Lajme të mira/ 470 të shëruar nga Covid-19, harta e të prekurve
Specialistja e Instituti i Shëndetit Publik Dr. Marjeta Derv...
Vëllai i deputetit Adriatik Alimadhi, i cili u prek nga koronavirusi, ka njoftuar se edhe ai ka qenë i infektuar dhe tashmë është shëruar prej një javë kur edhe ka lënë ambientet e spitalit.
Në një postim në rrjetet sociale, Fatos Alimadhi thotë se ka vënë re shenja të sëmundjes dhe pasi ka marrë në telefon Urgjencën Kombëtare i kanë thënë të pijë paracetamol dhe vetëm pas disa telefonatash të familjarëve ata janë interesuar më shumë për gjendjen e tij.
Alimadhi shkruan se është shtruar në spital tre ditë pas të vëllait dhe ka qëndruar për disa kohë në të njëjtën dhomë me të dhe duke qenë se gjendja e tij ishte më e rënduar është detyruar në shumë raste t?ia bëjë ai shërbimet.
?Përshëndetje miq dhe të afërm, Me këtë status po i?u rrëfej historinë time në luftën me covid 19? U bë gati një javë që kam dalë nga spitali por nuk i? u njoftova për shkak të gjendjes jo të mirë të tim vëllai, adriatikut i cili ndodhej në reanimacion të sanatoriumit. Mëngjesin e 24 marsit u zgjova me disa shenja që përkonin me ato të covid 19: temperaturë, ethe, dhembje koke, dhembje fyti, dhembje trupi e sidomos dhembje mesi e barku. E kalova ditën e parë duke përdorur paracetamol. Edhe dy netët më pas ishte e njëjta situatë. Paracetamolët, limonat dhe hudhrat nuk po bënin më efekt. Në mbrëmjen e ditës së tretë vendosa të marrë 127. I mora dhe i?u shpjegova gjendjen në të cilën ndodhesha. E dini cila ishte përgjigjja e tyre?
Izolohuni në një dhomë më vete dhe kur të keni temperaturë pini paracetamol. U mundova t?iu mbushja mendjen por ishte e kotë. Ata vazhdonin me të tyren, më tepër si organ këshillues, me pak fjalë, si avokati i popullit. Pas dy orësh i telefonoi era, vajza ime e madhe por ata sërish vazhduan të jenë këshillues.
Kështu unë vazhdova duke menduar kalon sot e kalon nesër. Të dielën në mbrëmje i telefonon vëllai i vogël e i?u thotë për gjendjen time por ata sërish këshillues. Më pas i telefonon vëllai i madh, flamuri dhe siç duket ky i?u erdhi hakut.
Më telefonojnë dhe më thonë që ishin urgjenca e infektivit. Interesoheshin për gjendjen time, gjithashtu qe do vinin të më merrnin me ambulancë. Pas një ore mbërritën pranë shtëpisë dhe unë përfundova në urgjencën e infektivit. Më morën tamponin dhe me thanë se përgjigjja dilte për 24 orë. Ju thashë që nuk kisha problemin tim por të familjes pasi edhe ata kishin simptoma të covid-19 por nuk më dëgjuan. Ditën tjetër në mbrëmje erdhi lajmi që pritej, isha pozitiv. Më pyetën çfarë e kisha alimadhin tjetër që kish ardhur 3 ditë para meje. I?u tregova që jam i vëllai dhe kështu përfundova në të njëjtën dhomë me adriatikun. Kalova gati një javë në spital në një gjendje jo të mirë por shumë shpejt e mora veten. S?do i harroj tre ditët e para ku veç të tjerave mu bënë kryqet dhe brinjët copë. Dysheku i krevatit ishte skandaloz. Deri sa e ndreqëm atë punë me një dyshek tjetër. Me disa vuajtje por e kalova.
Nuk kisha hallin tim por te tim vëllai pasi gjendja e tij u përkeqësua jashtëzakonisht. Ai pothuajse nuk lëvizte fare dhe të gjitha shërbimet i?a bëja unë. E njëjta situatë vazhdoi për ditë të tëra. Në datën 8 të këtij muaji i bënë një skaner. Nga bisedat që bëra më thonë që skaneri nuk kishte dalë fortë mirë dhe adriatiku nuk duhet ta marrë këtë informacion. U ndjeva shumë keq dhe nuk dija çtë bëja. Në këtë situatë ishte doktor maksi, të cilin e falenderoj pasi me ndërhyrjen e tij e qetësoi situatën. Ai i bëri të ditur se skaneri ka dalë pak më mirë se herën e parë. Një gënjeshtër e bardhë që duhej në atë moment për pak kurajo. Ai i tha dhe disa këshilla për tu bërë sa më i besueshëm. Erdhi dhe doktori i cili kujdesej vazhdimisht për ne por nuk tregoi realitetin.
Gjendja ishte e rëndë. Im vëlla luftonte çdo ditë e çdo natë me të keqen. Situata vazhdonte e tillë me një përmirësim të lehtë. Pas 2 testeve të bëra rezultuam negativ. Më vonë, të hënën e datës 21 të këtij muaji i bënë skanerin tjetër. Doktoresha na njoftoi për skanerin i cili kishte një përmirësim por duhej të transferohej në sanatorium. Me gjithë këmbnguljen e tim vëllai për të qëndruar aty doktoresha ishte e vendosur për ta kaluar në sanatorium pasi aty ishin specialistët për mushkritë. Vendim i drejtë, por unë gjykoj se duhej të ish marrë më herët.
Ditën tjetër me ambulancë i?u drejtuam sanatoriumit. Adriatikun e shtruan në reanimacion kurse unë duhej të kthehesha në shtëpi. Kthimi im në shtëpi e tensionoi situatën. Familjarët mendonin se gjendja e adriatikut ishte më e rëndë derisa ishte shtruar në reanimacion. Nuk kishim as mundësi komunikimi, e më në fund gjetëm mundësinë nëpërmjet një doktori i cili na informonte mbi gjendjen e vëllait. Ditët e para mjekët e paraqitën gjendjen të rënduar. Me kalimin e ditëve im vëlla e mori veten dhe doli nga reanimacioni e tani ndodhet në një nga dhomat e spitalit. Sot, gjendja e tij është më e qëndrueshme dhe më e mirë. Me kurajo, me forcë, me vullnetin e tij të hekurt, me fizikun e fortë ja doli të fitojë këtë luftë.
Gjatë ditëve të qëndrimit në spitalin infektiv kisha edhe një detyrë të vështirë. Duhet t?iu komunikoja gjendjen time dhe të adriatikut miqve dhe të afërmve. Më të vështirë e kisha kur flisja me gocat e tikut dhe mbesat e mija kelën dhe geçin që ndodhen në turqi por edhe me sheqeren bashkëshorten e adriatikut. Mundohesha ta bëja gjendjen sa më të mirë për ti qetësuar. E vështirë ishte edhe me vëllezërit, nipërit, pasi që të gjithë ishin shumë të shqetësuar. Por edhe me miqtë dhe dashamirësit tanë ishte e vështirë. Të gjithë kërkonin informacion për shëndetin e adriatikut. Tani që gjendja e adriatikut është përmirësuar me pa durim po e presim të kthehet midis nesh
Forca adriatik! Mos harro se të duam shumë! Ardhja juaj në familje do na qetësonte të gjithëve. Një falenderim të sinqertë dua të shpreh për stafin mjekësor që na shërbyen sikur të ishim familjarët e tyre. Janë heronjtë e vërtetë në këtë betejë. Nuk dua të harroj dhe një këshillë për të gjithë, Ruhuni dhe tregoni kujdes për veten dhe familjaret tuaj! Mirenjohje dhe respekt? Fatos alimadhi!?, shkruan Fatos Alimadhi.
Specialistja e Instituti i Shëndetit Publik Dr. Marjeta Derv...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së...
Sipas një studimi të publikuar së fundi nga Universiteti i T...
Mjeku i njohur infeksionit, Pëllumb Pipero në një lidhje me ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mohuar që të...
Specialisti i Shendetit Publik, Indrit Seferi është shprehur...
Shefja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugen...
“Unë kam përshtypjen, jo për panik, por ky grip ka qarkullua...
Deklarata e gazetarit Saimir Kodra se kishte bërë testimin p...
Mjeku Vasil Llajo deklaroi mbrëmjen e sotme se nuk mendon se...
“Shqipëria do ketë plazhe”. Kështu deklaron infeksionisti Pë...
Mjeku i njohur epedemiolog, Ilir Alimehmeti në një lidhje me...
Gazetari Saimir Kodra ka habitur publikun me një deklaratë t...
Një pacient 71-vjeçar, i konfirmuar me COVID19, në gjendje t...
Mjeku Pëllumb Pipero ka folur lidhur me ndikimin e nikotinës...
Natale Lee është një nga modelet ruse më seksi të Instagrami...
“Kemi hyrë në fazën përmbyllëse të kësaj epidemie në vendin ...
Georgina Rodriguez, njihet tashmë si partnerja tepër “hot” e...
Ajo është një nga femrat më seksi dhe një nga influencueset ...
Ajo është modelja më e nxehtë e revistës së famshme Playboy....
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...