web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dritë shprese nga shkenca kundër Covid-19/ Testohet vaksina e re te majmunët, ja rezultati

16 Maj 2020, 11:57, Lifestyle CNA

Ndërsa pothuajse gjithë bota po përballet me betejen ndaj Covid-19, një lajm i mirë vjen nga shkenca dhe ndoshta vaksina për të luftuar koronavirus nuk është aq larg.

Shkencëtarët thonë se një studim i kohëve të fundit mbi majmunët ka dhënë rezultate inkurajuese dhe me cilësi të lartë.

Sipas raportit, disa prej majmunëve që iu dha një dozë e vetme e vaksinës, zhvilluan antitrupa kundër virusit brenda 14 ditësh, dhe të gjithë zhvilluan antitrupa mbrojtës brenda 28 ditësh, përpara se të ekspozohen në doza të larta të virusit.-raporton Reuters.

Gjashtë kafshët kanë zhvilluar një ngarkesë më të ulët virale, pa raportuar simptoma të pneumonisë dhe pa zhvilluar një reagim të tepruar imunitar./ CNA.al





Lajmet e fundit nga