Tërmeti gjatë natës/ Flet sizmologu: Asgjë për tu shqetësuar
Sizmiologu Llambro Duni ka folur pas tërmetit 3.7 ballë që l...
Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj hedh akuza të forta në drejtim të të ashtuquajturës ?Organizata Politike?, dhe Arlind Qorri.
Në një deklaratë për mediat, kreu i KSHS ndër të tjera shprehet se protesta e ditës së djeshme nuk ishte gjë tjetër veçse një gjobë ndaj biznesit.
?Prej vitesh jam angazhuar në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve shqiptarë, ndërkohë betejat për të drejtat e punonjësve të nëntokës mbeten kryefjalë e kësaj lufte dhe kanë kalitur, forcuar dhe rritur besimin mes minatorëve shqiptarë dhe meje si drejtues i KSSH.
Grevat sublime dhe të pashembullta të minatorëve të Bulqizës, burgosjet, shantazhet, kërcënimet dhe protestat e përplasjet e përgjakshme në mbarë Shqipërinë janë vetëm maja e ajsbergut të kësaj përplasjeje në kushte të pabarabarta që vijon prej 30 vitesh.
Ndërkohë neveritëm kur disa syresh që ende nuk mbushur as 30 vite jetë, tentojnë të përdorin djersën dhe gjakun e minatorëve për kauzat e tyre false, me prapavijë politike të së majtës ekstreme, së cilës ky vend ia ka provuar mbi kurriz vuajtjen dhe ?arritjet? dhe i ka paguar shtrenjtë.
Këtë të dielë, disa aktivistë të Organizatës Politike, që drejtohen nga një pedagog i njohur për gjuhën e tij të urrejtjes që i trajton këta të rinj si të ishte tutor trotuaresh, së bashku me disa drejtues të shoqërisë civile, të dalluar për aftësitë e tyre për të vjedhur fonde nga Bashkimi Evropian dhe të hetuar për korrupsion, organizuan një protestë për të drejtat e minatorëve.
Këta dembelë klasikë që në CV personale kanë vetëm angazhimin ne Organizatën Politike dhe demagogjinë të vetmen aftësi, vuajtjet dhe sakrificat e minatorëve i njohin vetëm nga kafenetë e bllokut, mejhanet e lagjeve ku plotësojnë normën ditore duke konsumuar raki me ndonjë cigare ?mall Tepelene?, ose me maksimumi mund të kenë lexuar diçka në google.
Rrugën për në Bulqizë e mësuan kur tutori i tyre kërkoi ti vinte gjobë një biznesi të madh, nën moton e famshme ?Kap ça të kapësh?.-shprehet kreu i KSSH.
Më tej, ai dënon përdorimin e fëmijeve nga këto struktura politike, ndërsa thekson se ?Në protestën e tyre nuk kursyen as përdorimin e fëmijëve të mitur, por nuk u mungoi as përkrahja nga struktura politike të sapokrijuara, që mendojnë se këtë vend mund ta kthejnë 30 vite pas.
Në protestë u keqpërdorën edhe disa minatorë që ranë pre e propagandës boshe të këtyre kokëboshëve, siç për fat të keq kanë rënë jo pak punëtorë shqiptarë.?.
Sipas Nikollajt, sot problemi i minatorëve në Shqipëri nuk është gjoba që këta komunistë të rinj, që tentojnë të imitojnë organizatën terroriste greke ?17 nëntori? i kanë vendosur një biznesmeni, por sot shqetësimi kryesore janë minierat e paligjshme, që operojnë në vend duke mos plotësuar asnjë standard sigurie.
?Ky është problemi madhor për të cilin Konfederata e Sindikatave ngre zërin prej vitesh pasi janë kthyer në galeri vdekjesh.
Sa herë në minierat shqiptare humb jetën një minator për shkak të aksidentit në punë është KSSH e para që reagon dhe jo Organizata Politike, është KSSH që denoncon në media, që vë organet ligjëzbatuese në lëvizje dhe u imponon vënien para drejtësisë të shkaktarëve.
95% e aksidenteve në punë me pasojë vdekjen kanë ndodhur në minierat e palicencuara që kanë padronë personazhe të krimit të lidhur me politikën, të cilat në i denoncojmë më zë e figurë dhe me fakte prej vitesh.
Këtu nëse do kishin këllqe këta sindikalistë të vetëshpallur do duhej të protestonin, por mirëqenia dhe siguria e punonjësve të nëntokës është shqetësimi më i vogël për ta.
Këta qorrat e Organizatës Politike që sot iu pre barku për minatorët as nuk e kanë idenë se në Shqipëri ka vakum ligjor për të ndëshkuar aksidentet në punë në nëntokë, e as nuk e kanë idenë e betejës sonë ligjore për këtë çështje.
Kjo pasi kauza e tyre është false, nuk ka mision, ka vetëm një qëllim zhvatjen.
Kur ne protestuam për statusin e profesioneve të vështira ishim vetëm, na braktisi shoqëria civile, që merr miliona euro nga BE që avullojnë, na braktisi opozita dhe na lanë vetëm përballë makinerisë shtetërore, së cilës i morëm jo pak nga të drejtat që u takonin minatorëve.?-shkruan Kol Nikollaj.
Po ashtu, ai ka edhe një mesazh të fortë për të rinjtë që i janë bashkuar organizatës së ?qorrit?, sikurse e cilëson ai.
?Sot ju që po linçoni këdo që nuk mbështet kauzat tuaj, duhet ta kuptoni se jeta dhe sindikalizmi në këtë vend nuk ka lindur me daljen në skenë as të qorrit as të dembelit, por është krijuar me vuajtje e sakrifica nga mijëra burra e gra punëtorë të këtij vendi.
Minatorët shqiptarë kanë jo pak probleme ashtu si të gjithë shqiptarët dhe ajo çka ata sot kanë nevojë është të adresojmë problemet e tyre për zgjidhje e jo te keqpërdorim djersën dhe gjakun e tyre për të vendosur gjoba.
Minatorët janë krenaria e këtij vendi dhe emri i tyre nuk do të njolloset, as keqpërdoret dhe as poshtërohet nga disa anomimë që s?u ka thënë kush puna e mbarë.
Jemi ne kushtet e një gjobvënie të pastër dhe shteti duhet të vihet në lëvizje, pasi rrezikojmë të krijojmë precedentë të rrezikshëm, pasojat e të cilit mund të jenë fatale nëse neglizhohen.?-përfundon deklarata./ CNA.al
Sizmiologu Llambro Duni ka folur pas tërmetit 3.7 ballë që l...
Sinqeriteti dhe ndershmëria qe keni ndaj partnerit ka bere q...
Pas një kohe të gjatë me mot me diell dhe “thatësirë” sa i p...
Mund të përballeni me momente tensione ndaj ka nevojë për re...
Pas një kohe të gjatë me mot me diell dhe “thatësirë” sa i p...
Moti sot do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu m...
E dielë shumë e këndshme, veçanërisht nëse jeni duke planifi...
Bashkia e Pogradecit bën të ditur se në kudër të Censusit pë...
Të gjithë ju kënaqën ditëve të bukura me diell por tashmë du...
Gjate kësaj dite do kaloni ne një etape tjetër ju te dashuru...
Ish deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas tërmetit të f...
Në Konferencën Ndërkombëtare të Turizmit, Ministri i Turizmi...
Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka dalë sot në protestë, n...
Shqipëria renditet e treta në botë për përdorim e lartë të k...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe sot, po...
Jeta juaj ne çift do marre mbështetje te madhe nga Venusi. D...
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump synon të k...
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pasditen e sot...
Ministria e Arsimit ka reaguar lidhur me vendimin për të mby...
Kreu i Konfederatës së Sindikateve të Shqipërisë, Kol Nikoll...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...