web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reja zbulon pse la jashtë veteranët: Cikallashi nuk është në formë, Balajt nuk kam ç'ti shoh

3 Tetor 2020, 09:29, Sport CNA

Para pak çastesh është zbuluar lista e lojtarëve të ftuar për grumbullimin e këtij muaji të kombëtares dhe në listë shohim një revolucion të madh në zgjedhjet e Edi Rejës.

Sherif Kallaku ka arritur të fitojë menjëherë pas kalimit në Kroaci një vend në kombëtare, teksa e njëjta gjë vlen edhe për Albi Dokën. Tiranasi ka shkëlqyer te Gorica në Kroaci dhe pritet të zëvendësojë Elseid Hysajn në tre ndeshjet e programuara, teksa shihet si një lojtar ideal për skemën 3-5-2 të Rejas.

Një tjetër emër i ri është mbrojtësi i Lokomotiva Zgareb, Jon Mërsinaj, i cili ka fituar vend titullari këtë sezon me kroatët dhe do provojë t?i bëjë konkurrencë yjevve të tjerë që Shqipëria ka në difensivë. Gjithashtu edhe Enis Çokaj ka mundur të fitojë besimin e Rejës dhe të marrë ftesë.

Surprizë e madhe është grumbullimi i Marko Mollës, portieri i të rinjve të Bolonjas, të cilin Reja e ka bindur dhe e ka bërë menjëherë pjesë të kombëtares së madhe, teksa më parë është aktivizuar me të rinjtë e Italisë.

Surprizë e madhe është mungesa e Hysajt dhe katër lojtarëve të sulmit, Roshi, Balaj, Cikalleshi, Sadiku, që prej vitesh mbajnë peshën e ofensivës, por këtë herë stafetën ia kanë lënë emrave si Vrioni, Manaj, Seferi, Kamberi e Broja dhe do duhet ta shohin kombëtaren nga televizioni tashmë.

Reja në konference u shpreh:

“Jemi në një moment të vështirë gjërat bëhen të vëshira për skuadrën dhe për ne. Janë në kontakt me klubet, konsiderohemi si zonë e kuqe. Është e vështirë t?i lënë lotjarët ëe lirë. Kemi folur  edhe tani kanë dalë me COVID-19 disa lojtarë. Më kanë kërkuar të mos e marrë lojtarin Elseid Hysajn. Jemi në situatë të vështirë, sepse edhe pandemia edhe lufta në Armeni.

Për mungesat e 5 lojtarëve:

Roshi është dëmtuar nga informacionet që kam. Cikalleshi nuk është në formën e tij më të mirë. Balaj e njoh, nuk kam çfarë të shoh, kam vendosur ta lë në shtëpi.. Ka qenë projekt me Federatën që të synojmë 2024, por pa lënë mënjanë dhe eliminatoret e Ligës ,por duam të bëjmë një ekip konkurues. Dua të bëj një ekip konkurues me Dokën, Kallakun, Çekicin, etj. Do të jenë më të pjekur pas 4 vitesh. Në momentin që nuk i aktivizoj, është e kotë t?i mbaj në stol, kur i marr dua ti ingranoj.

Armenia ka problemet e saj, problemi im është se ciëlt lotjarë do të jenë të disponueshëm. Do të doja të kisha 27 lojtarë, do të presim dhe fundjavën, dhe të hënën presim të kemi një panoramë të qartë.”

Portierë: Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Marco Molla

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Kastriot Dermaku, Marash Kumbulla, Lorenc Trashi, Ramen Çepele, Hysen Memolla, Enea Mihaj, Jon Mersinaj, Albi Doka, Frederik Veseli

Mesfushorë: Ermir Lenjani, Keidi Bare, Lindon Selahi, Myrto Uzuni, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Enis Çokaj, Endri Çekiçi

Sulmues: Armando Broja, Florian Kamberi, Rei Manaj, Xhakomo Vrioni, Taulant Seferi

 





Lajmet e fundit nga