web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

100 milionë dollarë për Shqipërinë dhe vendet e tjera/ Meta falenderon SHBA për ndihmën monetare

20 Mars 2020, 17:24, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar ndihmën prej 100 milionë dollarësh nga SHBA për Shqipërinë dhe vendet e tjera që po përballen me Covid 19.

Meta ka theksuar se një mik që të gjendet në nevojë është ai që duhet të mbash pranë.

“Një falenderim të veçantë për solidaritetin e SHBA me vendin tonë në këto momente kritike. Një mik në nevojë është një mik që të duhet pranë”, shkruan Meta.

Më herët ambasadorja e SHBA, Yuri Kim tha se Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19./CNA.al





Lajmet e fundit nga