"Po i bëhet rezistencë në mënyrë absurde"/ Rama: Projekti i Zvërnecit, investimi më i madh në Europë për turizmin
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në aktivitet...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në aktivitet...
Mjeku infeksionist në QSUT një nga ikonat e sotme që mban të informuar opinionin mbi situatën e COVID -19, Dr. Tritan Kalo në një intervistë ekskluzive për RTSH Korça për kryeredaktorin Llazi Saro, ka folur rreth shumë problematikave që po kalon Shqipëria.
E ndërsa qeveria ka ndërmarrë aksionin për riatdhesimin e shqiptarëve të ?ngecur? jashtë, Kalo theksoi për herë të parë se këta individë përbëjnë një rrezik potencial për përhapjen e virusit ndaj duhet të jenë të ndërgjegjësuar për të qëndruar të izoluar. Kjo për ti krijuar mundësi organizmit që të vetëpastrohet nëse është mbartës dhe të mos infektojë të tjerët.
Kalo, përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për kujdes maksimal, ndërsa theksoi se fundi i javës së parë të Prillit do të tregojë agresivitetin e këtij virusi dhe gjendjes së të prekurve në vend.
?Është kënaqsi e dyanshme,për mua që të komunikoj me publikun e kulturuar korçar përmes televizionit tuaj. Sepse komunikimi i drejtpërdrejt e bën më transparent këtë mesazh. Sikundër është thënë nga daljet e përditshme të ministrisë së Shëndetsisë janë të shtruar 74 individë nga të cilët 4 në gjendje të rëndë. Njëkohësisht ka pasur 33 të sëmurë që kanë dalë nga spitali, të shëruar Por si rregull gjithmonë këta të sëmurë qëndrojnë për 14 ditë të izoluar për të shmangur ato që njihen si rikthime edhe pse janë shumë të ralla dhe hipotetike por që duhen pasur parasysh. Ajo që lëndon zemrat e çdo shqiptari në këtë kohë është numri i vdekjeve që në total ka shkuar 10. Humbje që edhe mund të shmangeshin jo vetëm me ndërhyrjen e mjekësisë por me kujdesin që individët duhet të kenë në sjelljet e tyre ndaj vetes por edhe mjedisit.
Nevojshmëria është distancimi social por në çfarë kushtesh transmetohet ky virus pasi ka pasur raste që brenda një familje kanë rezultuar edhe persona negativë?
Padyshim që edhe në mjedisin familjar nëse zbatohet distancimi social ndodh të këputet zinxhiri i transmetimit. Dihet që transmetimi është nëpërmjet spërklave pak të rënda që përhapen në distancën 1-1.5 metra. Por nuk është vetëm kontaminimi direkt. Spërklat kontaminojnë edhe mjedisin, sipërfaqet duart teshat e individëve. Distancimi dhe higjena personale janë kyçet kryesore në ndalimin e përcjelljes së këtij virusi duke shpresuar që një ditë do të krijojmë një shkëputje të zinxhirit të transmetimit. Dhe pak nga pak ky infeksion të vijë duke u shuar.
Një pacient i shëruar sa ditë duhet të qëndrojë i vetkarantinuar pas daljes nga infektivi?
Këto individë pas një qëndrimi 14 ditor dhe daljes negative nga analiza e tamponit në hundë dhe grykë, është e mira që të qëndrojnë edhe për 14 ditë të izoluar në ambjentin shtëpiak. Pasi ekzistojnë mundësi në bazë të hulumtimeve që brenda 27 ditësh mund të kemi një riaktivizim të infeksionit, sepse një virus mund të ketë shpëtuar i padiktuar. Këto raste janë teorike pa u konfirmuar në praktikë por që kujdesi duhet të jetë maksimal.
A ka pasur precedent që të nxjerrin në të tilla përfundime?
Në studimet kineze italiane dhe koreane ka pasur raste të izoluara pasi ne kemi shumë pak raste për të nxjerrë një përfundim në vendin tonë. Përfitojmë nga kjo eksperiencë që të mos krijojmë dhe ne një situatë të ngjashme.
Si ka reaguar Covid- 19, pasi duket se ka ndryshuar sjellje në vendin tonë?
Po, fillimisht u krijua përshtypja që COVID -19 kishte një preferencë tek personat mbi 60 vjeç dhe të shoqëruar me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Por me zgjerimin e epidemisë, parë nga Itali dhe SHBA shihet se virusi prek çdo moshë, madje ka një ulje të moshës në 40 ? 45 vjeç kur në fillimet e epidemisë ishte mbi 65 vjeç. Askush nuk është i sigurt nëse nuk merr masa nga kontakti me individë të infektuar dhe të ardhur nga zonat e nxehta. Fatkeqsisht të tillë individë të ardhur në vendin tonë janë shumë. Janë me mijëra qytetarë të ardhur nga Italia dhe zonat e nxehta në vendin tonë. Këta përbëjnë një rrezik potencial dhe pikërisht këta individë dhe rrethet familjare duhet të jenë më të ndërgjegjësuar për të qëndruar të izoluar në mjediet e tyre dhe të qarkullojnë më pak. Kjo për ti krijuar mundësi organizmit që të vetëpastrohet nëse është mbartës dhe të mos infektojë të tjerët.
Në Spitalin Infektiv janë 4 pacientë në mos gabojmë?
Po janë pacientë që janë me frymarrje të drejtuar, nën kujdesin e mjekëve reanimatorë që janë për t?u vlerësuar për punën që bëjnë. Ajo që vlen të theksohet është fakti se i gjithë personeli mjekësor jo vetëm ata që janë në vijën e parë të frontit janë të rrezikuar. Mos harrojmë edhe faktin kryesor që janë edhe disa kolegë tanë që janë në Itali, atje ku nevojshmëria është me e madhe në Bergamo. Kjo tregon se eksperienca e mjekëve tanë është e çmueshme dhe e lavdërueshme edhe nga mjekësia e vendeve të zhvilluara.
Përsa i përket trajtimeve me medikamente, ka shumë të dhëna që në disa shtete po përdoren disa mjekime.
Ende nuk kemi një preparat specifik që lufton Sars-Covid 2 që shkakton Covid- 19. Por eksperienca në vendet më të prekura si në Kinë, SHBA, Itali, Iran e të tjera, flasin për efiçencën e disa medikamentëve që mund të japin efekte ndihmuese dhe jo shëruese për luftimin e ndërlikimeve të tjera. Medikamente të tilla janë në dorën e mjekëve tanë dhe përdoren atëherë kur duket e arsyeshme, sepse protokollet e mjekimit në Shqipëri nuk kanë asnjë ndryshim nga protokollet e vendeve të tjera.
Të ndalemi pak në Korçë profesor, janë 12 raste pozitive, kjo tregon se duhet të jenë më të shumtë ata që duhet të vetëizolohen?
Është e vështirë të thuhet që është vetëm 12 shifra, por janë vetëm kaq të konfirmuar. Kjo duhet të bëjë që të bien këmbënat e alarmit që masat e sipërpërmendura të jenë maksimale. Distancimi social dhe higjena mbi të gjitha. Sidomos për ata persona që mund të jenë të infektuar por ende nuk e dinë diçka të tillë. Një pjesë e fshehin faktin që janë kthyer nga zona të rrezikut apo kanë pasur kontakt.
Deri në çfarë faze jemi, a kemi hyrë në fazën e nxehtë apo ende jo?
Si rregull në fund të javës tjetër kuptohet qartazi tendenca e rasteve në Shqipëri. Duhet të presim javën e fundit të prillit. Duhet të presim këtë javë për të parë situatën dhe të shpresojmë që të mos kemi rritje të shumtë të rasteve apo shpërthim por të kemi nëj ritje të zbutur të rasteve, pasi në fund të fundit ecuria e epidemisë është e njëjtë.
Kur pritet të përfundojë agresiviteti i këtij virusi?
Është vështirë të thuhet pasi rezultatet që bota jep mendohet se kalojnë të paktën 3 deri në 6 muaj për të thënë nëse e kemi kaluar rrezikun e COVID-19. Shembullin e jep SARS në vitin 2002. Ky virus duhet thënë se nuk ka shenja specifike. Por transmetimi është mbështetur në dy element bazë. Historia e udhëtimit në zonat e nxehta apo kontakti me persona që vijnë nga këto zona, si dhe nëse pacienti krahas temperaturës që është shenja bazë ka edhe shkurtim të sistemit të oksigjenimit, pra vështirësi të thellë të frymëmarrjes. Në këto raste duhet të telefonojë shërbimin 127 dhe për fatin e mirë Korça ka një spital të mirëpregatitur dhe mirë pajisur. Dhe janë këta që përcaktojnë nëse ka element të dukshëm të COVID-19.
Intervista e dr. Tritan Kalo për RTSH Korça
Ministrja e Shëndetësis, Ogerta Manastrliu ka ndarë lajmin e...
Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka treguar se Sanatoriumi është...
Mjeku infeksionist,Tritan Kalo i ka bërë edhe njehrë thirrje...
Shefja e Infektivit në QSUT Najada Çomo ka publikuar videon ...
Deputeti Adriatik Alimadhi, i cili u konfirmua i prekur nga ...
Italia po përballet me një situatë mjaft të vështirë për shk...
Profesori kontrovers nga Marseja, Didier Raoult ka publikuar...
Shkon në 6 numri i stafit mjekësor të prekur nga COVID-19, q...
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të ...
Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të ...
Të dhënat zyrtare që publikohen nga universiteti mjekësor Jo...
Situata e vështirë që po kalon vendi për shkak të koronaviru...
Mbrëmjen e kaluar, tetë tampona nga Korça janë nisur drejt T...
Epdemiologia shqiptare në Florida, Erta Cenko tha se në kush...
Tetë tampona nga Korça janë nisur drejt Tiranës për të kryer...
Mjeku infesksionist Pëllumb Pipero thotë se izolimi i popull...
Karex Bhd i Malajzisë prodhon një në çdo pesë prezervativë n...
Mjeku i Infektivit, Tritan Kalo teksa ka publikuar një supri...
Të dhënat zyrtare që publikohen nga universiteti mjekësor Jo...
Tre ambulanca kanë transportuar sërish pacientë me COVID-19,...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar sh...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargre...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...