ben Blushin në ambasadën e SHBA-ve/Biznesmeni sulmohet me armë nga maskat
Paditi Blushin/ Berisha dënon sulmin ndaj biznesmenit: Akt mafioz i bandave
Briseida Shehaj u rikthye të jetë lajm, pasi u caktua si nën...
Prej diss muajsh CNA.al ka denoncuar një dosje të plotë në l...
CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigimi për konce...
Bashkia e Elbasanit ka reaguar sot lidhur me inceneratorin e...
Bashkia e Elbasanit ka reaguar lidhur me aferën korruptive t...
“Pas rritjes me 30% të kapaciteteve të ekipeve të epidemiolo...
Ish-ministri i Brendshëm teknik i PD-së, Dritan Demiraj ka k...
Sot nëpërmjet postës kemi mësuar se jemi përballë në gjykatë...
Një raport i Ministrisë së Financave bën të ditur se inciner...
Tirana, në pothuasje të gjitha anët, është kthyer në një kan...
Nga Erion DashoDuke qënë se shumë zhurmues më ndërhyjnë në k...
Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në emisionin “Opi...
Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhur me vendimin e f...
Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg, foli s...
Një tubim është duke u zhvilluar në këto momente para Kryemi...
Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri është një histori kr...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi pezullimin nga de...
Zyrtarisht në botë ekzistojnë pesë raste të riinfektimit të ...
Nga dita e sotme ka nisur zbatimi i urdhrit për mbajtjen e m...
Vjen në Shqipëri mënyra më e lehtë për të patur smartphone-i...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...