web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare/ Regjisori i njohur: 25 vjet në dyert e shtetit për pronën e fituar nga gjykata!

2 Tetor 2020, 20:24, Sociale CNA

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes sorollatjet e ish pronarëve që të përfitojnë kompensimin apo kthimin e trojeve të tyre të sekuestruara.
Megjithëse vitet kalojnë, këto familje enden në dyert e institucioneve, kryesisht te Agjencia e Trajtimit të Pronave, për të marrë ?thërrimet? që shpërndan shteti. Në emisionin investigativ u ankua z.Leka Bungo, një emër i njohu i kinematografisë shqiptare dhe regjisor i njohur. Familja e tij ka pasur një truall prej 8000 metra katrorësh truall brenda qytetit të Elbasanit, ku një pjesë i është kthyer, një pjesë i është kompensuar truall dhe një pjesë i është kompensuar ?tokë arë?.

Megjithëse kanë kaluar rreth 25 vite nga njohja e kësaj familje si pronar, ata ende nuk po e gëzojnë dot, pasi administrata e Agjencisë së Trajtimit të Pronave ndër vite e ka sorollatur. Dhe, pasi ka fituar dy vendime gjykatash që e detyrojnë ATP-në ta kompensojë për truall, sërish kjo Agjenci nuk e zbaton, me arsyetimin se është në Gjykatën e Lartë. Vendimi i Apelit citon se duhet të ekzekutohet menjëherë nga përmbarimi. Por, ATP pretendon se ?vendim i formës së prerë është Gjykata e Lartë?.

?Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit është marrë në vitin 2018. Aktualisht nuk ka një vendim të Gjykatës së Lartë për pezullim vendimi. Por, ATP nuk e zbaton këtë vendim? thotë regjisori i njohur Leka Bungo. Ai pohon se nuk e di se çfarë procedurash të tjera duhet të kryejë familja e tij që të përfitojë këtë pronë. ?Prona është aty. Vendimi i gjykatës së Apelit, madje edhe urdhri i Përmbarimit, por sërish vendimi nuk është zbatuar? vijon ai, ndërsa shton se me këto ritme, askush nuk do e gëzojë dot këtë pronë, pasi aktualisht vetëm ai jeton nga të gjithë trashëgimtarët. Në fund pohon se, Kushtetuta e ka përcaktuar qartë se një vendim i formës së prerë duhet të zbatohet nga institucionet. Por, jo nga ATP-ja, e cila ?ligjin themeltar të shtetit? nuk e zbaton!

Pas ankesës, gazetarët e emisionit investigativ interesohen pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, teksa kjo e fundit me një përgjigje voluminoze ka cituar dhjetëra ligje, nene apo vendime gjyqësore. Por, në fund nuk thotë se përse nuk po e zbaton këtë vendim gjyqësor. Agjencia pohon se çështja është në Gjykatën e Lartë. Dhe, sipas saj, vendimi i Apelit nuk është përfundimtar! Sipas saj, ligji i pronave, në nenin 5, pika 17 e tij citon se; vendim ?përfundimtar? është çdo vendim administrativ ose gjyqësor, i cili nuk i nënshtrohet më një procedure kontrolli dhe rishikimi nga një autoritet më i lartë administrativ ose gjyqësor, duke përfshirë këtu vendimet e formës së prerë dhe kur këto i janë nënshtruar rekursit, si përfundimtar konsiderohet vendimi i Gjykatës së Lartë??.

Në fund pohon se, për sa më sipër, ATP nuk mund të vijojë me ekzekutimin e vendimit deri në përfundimin e shqyrtimit të çështjes gjyqësore nga Gjykata e Lartë?. Por, neni 142 i Kushtetutës përcakton se ?organet e shtetit janë të detyruara të ekzekutojnë vendimet gjyqësore?.





Lajmet e fundit nga