web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kol. Bajram Begaj emërohet Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura

29 Korrik 2020, 17:12, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emërimin e Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gjeneral Major Bajram Begaj mbante më parë detyrën e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes

Begaj ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme, si dhe mban titujt ?oficer aktiv? dhe ?Profesor i Asociuar? në Mjekësi.

Ai ka një karrierë 31 vjeçare ushtarake, pasi ka kryer Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen; Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji,  Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin e specializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Më parë ai ka qenë shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, drejtor i Spitalit Ushtarak, drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar./ CNA.al





Lajmet e fundit nga