web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Tradhëtarë të vërtetë”/ Acarohet Rama: Ushtria do të vihet në lëvizje për një pakicë të papërgjegjshëm

20 Mars 2020, 15:44, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama thotë se ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë fare e vogël individësh të cilët i quan të papërgjegjshëm dhe tradhëtarë të vërtetë që mund të na bëjnë hatanë.

Rama thekson se do te përdorë çdo mjet, deri në heqjen e plotë të lirisë nëse nuk do të tërhiqen urgjentisht nga rruga e tyre qorre.

?Ushtria do të vihet e gjitha në mbrojtje të popullit nga një pakicë fare e vogël individësh të papërgjegjshëm, tradhëtarë të vërtetë, që mund të na bëjnë hatanë dhe nuk duhet të lejohen në asnjë mënyrë, të marrin në qafë mijëra e mijëra të pafajshëm, e t?u sjellin vuajtje të mëdha dhjetëra mijëra të tjerëve. Duhet t?i ndalim me çdo kusht dhe do të përdorim çdo mjet, deri në heqjen e plotë të lirisë nëse nuk do të tërhiqen urgjentisht nga rruga e tyre qorre
Populli nuk i?a ka borxh asnjë individi tradhëtinë në këtë përpjekje kombëtare për jetën e njeriu?, shkruan Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga