Ndalimi i qarkullimit/ Polica sqaron me detaje dhe i jep përgjigje çdo pyetje të qytetarëve
Policia e Shtetit ka dhënë përgjigje për gjithë pyetjet e sh...
Në kushtet e situatës së vështirë të krijuar nga pandemia COVID-19, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare propozon nëpërmjet një udhërrëfyesi sjelljen dhe gjestet e nevojshme në përditshmëri për të siguruar vijimësinë dhe sigurinë e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike.
Në kushtet kur puna në distancë është kthyer në prioritet për shumë nga ne dhe shkollat e kanë kthyer mësimdhënien e të gjitha grupmoshave online, lind pyetja:
A do të munden linjat e internetit fiks dhe celular të përballojnë këtë ngarkesë?
Operatorët celularë dhe ato të rrjeteve fikse të shërbimit Internet, janë në punë dhe në gadishmëri
të plotë, për të siguruar mirëfunksionimin, në shërbim të jetës dhe ekonomisë së vendit. Megjithatë,
vetë ne, përdoruesit, mund të ndërmarrim një sërë veprimesh për të siguruar mbarëvajtjen e
shërbimit të Internetit. Më poshtë mund të gjeni një udhërrëfyes të thjeshtë për t?u orientuar në
lidhje me sjelljen tonë digjitale në këto ditë të vështira.
UDHËRRËFYES PRAKTIK PËR QËNDRUESHMËRINË DIGJITALE
RREZIQET, POTENCIALET, VEPRIMET E DUHURA, MBINGARKIMI DHE KEQPERDORIMI I RRJETIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE
? CFARË RREZIKOJMË?
SI TË SHMANGIM PROBLEME T ? VEPRIMET E DUHURA…
Shmangni ose ulni përdorimin e internetit në orët e pikut: 19:00-23:00
Shpejtësia juaj e lidhjes në internetit mund të ulet në orët e pikut, pra kur shumica e
abonentëve të një ISP-je hyjnë njëkohësisht në internet dhe përdorin shumë kapacitet duke
shkarkuar filma, video, etj. Sugjerojmë të evitoni aktivitete digjitale të cilat konsumojnë një sasi
të konsiderueshme DATA (shkarkimi i skedarëve të mëdha, lojrat online, video dhe filma me
rezolucion të lartë, etj.) gjatë orëve të pikut 19:00-23:00.
Përdorni rrjetet celulare si alternativë
Një mundësi shumë e mirë për lidhjen e kompjuterit tuaj në internet, është edhe përdorimi i
telefonit dhe/ose tabletës tuaj smart. Të gjithë telefonat dhe tabletat smart të lidhur në rrjete
celulare 4G lejojnë të shpërndani internetin nga pajisja në kompjuterin, tabletin apo telefonin
tjetër smart, duke aktivizuar një funksion që quhet “Hotspot? (pikë shpërndarje).
AKEP ju sjell në vëmendje se përdorimi i gjatë nëpërmjet kësaj linjë/mënyre, do t?ju konsumojë
sasinë GB internet të paketës tuaj në celular. Ju sugjerojmë të kontrolloni herë pas here sasinë
GB të mbetura nga plani juaj tarifor dhe të tregoheni të kujdesshëm që këtë opsion ta ndiqni
vetëm kur vërtët është e nevojshmë.
Përdorni rrjetin virtual privat
Për përdorimin e shërbimeve të cilat duhet të përdoren nga jashtë mjedisit të
punës, rekomandohet përdorimi i rrjetit virtual privat (VPN), nëse punëdhënësi juaj e ka lejuar
këtë dhe jua ka dhënë këtë të drejtë. Në këtë rast, për një lidhje të sigurtë dhe pa shkëputje,
rekomandohet përdorimi i kabllit tuaj Ethernet, i cili lidh kompjuterin tuaj me modemin tuaj të
internetit.
Siguria në Internet: Të qëndrojmë gjithmonë të vëmendshëm!
Gjatë ditëve të fundit nëpërmjet postës elektronike dhe disa faqeve të internetit, njerëz
keqdashës, po premtojnë informacione si të jemi të sigurtë nga pandemia e krijuar nga virusi
Covid-19. Këto premtime janë mashtrime, pasi keqdashësit i përdorin këto mënyra për të
vjedhur fjalëkalimet dhe të dhënat personale. Për tu mbrojtur nga këto mashtrime, AKEP ju
këshillon të mos hapni emailet me titull/përmbajtje të dyshimtë apo ato që ju vijnë nga adresa
email që nuk i njihni, si dhe të bëni përditësimin e Antivirusit që jeni duke përdorur në
kompjuterin tuaj.
Informacion të saktë dhe të sigurtë ju mund të merrni në faqet e internetit të Institucioneve
Shtetërore që trajtojnë problemin e Covid-19, siç është faqja e Ministrisë së
Shëndetësisë ëëë.shendetesia.gov.al dhe Organizata Botërore të Shëndetësisë
(OBSH) www.who.int
Rrjetet fikse të ditëve të sotme përbëhen kryesisht nga fibrat optike dhe kabllo të tjera, të
cilat mundësojnë në shtëpitë tona shpejtësi shumë të larta interneti. Këto lloj rrjetesh
përballojnë ngarkesa shumë më të mëdha interneti se rrjetet celulare.
Rrjetet fikse kanë përparësinë e zgjerimit të kapaciteteve më lehtë se rrjetet celulare. Për
shembull nëse në një kompani ISP, një pajisje rrugëtuese informacioni fillon ngarkohet, kjo
kompani instalon shumë shpejt një pajisje tjetër për përballimin e ngarkesave.
Potencialet e Internetit fiks dhe limitet e tij
Interneti nga rrjeti fiks është më i rekomandueshëm për përdorim. Kjo për disa arsye:
1. Shërbimet bazike utilitare qe duhet te mirëfunksionojnë ne çdo rast
2.Në rrjetet celulare dhe fikse, shërbimet bazike dhe utilitare që duhet të funksionojnë në çdo
rast, janë:
a. Shërbimi telefonik. Njerëzit në çdo moment duhet të kenë mundësinë e kryerjes së
thirrjeve telefonike minimalisht thirrjet drejt numrave të emergjencës 127 dhe 112,
thirrjet drejt Policisë 129, thirrjet drejt numrit të zjarrfikëses 128 dhe thirrjet drejt
numrave fiks ose numrave të gjelbër (0800) të institucioneve shtetërore.
b. Shërbim interneti për sistemet online brenda vendit. Kompanitë ISP duhet të
garantojnë ndërlidhjen e sistemeve online brenda Shqipërisë, në mënyrë që të mund të
përdoren nga të gjithë qytetarët.
Për çdo problem teknik në lidhje me shërbimin internet, jeni të lutur të kontaktoni në
telefon me suportin teknik të operatorit nga i cili ju merrni këtë shërbim.
Kontaktet janë të publikuara në faqen e internetit të operatorit.
Gjithashtu, AKEP ju vjen në ndihmë nëpërmjet Regjistrit të operatorëve që ofrojnë
shërbimet internet, telefoni, etj. (komunikime elektronike).
Këtë regjistër e gjeni në faqen e internetit të AKEP ose direkt në këtë link:
Regjistri për komunikimet elektronike
Policia e Shtetit ka dhënë përgjigje për gjithë pyetjet e sh...
Prej më shumë se një jave e gjithë Shqipëria ndodhet në izol...
Forcat e Armatosura kanë zbarkuar në cdo lagje të Tiranës së...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka publikuar p...
Dhjetra procese gjyqësore, qindra të larguar nga puna, për...
Ambasadori i Kinës në Tiranë, z. Zhou Ding tha gjatë një int...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se bumi i koronaviru...
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero deklaroi mbrëmjen e sotme se n...
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur rreth numrit të t...
Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë do të ndodhë me qy...
Gazetari Artan Hoxha, ka ironizuar fjalën e mbajtur nga krye...
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico tho...
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka...
“Nëse do ketë radhë në banka, do ketë tolerancë”. Kështu dek...
Internet falas është kërkesa e të gjithëve në këto ditë të v...
Mjekja infektologe në QSUT, Entela Ramosacaj ka bërë me dije...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbi buxhetin e vendosur në f...
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se si do të veprohet me kom...
Gazetari Artan Hoxha publikoi në profilin e tij në Facebook,...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...