web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jeni të paqartë se çfarë do të ndodhë me Kategorisë së Dytë? Mësoni verdiktet e fundit...

20 Korrik 2020, 16:01, Sport CNA

Kategoria e Dytë vjen me me risi në këtë sezon për sa i përket formulës. Teksa 2 vendet e para të Grupit A dhe B, siguruan ngjitjen në të Parën, 4 skuadrat e tjera të çdo grupi, duke filluar nga vendi i 2-të deri te vendi i 5-të, do të ndeshen me njëra tjetrën për të përcaktuar skuadrën që do të luajë në ?Play-Out?, me vendet e treta nga fundit të grupeve A dhe B në Kategorinë e Parë.

Një tjetër risi është fakti që 2 skuadra bien direkt, ndërkohë e të tretat nga fundit të çdo grupi luajnë në ?play-out? me njëra-tjetrën dhe më pas skuadra që humbet këtë përballje luan me vendin e tretë në Kategorinë e Tretë që mbahet nga Valbona e Tropojës.

Ditën e djeshme pas përfundimit të javës së 26-të të Kategorisë së Dytë, është përcaktuar edhe renditja përfundimtare, teksa janë mësuar edhe 4 sfidat ?Play-Off? që do të zhvillohen në fundjave. Një stil ky i ngjashëm me atë që aplikohet në ligat e ulta angleze.

VERDIKTET

Vora ngjitet në të Parën

Kamza e përjashtuar, Internacionali bie nga kategoria

Ada luan ?play out? me Gramozin e Grupit të Jugut (Skuadra që e humbet këtë duel ka dhe një shans me skuadrën që është renditur në vendin e tretë në Kategorinë e Tretë, Valbonën).

?PLAY OFF?-I

Luzi 2008-Gramshi

Partizani B-Sopoti

(Dy fituesit ndeshen mes tyre dhe fituesi më pas luan me ekipin që shkon në ?play out? nga Grupi B i Kategorisë së Parë)

GRUPI B:

Tomori ngjitet në të Parën

Skrapari dhe Selenica bien nga kategoria

Gramozi luan ?play out? me Adën e Grupit të Veriut (Skuadra që e humbet këtë duel ka dhe një shans me skuadrën që është renditur në vendin e tretë në Kategorinë e Tretë, Valbonën).

?PLAY OFF?-I

Maliqi-Memaliaj

Albpetroli-Butrinti

(Dy fituesit luajnë mes tyre dhe më pas fituesi ndeshet me ekipin që shkon në ?play out? nga Grupi A i Kategorisë së Parë)





Lajmet e fundit nga