Kur do të votohen në PD Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj?
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Autoritetet kufitare të Bjellorusisë thanë se Maria Kolesnikova, një ndër anëtaret kryesore të opozitës, u arrestua të martën në mëngjes kur do të kalonte për në Ukrainën fqinje.
Zyrtarët thanë se zonja Kolesnikova po udhëtonte me dy anëtarë të tjerë të opozitës, Anton Rodnenkov dhe Ivan Kravtsov, të cilët përfundimisht hynë në Ukrainë.
Rrethanat se si grupi i opozitarëve u ndodh në kufi nuk janë ende të qarta.
Agjencia e lajmeve Interfax për Ukrainën tha se veprimtarja kishte grisur qëllimisht pasaportën në mënyrë që zyrtarët ukrainas të kufirit të mos ishin në gjendje ta lejonin të kalonte.
Zëvendës Ministri i Brendshëm i Ukrainës Anton Gerashchenko tha se zonja Kolesnikova, e cila ishte zhdukur gjatë 24 orëve të mëparshme, kishte penguar me sukses “një dëbim me forcë nga vendi i saj”.
Menjëherë pas incidentit, Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko u tha gazetarëve rusë se ai nuk do ta përjashtonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja pas katër javë protestash të mëdha, por refuzoi çdo bisedim me kundërshtarët, që ai tha se po e çonin vendin drejt katastrofës.
Fati i zonjës Kolesnikova, një figurë kryesore gjatë protestave, kishte mbetur mister që kur mbështetësit e saj thanë se ajo ishte rrëmbyer në rrugë nga njerëz të maskuar në kryeqytetin Minsk të hënën.
“Maria Kolesnikova bëri një veprim të guximshëm që nuk lejoi shërbimet speciale bjelloruse ta dëbonin atë për në territorin e Ukrainës,” tha zoti Gerashchenko për agjencinë Reuters. “Të gjithë përgjegjësinë për jetën dhe shëndetin e saj e mban Aleksandër Lukashenko, diktatori i Bjellorusisë,” tha ai.
Vendndodhja e zonjës Kolesnikova është e paqartë.
Dy figura të tjera të opozitës që rezultonin të zhdukur në të njëjtën kohë me të, Anton Rodnenkov dhe Ivan Kravtsov, megjithatë hynë në Ukrainë në orët e para të mëngjesit të së martës, tha shërbimi kufitar ukrainas.
Dje, Gjermania dhe Britania bënë thirrje që Presidenti Lukashenko të tregonte vendndodhjen e zonjës Kolesnikova, pas njoftimeve se ajo ishte rrëmbyer nga njerëz të paidentifikuar në kryeqytetin Minsk.
Zonja Kolesnikova ishte e fundit nga tre gratë opozitare të mbetura në Bjellorusi, që u bashkuan në këshillin koordinues të opozitës, në përpjekje për të mposhtur Presidentin Lukashenko në zgjedhjet e 9 gushtit.
Ai u shpall fitues, por partitë e opozitës, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, thanë se zgjedhjet ishin të manipuluara./ VOA
Vijon të mbetet shqetësuese situata me Covid-19 në Maqedonin...
Helmimi i udhëheqësit të opozitës ruse, Aleksei Navalni mund...
Zyrtarja e lartë për të drejta të njeriut e Kombeve të Bashk...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ndërmori të ...
Kalendari politik në fushatën zgjedhore presidenciale në Sht...
Presidenti Hashim Thaçi ka folur rreth marrëveshjes së arrit...
Publicisti Veton Surroi e konsideron marrëveshjen e nënshkru...
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, deklaroi se bisedimet me K...
Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 1,108 ras...
Greqia ka në plan të blejë armë, të forcojë shtabin e saj të...
Në Bjellorusi, persona të maskuar të paidentifikuar ndaluan ...
Australia tha se do të sigurojë afro 85 milionë doza të vaks...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbi...
Spitali gjerman që po trajton liderin opozitar rus, Aleksei ...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 432...
Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, ka kritikuar instit...
Zëdhënësi i BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Peter ...
Qindra qyetatarë malazez dolën mbrëmë në protestë për të kun...
Në Maqedoninë e Veriut janë ulur ndjeshëm shifrat e personav...
Pas lajmit që ish-kryeminstri italian, Berlusconi rezultoi p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...