web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vrasësja e Xhon Belushit” ndërron jetë në moshën 73-vjeçare

5 Shtator 2020, 10:19, Lifestyle CNA

Cathy Evelyn Smith, ish- e fejuara e aktorit të madh me origjinë shqiptare, Xhon Belushi, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, pas një sëmundje. Ajo ka ndërruar jetë në 18 gusht në banesën e saj në Kanada, por lajmi është bërë publik vetëm sot. Këngëtare dhe kërcimtare, Smith është përgjegjëse për vdekjen e ish-të fejuarit të saj, Xhon Belushi, në vitin 1982.

Një titull në kopertinën e The National Enquirer në qershor 1982 u bë elementi përcaktues i jetës së Cathy Smith. “‘Unë e vrava John Belushin”, lexohej në të, së bashku me një fotografi të madhe të z. Belushi, komediani i famshëm.

The National Enquirer hapej në atë kohë me titullin ?Ka vrarë Xhon Belushin?, pasi fillimisht u mendua se ai kishte vdekur aksidentalisht, duke konsumuar drogë, pasi Belushi njihej si përdorues droge. Por më pas u provua që atij i kishte injektuar një përziere të rrezikshme nga e fejuara e tij, gjë që më pas u provua edhe nga kjo e fundit. Smith u dënua me 15 muaj burg, për vrasje të shkallës së dytë.

Xhon Belushi ishte aktor, komedian, por edhe këngëtar. Edhe pse karriera e tij zgjati pak, ai konsiderohet si një ndër artistët më të mëdhenj dhe sipas kritikëve të artit, nëse jeta e tij do të vazhdonte, do të ishte kthyer ndoshta në aktorin më të madh të të gjitha kohërave. Roli i tij në lmin ?The Blues Brothers?, e ka bërë atë të pavdekshëm./ CNA.al





Lajmet e fundit nga