Bordi i Transparencës merr vendimin/ Ja çmimet e reja për karburantet
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
Në garën për një vaksinë për t’i dhënë fund pandemisë globale COVID-19, tetë pretendentë janë përpara pjesës tjetër të konkurrentëve
Këta tetë kandidatë për vaksina po kryejnë testime njerëzore në klinika në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Britani dhe Gjermania. Pas tyre të paktën 94 të tjerë janë në faza të ndryshme të zhvillimit.
Administrata Trump po bën presion që deri në fund të vitit të ketë qindra miliona doza të një vaksine në dispozicion. Sidoqoftë, ekspertët thonë se shpejtësia e paparë rrezikon të anashkalojë aspekte të sigurisë dhe nuk ka asnjë garanci se ndonjë prej vaksina do të funksionojë.
“Më shqetëson, fakti se ne nuk do të dimë çështje kryesore në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin nëse planifikojmë ta administrojmë atë shpejt”, tha Paul Offit, drejtor i Qendrës për Edukimin ndaj Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve në Filadelfia.
Tre kategori
Tetë kandidatët për vaksina renditen në tre kategori.
Një kategori mund të quhet teknika klasike: nxitja e sistemit imunitar të pacientit për t’iu përgjigjur virusit duke injektuar një version të vrarë të tij. Tre grupe të veçanta të studiuesve kinezë po testojnë vaksinat e virusit joaktiv.
Një metodë e dytë përdor një virus për të luftuar një tjetër.
Pavarësisht nëse shkakton COVID-19, sëmundjen Ebola ose ftohjen e zakonshme, një virus është në thelb vetëm një zarf që përmban udhëzime për të shumëfishuar virusin.
Në këtë strategji të re për vaksinat, shkencëtarët heqin udhëzimet nga një virus dhe i zëvendësojnë ato me udhëzime për të prodhuar vetëm një pjesë të koronavirusit.
Injektimi i virusit të modifikuar nuk shkakton sëmundje. Virusi infekton disa nga qelizat e pacientit, por në vend të kopjeve të virusit infektiv, këto qeliza prodhojnë një pjesë të koronavirusit. Sistemi imunitar i pacientit përgjigjet ndaj proteinës së koronavirusit, në mënyrë që të mund të luftojë kundër pushtuesit të vërtetë më vonë.
Dy grupe të ndara në Kinë dhe Britani po ndjekin këtë qasje.
Një strategji e tretë e re heq ndërmjetësin. Në vend që të japin udhëzime në një virus, studiuesit injektojnë kodin gjenetik të një pjese të koronavirusit direkt te pacienti në formën e ADN-së ose ARN-së.
Dy grupe janë duke punuar me vaksinat e ARN-së, dhe një me ADN.
Metodat më të reja janë të shpejta dhe të elastike, sipas Kimberly Taylor, drejtuese e seksionit të zhvillimit të vaksinave e në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.
“Këto vaksina janë shumë të mirë për rastet e pandemisë, sepse zakonisht janë shumë të shpejta për tu provuar dhe, mund të hyjnë shumë shpejtë në provat klinikë,” tha ajo.
Të mirat dhe të metat
Secila teknikë ka të mirat dhe të metat e veta.
“Nuk do t’i vendosim të gjitha vezët në një shportë,” tha drejtori pranë Qendrës së Vaksinave të Universitetit Emory, Walter Orenstein. “Grupe të ndryshme po kërkojnë të shohin se çfarë do të funksionojë dhe çfarë nuk mund të funksionojë.”
Sistemi i virusit të vrarë është më i provuari. Por duke vrarë virusin mund të ndryshosh formën e tij. Sistemi imunitar mund t’i përgjigjet virusit të vrarë ndryshe nga ai i vërtetë.
Strategjia e ndryshimit gjenetik të viruseve është një strategji e re dhe nuk është e qartë se sa mirë do të funksionojnë viruset e bartësve të ndryshëm. Në disa raste, njerëzit mund të kenë qenë tashmë të ekspozuar ndaj virusit bartës, i cili do të zvogëlonte efektivitetin e tij.
Vaksinat e ADN-së kërkojnë pajisje speciale.
“Nuk është aq e thjeshtë sa të përdorësh një gjilpërë dhe shiringë. Duhet të kesh një pajisje të tërë,” thotë Taylor.
‘Asnjëherë s?i dihet’
Ekspertët janë të shqetësuar se afati jashtëzakonisht i ngjeshur nuk do të lejojë kohë për përgjigje përfundimtare nëse një vaksinë është e sigurt dhe e efektshme.
Zhvillimi i një vaksine zakonisht zgjat rreth 20 muaj. Zakonisht testohet në dhjetëra mijëra njerëz përpara se të miratohet për një shpërndarje më të gjerë, sepse çështjet e sigurisë mund të mos jenë menjëherë të dukshme.
Për shembull, në një provë klinike të 35,000 pacientëve, studiuesit zbuluan se një vaksinë e etheve tropikale bëri më shumë dëm sesa të mira për fëmijët nën 9 vjeç të cilët nuk kishin pasur asnjë rast të sëmundjes para se të merrnin vaksinën. Ata zhvilluan raste më të rënda të etheve tropikale sesa ata që nuk ishin vaksinuar para infeksionit të tyre të parë.
“Asnjëherë nuk i dihet derisa të bëhen prova tek një numër i madh njerëzish,” tha Offit. “Atëherë dhe vetëm atëherë zbulon se çfarë është e vërteta.”
Sidoqoftë, njerëzit mund të ulin standardet e tyre për një vaksinë të koronavirusit.
“Për shkak se njerëzit janë të frikësuar në mënyrë të arsyeshme nga ky virus, mendoj se ata janë të gatshëm të pranojnë një nivel të caktuar rreziku që nuk do ta pranonin normalisht,” shtoi Offit.
Meqenëse shpejtësia është me rëndësi të madhe, prodhuesit duhet të rrisin prodhimin përpara se të dinë nëse vaksina e tyre funksionon.
“Nëse jeni prodhues, cila është gatishmëria juaj për të prodhuar sasi të mëdha nëse rezulton se vaksina juaj dështon?” pyeti Orenstein.
“Dhe si do ta mbështesim rrezikun? A duhet të ketë ndonjë fond për të thënë, ‘Nëse zhvilloni një vaksinë, ne do ta blejmë atë edhe nëse na duhet ta flakim poshtë sepse vaksina nuk funksionon ose është e pasigurt? ”
Qeveria amerikane ka nënshkruar marrëveshje me dy kompani vaksinash që arrijnë në gati 1 miliard dollarë e që përfshinë rritjen e prodhimit.
Rezultatet e testit të vaksinave janë akoma disa muaj larg për të gjithë kandidatët./ VOA
Mjeku imunolog Genc Sulçebe deklaroi se mjekët shqiptarë kan...
“2–3 % e popullatës botërore mund të jetë e prekur”. Kështu ...
Prej disa javësh po aludohet që koronavirusi ka ardhur në ve...
Mjeku Tritan Kalo e cilëson të tepërt entuzizmin për mposhtj...
Moderatorja Rudina Dembacaj nuk i ka kursyer fotot dhe video...
Moderatorja e njohur Klea Huta ka zbuluar për herë të parë g...
195 viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Ita...
Mjekja psikiatre, Arjana Rreli, duke folur për ndikimin e iz...
Teksa e gjithë bota është vënë në lëvizje për krijimin e një...
Profesori i njohur Et’hem Ruka ka analizuar situatën në të c...
Pas formimit të çiftit të parë, Ina dhe Geri në rubrikën “Pë...
Një studim i kryer nga polakë ka zbuluar se deodoranti është...
Mjeku pneumolog i Sanatoriumit, Arjan Mezini,u shpreh se ka ...
Modelja dhe aktorja seksi Arta Elezaj është një nga vajzat m...
Këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez ka ndarë me ndjek...
Ndërsa pothuajse gjithë bota po përballet me pasojat e Covid...
Moderatorja e sportit Ilda Bejleri është një nga personazhet...
Izolimi për shkak të koronavirusit, ka lënë shumë çifte larg...
Biznesmenia Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj miliarder ...
Karantina ka bërë që shumë personazhe të famshëm të shfrytëz...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...