Studiuesit: Të mbijetuarit nga Coronavirus duhet të presin 30 ditë për të kryer marrëdhënie seksuale
Të mbijetuarve nga koronavirusi në Tajlandë u thuhet se duhe...
Zyrtari i shëndetit publik Anthony Fauci debatoi me një senator të martën për çështjen se kur duhen rihapur shkollat amerikane. Dr. Fauci pranoi se nuk është ai që thotë fjalën e fundit për vendime të lidhura me pandeminë, por paralajmëroi që të mos tregohemi shumë të bindur se rreziku është i vogël ndaj fëmijëve, pasi ende dimë shumë pak për këtë aspekt.
Një senator republikan, partia politike e Presidentit Donald Trump, vuri në pikëpyetje saktësinë e modelit që mat trajektoren e pandemisë.
“Megjithë respektin që kam për juve, Dr Fauci, nuk mendoj se jeni fjala e fundit. Nuk mendoj se ju jeni personi që merr vendimet. Ne mund të dëgjojmë këshillat tuaja, por ka njerëz nga ana tjetër që thonë se nuk do të ketë një rritje (të virusit) dhe se ne mund ta hapim me siguri ekonominë, dhe faktet e mbështesin këtë. Por nëse i mbajmë fëmijët jashtë shkollës edhe për një vit tjetër, ajo që do të ndodhë është se fëmijët e varfër që nuk kanë një prind në gjendje t’u japë mësimdhënie në shtëpi, nuk do të mësojnë për një vit të plotë. Dhe unë mendoj se ne duhet të shqyrtojmë modelin suedez dhe duhet të shohim si t’i lejojmë fëmijët tanë të kthehen në shkollë. Mendoj se është një gabim shumë i madh nëse nuk i hapim shkollat në vjeshtë”, tha Senatori republikan Rand Paul.
Dr. Fauci, i cili sapo kishte paralajmëruar ligjvënësit për rrezikun, reagoi duke vënë në dukje se ai është shkencëtar dhe flet vetëm për aspekte shkencore.
“Asnjëherë nuk e kam bërë veten të jem zëri i fundit dhe i vetëm në këtë. Unë jam një shkencëtar, mjek dhe zyrtar i shëndetit publik. Jap këshilla sipas të dhënave më të mira shkencore. Ka një numër njerëzish të tjerë që japin këshilla më shumë të lidhura me gjërat që përmendët, për nevojën për ta rikthyer vendin përsëri ekonomikisht. Unë nuk jap këshilla për gjërat ekonomike. Unë nuk jap këshilla për asgjë tjetër përveç shëndetit publik… Së dyti, duhet të jemi ‘modestë’ për ato që nuk dimë. Mendoj se nuk dimë gjithçka rreth këtij virusi. Dhe me të vërtetë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët, sepse sa më shumë mësojmë, ne po shohim gjëra që mund të bëjë ky virus që nuk i kemi parë nga studimet në Kinë ose në Evropë”, tha Dr. Fauci.
Dr. Fauci përmendi rastet e një sindrome që mendohet se lidhet me koronavirusin dhe që ka vrarë të paktën tre fëmijë deri më tani në Nju Jork dhe ka dëmtuar dhjetëra të tjerë.
Sindroma ka simptoma të ngjashme me shokun toksik dhe sëmundjen Kawasaki, si temperaturë, acarime të lëkurës, fryrje të gjendrave, dhe në rastet më të rënda komplikacione të arterieve të zemrës./VOA
Të mbijetuarve nga koronavirusi në Tajlandë u thuhet se duhe...
Anatasia Kvitko është e njohur për fotot e saj provokuese dh...
Aktorja shqiptare Olta Gixhari është shtatzënë. Biondina e ë...
Reperi me famë botërore Kaney West, pak kohë më parë iu shtu...
Terapistja e njohur, Melissa Ferrari, tregon se ndryshimi i ...
Arbenita Ismajli është një nga modelet shqiptare më të sukse...
Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të pëlqyera për pu...
Të bëhesh shpirti i shoqërisë mund të duket si një mision i ...
Blogerja e njohur Farah Dhukai ka thyer zemrën e ndjekësve t...
Moderatorja seksi Luana Vjollca po korr shumë suksese jo vet...
Modelja Kejvina Kthella është një nga më ët komentuarat e mo...
Këngëtarja me famë botërore Alicia Keys ka prekur të gjithë ...
Këngëtarja e muzikës popullore, Irini Qirjako ka rrëfyer një...
Shtatë raste të reja të prekur nga Covid-19 janë konfirmuar ...
Sot është një ditë shumë e veçantë për këngëtaren Nora Istre...
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të ...
Belinda Dragoti u bë e njohur për publikun shqiptar teksa u ...
Mya Mills është një modele e cila është bërë shumë e njohur ...
Pesë raste të reja të prekur nga Covid-19 janë shënuar në Be...
Soraja Vuçeliç është një nga modelet më të komentuara të mom...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...