web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Futbolli nuk ka rinisur ende/ Në Itali mendojnë edhe për tifozët: Mund të rikthehen në korrik

26 Maj 2020, 07:20, Sport CNA

Tifozët italianë mund të rikthehen në shkallët e stadiumeve brenda fundit të këtij sezoni. Ose të paktën një pjesë e vogël e tyre. E hipotetizon virologu Fabricio Preliasko, profesor i higjienës dhe mjekësisë parandaluese në universitetin shtetëror të Milanos dhe drejtor i Institutit Shëndetësor ?Galeaci?.

?Nga mesi i muajit korrik një pjesë e vogël e spektatorëve në stadiume? Është e mundur. Por për të reduktuar sa më shumë që të jetë e mundur qarkullimin e virusit, është e drejtë të veprohet me kujdes?, deklaroi Preliasko. ?Shpresoj që të gjendet sa më shpejt të jetë e mundur vaksina, por ende nuk e dimë nëse ky virus jep imunitet për një periudhë të gjatë apo të shkurtër?, shpjegoi ai për ?Radio Punto Nuovo?.

?Disponueshmëria efektive e një vaksine kërkon një vit, apo një vit e gjysmë minimumi. Tani për tani duhet të bashkëjetojmë me virusin. Ringritja e kurbës së pandemisë? Është një rrezik që ekziston dhe për të cilin duhet të mendojmë, duke u bashkuar për të shmangur dhimbje të tjera. Sa më shumë kontakte, aq më e lartë mundësia për të pasur shpërthime?, shtoi virologu.

?Sfida do të jetë ajo që të arrijmë t?i identifikojmë ato në kohë dhe të kufizojmë shpërndarjen. Sot mund të konfirmojmë se kontakti i afërt është ai më pak se një metër dhe për më shumë se 15 minuta. Natyrisht, ata që teshtijnë apo kolliten lëshojnë një sasi të madhe spërklash dhe sigurisht që kontakti i afërt është ai më i rrezikshmi, por edhe mënyra indirekte e marrjes përmes objekteve, kontakteve pasuese nuk duhen nënvlerësuar?, shtoi mjeku.

?Izolimi i subjektit pozitiv dhe testimi i kolegëve mund të funksionojë. Futbolli mund të rinisë me dyer të mbyllura. Ajo që po bëjmë është që po vijojmë gradualisht. Ajri i kondicionuar në kinema, kemi verifikuar se nuk është shumë i rrezikshëm, sjellja e njerëzve po. Në stadium nuk ka njerëz që dëgjojnë muzikë klasike në heshtje fetare?,





Lajmet e fundit nga