PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partizani dhe Turbina janë përballur dje mes tyre në një ndeshje miqësore, e cila ndryshe nga parashikimet, nuk është zhvilluar në Cërrik, por në kompleksin ?Football Republic? në fshatin Barbas të Tiranës. Stafi teknik i të kuqve e ka shfrytëzuar këtë takim për të parë gjendjen e skuadrës pas ndërprerjes së gjatë dhe sinjalet kanë qenë pozitive, ku spikat shpërthimi i lojtarëve sulmues, pasi të gjithë e kanë gjetur rrugën e rrjetës.
Takimi është gjykuar nga ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini dhe është mbyllur me fitoren e thellë 8-1 të Partizanit. Ky sukses ka lënë shije të mirë edhe te zyrtarët e lartë të klubit kryeqytetas që kanë qenë të pranishëm për të ndjekur miqësoren.
NDESHJA? Ky takim shkon në funksion të sfidës së radhës me Skënderbeun, i programuar për t?u luajtur më 3 qershor. Kështu që edhe formacioni i përdorur në fillim shikohet si një projeksion për duelin me korçarët në kampionat, ku mungesë e sigurt është braziliani Melo i pezulluar nga kartonët. Risitë në rreshtim kanë qenë të prekshme, pasi Bitri e ka nisur këtë radhë si mbrojtës i djathtë, që mund të jetë një rol i ri për beratasin në vazhdim.
Treshja sulmuese u përbë nga Cara, Çinari dhe Bardhi, gjë e cila lë të kuptosh se të huajt kanë humbur ndjeshëm terren në fazën ofensive. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 5-0 për Partizanin. Në fillim ka shënuar Tedi Cara për ?demat?. Më pas Turbina ka pasur rast për të barazuar me penallti, por portieri cërrikas i Partizanit, Alban Hoxha, ka treguar aftësitë duke pritur gjuajtjen e Peqinit. Të kuqtë kanë dominuar totalisht ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë dhe me radhë kanë ardhur edhe katër gola të tjerë. Bardhi ka shënuar dy gola, ndërsa Çinari një
Nga një gol kanë shënuar edhe Telushi (me penallti), si dhe të aktivizuarit në pjesën e dytë si Solomon, Braun dhe Llanaj. Golin e vetëm për cërrikasit e shënoi Shanaj në pjesën e dytë të ndeshjes. Në pjesën e dytë trajneri Sormani u ka dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve që ka pasur në dispozicion, duke bërë që formacioni i pjesës së parë të mos merrte shumë ngarkesë. Lojtarët e të dyja ekipeve janë munduar që të zbatojnë sa të mundin rregullat e reja që janë miratuar pas pandemisë ?COVID-19?.
DËMTOHET BILALI- Miqësorja ka dhënë shkëndija pozitive te Partizani sa i përket lojës dhe finalizimit, por jo gjithçka ka shkuar mbarë. Amir Bilali, i aktivizuar në pjesën e dytë, ka pësuar një dëmtim që e detyroi të dalë menjëherë nga fusha për të shkuar në spital për një kontroll të hollësishëm. Mbrojtësi ka pësuar një shembje në shpatull dhe në ditët në vijim do të shikohet sesa problematik ka qenë dëmtimi për mbrojtësin e Partizanit./Panorama Sport
Mbyllja në tavolinë e kampionatit në Skoci i ka krijuar prob...
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile futbollit pë...
Ish-futbollisti argjentinas Mauricio Hanuk është ndarë nga j...
Të gjithë gabojnë dhe gafa më e madhe e Alex Ferguson mund t...
Përballje emocionuese ajo mes Lajpcig dhe Hertës së Berlinit...
Katër raste me COVID-19 janë konfirmuar te tri skuadra të Pr...
Skuadrat shqiptare nuk kanë pritur ditën jeshile nga Qeveria...
Shumë kampionate kanë marrë dritën jeshile nga qeveritë e ty...
Federata e Kosovës ditën e sotme ka mbajtur një mbledhje të ...
Vedat Muriqi është një nga sulmuesit më të kërkuar në tregua...
Zlatan Ibrahimoviç është kthyer në Suedi për trajtim mjekës...
Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptarë të Futbollit, ...
Lorenc Trashi është ndër vite një nga lojtarët më të mirë të...
Edi Reja është një tifoz i Udinezes në Serinë A. Këtë gjë tr...
Federata Shqiptare e Futbollit prej javësh ka hartuar një pr...
Ronaldinjo dhuronte spektakël në fushën e lojës dhe për kund...
Skuadra e Barcelonës për afro 10 ditë ka rifilluar fazën për...
Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit zhvillo...
Nderim Nexhipi do e bënte të qartë të ardhme ne Vasil Shkurt...
Mbrojtësi i Morecambe-s, Christian Mbulu, është gjetur i paj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...