web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mesazhi i Bashës në telefonin e Eni Vasilit/ Vodafone i kthen përgjigje PD

20 Mars 2020, 14:44, Aktualitet CNA

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka publikuar përgjigjen e kopmanisë Vodafone lidhur me mesazhin e kreu të PD, Lulzim Basha dërguar në telefonin e gazetares Eni Vasili.

Sipas përgjigjes së kompanisë, SMS nuk është dërguar nga Lulzim Basha apo nëpërmjet sistemit të kompanisë celulare por është dërguar nga një platformë e huaj në internet për dërgimin e SMS-ve, jashtë rrjetit të kompanisë celulare.

?E vërteta është më e qartë dhe e pastër se çdo lojë e pisët apo maskë e skaduar. Le ta shohin dhe gjykojnë vetë shqiptarët se kush e ka mendjen tek pushteti dhe përdor mesazhe të sajuara kundër kreut të opozitës. Me qëllimin e vetëm, të largojë vëmendjen nga propozimi ynë që ndihmon realisht qytetarët dhe biznesin për të përballuar krizën?, shkruan Bardhi.





Lajmet e fundit nga