web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllet merkatoja e Superiores, ja të gjitha lëvizjet që u bënë

3 Tetor 2020, 08:16, Sport CNA

Merkatoja e Kategorisë Superiore është mbyllur zyrtarisht dje në orën 24:00, teksa sistemi i transferimeve në FIFA (TMS) nuk mund të pranojë më asnjë regjistrim të lojtarëve të huaj që klubet shqiptare kërkojnë të afrojnë. Me plot 220 lëvizje në total, ku 122 janë në hyrje dhe 98 në dalje, klubet treguan edhe një herë mungesën e stabilitetit në përbërjet e skuadrave nga viti në vit. Rekord afrimesh kanë bërë Skënderbeu, Bylisi dhe Vllaznia, ndërsa goditjet me emra të njohur të kampionatit Teuta, Kukësi dhe Laçi.

Këtë herë, duke pasur parasysh situatën e pazakontë prej pandemisë, por edhe faktit se pati një bojkot të kampionatit nga klubet, FIFA miratoi kërkesën e FSHF-së për shtyrjen e periudhës së transferimeve në verë. Fillimisht, si limit ishte vendosur data 20 shtator, por më pas u zyrtarizua shtyrja deri më 2 tetor ora 24:00.

Dje, ndryshe nga ditët e tjera, në sektorin e garave në FSHF ka pasur një fluks pune, me drejtues klubesh që janë parë me dosje në dorë për të dorëzuar kontratat e secilit lojtar që do të federohet. Në Superiore lejohen 25 federime, por tashmë klubet kanë mundësi të kenë një grup më të madh lojtarësh, për vetë faktin se mund t?i regjistrojnë në skuadrën U-21.

Gjithsesi, pavarësisht lëvizjeve në merkato, aktualisht Shqipëria është pa futboll dhe ende nuk dihet se kur do të nisë gara pas bojkotit nga Liga Profesioniste. Qeveria e ka braktisur totalisht futbollin dhe nuk ka ende një sinjal që i hap rrugën plotësimit të kërkesave për ligjin e sponsorizimit.

Sezoni 2020-2021

MERKATOJA E SUPERIORES

 TIRANA

Afrime: Albion Avdijaj, Ardit Toli, Kristijan Toshevski, Jurgen Vrapi, Marlind Nuriu, Filip Najdovski, Derrik Sasraku, Ibrahim Sulej, Isak Gyamfi, Shaqir Tafa, Visar Bekaj, Riçard Danso;

Largime: Edvan Bakaj, Albi Doka, Erando Karabeci, Tefik Osmani, Edon Hasani, Ismael Dunga, Majkëll Ngo, Mario Morina, Lancinet Sidibe, Mario Beshiraj, Pano Qirko, Gentjan Muça;

 KUKËSI

Afrime: Patrik Eze, Angelos Tafa, Albin Gashi, Redon Dragoshi, Zenel Gavazaj, Kenan Horiç, Entonjo Elezaj, Besir Demiri, Altin Bytyçi, Elian Çelaj, Matheus Leiria Dos Santos, Mehdi Hetemaj, Ersil Ymeri, Agim Ibraimi, Gjelbërim Taipi;

Largime: Olsi Teqja, Vasil Shkurtaj, Kristal Abazaj, Valon Ethemi, Ilir Avdyli, Gëzim Krasniqi, Markovanbasten Çema, Arens Mateli, Besar Musolli, Eduart Rroca, Erhun Obanor, Edis Maliqi, Emiljano Musta, Enis Gavazaj;

 LAÇI

Afrime: Alen Sherri, Klejdi Rapo, Endri Murati, Lukas Ramos, Renato Malota, Mentor Mazrekaj, Dorian Kërçiku, Van Dejv Harmon, Bryan Joel Rodriguez, Emiljano Musta, Erhun Obanor, Bashir Mane (në huazim);

Largime: Dembakui Jomba, Irlian Ceka, Dimitri Stazhilla, Eglentin Gjoni, Bedri Greca, Uendi Vecaj, Abdurrahman Fangaj;

 

SKËNDERBEU

Afrime: Ditmar Bicaj, Harrallamb Qaqi, Paulo Ivani, Altin Govori, Joan Çela, Amer Duka, Arinaldo Rrapaj, Aleksandros Tereziu, Donald Bogdani, Remi Dujardin, Alban Shabani, Kostandino Dramolli, Mërgim Shala, Denis Dovouna, Samuel Armah, Jozef Ado Teteh, Agbodzie Abei;

Largime: Gjergji Muzaka, Zhan Ndeki, Marvin Turtulli, Enea Koliçi, Agon Elezi, Jorgo Pëllumbi, Artim Pollozhani, Bajram Jashanica, Eni Imami, Bruno Dita, Dejvi Bregu, Asion Daja, Marlind Nuriu, Blerim Krasniqi, Nazmi Gripshi, Emanuel Esien;

 TEUTA

Afrime: Aldrit Oshafi, Blerim Krasniqi, Iran Gonçalves, Asion Daja, Vasil Petani, Erando Karabeci, Denis Pjeshka, Brendon Smajli, Silvio Zogaj, Dejvi Bregu;

Largime: Idelino Gomes Kolibali, Xhonatan Lajthia, Sherif Kallaku, Arlind Kalaja, Arbër Çyrbja, Kenan Hreljiç;

 PARTIZANI
Afrime: 
Jasir Asani, Lukas Kardozo, Dionis Çikani, Alesio Hyseni (të rikthyer nga huazimi);

Largime: Lorenc Trashi, Aristoteles Romero, Deian Boldor, Bruno Telushi, Amir Bilali, Dorian Kërçiku;

 BYLISI

Afrime: Hektor Mali, Arbër Mehmetllari, Xhoel Macolli, Milos Stojanoviç, Nihad Sero, Aleksandër Trumci, Angjelo Radovani, Pano Qirko, Xhoi Carkanji, Gresild Lika, Flamur Ruçi, Jurgen Dushkaj, Arens Mateli, Klaus Alinani, Stiven Puci, Marcelino Preka, Amar Kapllanaj;

Largime: Festim Miraka, Ardit Peposhi, Jurgen Goxhaj, Emiljano Mozone, Majkëll Peçi, Silvester Shkalla, Saliu Guindo, Visente Mercedez, Ditmar Bicaj, Fabian Munoz, Flosard Malçi, Isli Hidi, Vasil Zhongo, Alaidin Sallaku, Orest Kosti, Daniel Saliaj, Eljan Mehmetaj;

 VLLAZNIA

Afrime: Ardit Hoxhaj, Aleksandar Isaevski, Enes Isufi, Bojan Zogoviç, Viktor Da Silva Matos, Uheid Hoxha, Demir Imeri, Mehdi Çoba, Nertil Hoxhaj, Kristofer Mandiangu, Ismael Dunga, Arlind Kalaja, Eni Imami, Haris Dilaver, Fjoart Jonuzi, Abdurrahman Fangaj;

Largime: Gilman Lika, Alen Sherri, Ted Laço, Andreja Efremov, Hygor Gonçalves, Silvio Zhunior, Filip Gligorov, Simeon Hristov, Renato Malota, Ndriçim Shtubina, Silvio Zogaj, Maksim Kojokaru, Serjan Repaj;

 APOLONIA

Afrime: Glejdis Ndraxhi, Drago Bumbar, Benito Çulli, Rimal Haxhiu, Serjan Repaj, Benjamin Agyare, Kofi Jeboah, Bernard Artur, Robert Gansah;

Largime: Gelando Sharavolli, Redjon Kardhashi, Sokol Ymeraj;

 KASTRIOTI

Afrime: Agnaldo Moraes, Devid de Santana Silva, Silvio Vokrri, Luis Gjini, Fjoralb Deliaj, Alesio Abibi, Redon Danaj, Realf Zhivanaj, Sebino Plaku, Silvester Shkalla;

Largime: Taulant Marku, Taulant Sefgjinaj, Alban Gjinaj, Elidon Selaci, Xherisildi Haka





Lajmet e fundit nga