web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përgjigjia e Vodafone për mesazhin/ Basha: Akt i shëmtuar, por të fokusohemi tek shëndeti i njerëzve

20 Mars 2020, 16:58, Aktualitet CNA

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas përgjigjes për mesazhin e dërguar në emër të tij në telefonin e gazetares Eni Vasili.

Basha thotë se edhe pse k ky akt i shëmtuar ka indinjuar shumëkënd, tani është koha të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i çdo shqiptari.

Në një shoqëri të lirë duhet të mbizotërojnë gjithmonë e vërteta dhe transparenca! Edhe pse ky akt i shëmtuar ka indinjuar shumëkënd, tani është koha të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i çdo shqiptari.T?i bëhemi krah njëri-tjetrit në këto ditë të vështira që ta mundim të keqen.?- shprehet Basha, duke shpërndarë mesazhin e Sekretari të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili publikoi përgjigjen zyrtare të Vodafone.

Në përgjigjen e Vodafone thuhet se:

1. SMS nuk është dërguar nga Lulzim Basha apo nëpërmjet sistemit të kompanisë celulare.
2. SMS është dërguar nga një platformë e huaj SMS në internet për dërgimin e SMS-ve, jashtë rrjetit të kompanisë celulare./CNA.al





Lajmet e fundit nga